Kokorisjet e pa vend e pa mend

Kokorisjet e pa vend e pa mend
Kokorisjet e pa vend e pa mend

Shefik Shkodra

  • 15 December 2023 - 09:25

Shkruan: ANALISTI-Shefik Shkodra

 

Ju për dy vite po kërkoni t’ua mbulojë Albin Kurti turpin në të gjithë segmentet. Ju çdo kund e keni vrimosur këtë vend. Keni bërë jo veç vrima, por edhe kratere të mëdha. E keni bërë Kosovën një shkretinë. E keni lodhur qytetarin me gabimet, mosdijen dhe mosdashjen e veprimit të duhur. Atëherë, pse dilni dhe flisni për çështje sociale, punësim dhe zhvillim ekonomik apo edhe për politikë. Fare s’ka të bëjë fjalimi i juaj me humanen e as me ligjoren. Ju jeni të dështuar. Jo pse Qeveria e Albin Kurtit po na jep 100 euro, por pse te këta qytetari ka fituar besim se, nuk i harron ata. Çdo kush nuk blihet me para e as kapital. Në këto dy vite shoh edhe shërbime në kulturë dhe subvencione, që më parë kishte vetëm individ dhe grupe të caktuara partiake. Bëheshin shkrimtarë partiakë do karrabishta. “Parat po i marrim, po nuk e duam A. Kurtin.” Këta quhen sipas popullit “bukëpërmbysët”.

-Njëherë nuk dëgjonin për të tjerët, por zgërdhiheshin si në arenë duke shikuar dyluftimin e gladiatorëve. Me ketë donin të thoshin, “...ja, na jemi skllavopronarët, kujt dëshirojmë i ndihmojmë (ata që ne na votojnë dhe na nënshtrohen), dhe i fundosim ata që janë kundër nesh. Për ata s’ka as vend pune, as gjyq!” Kur i pickoi dreqi në mes veti, i ngjiten tiketën grupit kundërshtar (apo ishte reale) për keqpërdorim detyre, u dëgjuan kokorismat e mëdha: “qe tash po shihet se s’ka drejtësi te ne, drejtësia është në duar të atyre që i abuzojnë këta qytetarë!” Hëh! Sakët! Po nuk iu kujtonte të birit qenit, se, një pjesë e qytetarëve ishin nëpërkëmbur mu nga kjo drejtësi. Tash që dolën të pastër (ndoshta me ato gjyqet për mbrojtjen e elitave), u kënaqën dhe brohoritën: “...erdhi drejtësia, u bë. Ne dolëm të pastër...! Po. Tash dolëm të pastër dhe do të na paguhen të ardhurat për aq kohë dhe dëmtimi i jonë që na është bërë.” Ku ishte drejtësia? Po pse atëherë për qytetarët nuk e çeli gojën askush, veç komuna ishte me “rojtar” juridik, “unë e mbroj komunën!” Nga kush, prej qytetarëve që kërkojnë të drejtën e vet po prej asaj komune që ua hante “hakun” dhe nuk kishin ku të lajmërohen, si në kohën e S. Milosheviqit. Asaj komune që i kishte shërbyer decenie e decenie. As Gjykatë Themelore as e Apelit! Pa privilegje. Këto partitë e përparme e kanë kopjuar qëndrimin dhe ligjin e tij për varësinë e qytetarëve. Këtë e përjetuam disa edhe në prag të këtij shekulli. Drejtësia ishte në mënyrë seleksionuese, prandaj s’kanë faj disa që po mërziten për ato kohë. Prandaj, shajnë e gërvallen kundër çdo mendimi  tjetër. Prandaj e lavdërojnë edhe kriminelin. Prandaj, e marrin guximin të portretizojnë persona e  personalitete, të mirë sipas tyre dhe të keq gjithashtu sipas kutit të dijes dhe interesit të tyre. Dhe për ata shprehen lirshëm në FB, edhe atëherë kur nuk dinë çka thonë.

 

Në këtë kohë, Qeveria e Kosovës paska vendosur, që në fund të këtij muaji (dhjetor) të ndajë nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë. Është një intervenim i vogël brenda mundësive dhe buxhetit të Kosovës. Ky intervenim ishte edhe më parë dhe qeveria ka bërë mirë. Mirëpo, si zakonisht, këtu kanë filluar kokorisjet e ish “ekspertëve”, e atyre që tash po duan ta rregullojnë gjendjen me ofendime.

Qeveria me ministrat e vet dhe Kryeministrin Albin Kurti është diçka që nuk krahasohet me ato qeveritë e para dy viteve të atyre partive që e sundonin këtë vend. Kjo qeveri është si nata me ditë me qeveritë e LDK-s, PDK-s dhe të AAK-s. Kjo qeveri është e popullit dhe për këtë vend. Kanë shkëlqyer edhe në politikën e Jashtme me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për këto dy vite të qeverisjes së tyre. Kjo qeveri ka vepruar bukur edhe në planin e jashtëm, sidomos në dialogun për Marrëveshje me Serbinë, por edhe kontaktet tjera me zyrtarë të niveleve të larta. Edhe në planin e brendshëm janë për lakmi. Me këta u reduktua korrupsioni dhe krimi i organizuar. Organizimi dhe rezistenca për ruajtjen e integritetit territorial të vendit dhe pastrimi i bandave në veri të Kosovës. Detyrimi i pranimit të shtetit të Kosovës. Afrimi dhe ndihma qytetarëve pa marrë parasysh partinë, etninë, besimin, etj. Punë ka ende. Pengesa të mëdha bën mafia në kanalet e nëndheshme. Xhelozia e mundon opozitën e paaftë veç për interesin e madh të shkarravitjes së institucioneve dhe grabitjes sa më shumë, sikur ka ndodhur para kaq viteve, pa çarë kokën për asgjë dhe për askënd tjetër.

Edhe në çështjen sociale kjo qeveri ka vepruar praktikisht. Më mirë që janë dhënë “vitrat” e “shpërndarë mëshira” në popull se sa të uzurpohen nga dikush tjetër e për ndonjë nevojë të efeve e qefeve individuale. Këto “mëshira” i gëzojnë fëmijët, pensionistët në nevojë të këtij vendi dhe sigurisht që kjo punë është shumë e qëlluar. Pse ju të  atyre qeverive, të partive të juaja nuk keni shpërndarë “mëshira” te qytetarët asnjëherë. Çfarë u karakterizon ju nga ato qeverisjet e më parme? Vetëm interesi i atyre në pushtet dhe rrethit të juaj. Po, për njëzet vite pse nuk bën asgjë në zhvillimin ekonomik dhe në punësimin e qytetarëve? Sigurisht s’e keni pasur mendjen te qytetarët. A është më mirë, pyes atë “ekspertin” dhe të tjerët, që t’i gëzosh mijëra familje me fëmijët e tyre, apo të gëzohen vetëm familjet e pushtetarëve dhe sundimtarëve të këtij vendi të varfër e me shumë probleme politike. A më mirë t’u ndihmohet pensionistëve, apo t’ua rekomandoni se “pensionet e juaja janë në Serbi, atje shkoni e merrni”, ashtu qysh shprehej një ish ministër i para do kohëve nga ato partitë simotra. Pra, më mirë “vitra”, “mëshirë” se hiç gjë. Duhet më mirë të mos e hapësh gojën fare. Nuk janë harruar ato çoroditë e juaja, me një sistem që me gojë quhej demokratik e në praktikë monist.

Ju për dy vite po kërkoni t’ua mbulojë Albin Kurti turpin në të gjithë segmentet. Ju çdo kund e keni vrimosur këtë vend. Keni bërë jo veç vrima, por edhe kratere të mëdha. E keni bërë Kosovën një shkretinë. E keni lodhur qytetarin me gabimet, mosdijen dhe mosdashjen e veprimit të duhur. Atëherë, pse dilni dhe flisni për çështje sociale, punësim dhe zhvillim ekonomik apo edhe për politikë. Fare s’ka të bëjë fjalimi i juaj me humanen e as me ligjoren. Ju jeni të dështuar. Jo pse Qeveria e Albin Kurtit po na jep 100 euro, por pse te këta qytetari ka fituar besim se, nuk i harron ata. Çdo kush nuk blihet me para e as kapital. Në këto dy vite shoh edhe shërbime në kulturë dhe subvencione, që më parë kishte vetëm individ dhe grupe të caktuara partiake. Bëheshin shkrimtarë partiakë do karrabishta. “Parat po i marrim, po nuk e duam A. Kurtin.” Këta quhen sipas popullit “bukëpërmbysët”.

Krejt në fund, atyre “ekspertëve” do t’u përmendi mynxyrën më të madhe që ia keni bërë këtij populli, e ky është privatizimi e të gjitha aseteve ekonomike dhe të tokës. Besoj se, dikush prej atyre komunarëve dhe të tjerëve janë të fëlliqur...

Qytetarët mbeten rrugëve. Natyrisht se duhet dika të iket. Të provohet fati edhe atje e aty ku nuk është e dëshirueshme, jashtë vendit. Privatizimi pra, ishte krateri më i madh, humnera e Kosovës, pa i përjashtuar edhe aferat tjera që i keni krijuar për çdo ditë të kohës së juaj nëpër institucione, jo qytetarët.   

“Albin Kurti i ka fajet për gjendjen në veri. Albin Kurti na prishi me Amerikë, Ai po na fut në luftë, Albin Kurti është fajtor për moszhvillimin ekonomik të vendit, Albin Kurti është tradhtar, etj.” janë parullat e juaja. I ndizni motorët sa me këtë sindikatë, sa me tjetrën kundër qeverisë dhe Albin Kurtit. Si njerëz të rrugëve. Turp.  

Albin Kurti është njeriu më i gjindshmi dhe më i respektuari në opinionin publik, përjashtuar opozita dhe ata që e shkarraviten këtë vend dhe bënë kapital amoral. Ai është personi më refleksiv, më energjik, më ekspresiv, më i dijshëm, më ekspeditiv dhe më i besueshëm. Pse e kundërshtoni? Ju nuk dini çka flisni as para opinionit të brendshëm e më hiç para atij të jashtmit. Ai di dhe mundet, sepse e para, nuk është i korruptuar. Ai nuk e konsideron veten Sundimtar si ju me krekosje, por shërbyes i këtij vendi dhe këtij populli. Kush flet kundër tij, ata që kanë bërë dëme të pallogaritshme në këtë truall dhe e kanë përvetësuar atë që s’e meritojnë. Ata po përpiqen që të shkumaven duke sharë, ata që nuk ia donë të mirën as vëllait as fqinjit as vendit as jetimëve as invalidëve as të moshuarve.  Unë nuk i shikoj lajmet, aq më pak analizat e ndyta në tele-koçakët me injorantë e mercenarë. Unë kam besim te Qeveria e Albin Kurtit, deri më sot. Unë nuk kam lidhje intime me të, as kurrë nuk jam ulur në tryezë me të në asnjë vend. Unë i përshëndes Kurtin kryeministër dhe Osmanin, presidente të Kosovës. Ne duhet dikush të na udhëheq, ai që di e që mundet. Ai që nuk plaçkit pasurinë e vendit dhe të qytetarëve!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".