Behgjet Pacolli, dëgjo çka po të them: "Kur ka kumbara mort, mos bënë dasëm"

Behgjet Pacolli, dëgjo çka po të them:
Behgjet Pacolli, dëgjo çka po të them:

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 16 December 2023 - 08:16

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Behgjeti i Pacollëve, i nënës Nazmije dhe i babait Isa, ndjesë paçin; bëhet edhe kumbar i Naim Murselit, që dyshohet për vrasjen e gruas së tij Liridonës që as në filma nuk e gjeni dot, në ditën e varrimit të Liridona Ademajt që tronditi botën e qytetëruar nuk erdhi në vorrim fare, nuk shkoi në ngushëllime fare, mirëpo, ay Behgjeti thotë se është në rrugë zyrtare, luan me Facebbok dhe jep ca fotografi nga Kina, apo Shangai nuk ka rëndësi dhe lavdërohet me ca projekte, ehu e faqja e zezë!

-Behgjet Pacolli po i çoj fjalë, se jam burrë i Zhurit të krahinës së Lumes, i Republikës së Shqipërisë, se çka është burrëria. Por, kot e kam se Behgjeti nuk ka haber nga burrënia dhe nuk kupton fare. Kur them se nuk kupton fare, se është njeri që ka shërbyer te qeni plak Josip Broz Tito, është takuar dhe ka bërë dyzen ahengu me Boris Jelcinin, armik i përbetuar i Kosovës, i ka shtrënguar duart edhe me kasapin e Ballkanit, që vrau e preu, dhunoi, i dogji të gjallë shqiptarët, ka ndejtur edhe me Vojon Kushtunicen, ka bërë sevda edhe me kriminelin, terroristin, banditin që sulmoi sovranitetin e vendit tonë, Milan Radojçiqin, në Budva, ku shihet edhe në foto me këtë kriminel dhe merreni me mend se çka thotë Behgja, se as që e ka njohur, dhe këtë nuk e besojnë as kafshët, të rrin, të ha e të pi dhe nuk e ke njohur, nuk di se çka i them kësaj pune. Pra çka merr vesh nga burrnia Begja, prandaj po i tregoj disa elemente të shqiptarëve. Mu për këtë, disa herë dhe ka vite se i kam kërkuar të del në pazar me mua, ti lidhim kijet edhe pse nuk kemi luajtur me ashik bashkë, por, kurrë nuk ka guxuar sepse i derdhet mielli dhe nuk guxon të del as në qendër të Prishtinës.

Behgjeti, dy herë më ka paditur në gjyq dhe dy herë ka humbur, tani ka bërë edhe padinë e tretë dhe kam shpresën se edhe gjykata nuk do merret me të sepse më besoni, shkrimin që më paditi, le ta merr një nxënës i klasës së tretë fillore dhe jo i klasës së katërt apo të pestë, dhe do habitet dhe do i vije turp se përse ka bërë padi penale. Por dëgjo këtu se çka pot ë them Pacolli, sa të jesh gjallë ti nuk mundesh të ma mbyllësh gojën. Kurrën e kurrës. Ç´pandeh ti more se je dikush; nuk je askush, ama askush përveç që ke lekun, nuk ta var kush. Vetë e kë thënë se më shumë të vlerësojnë serbët e të tjerët se shqiptarët. Atëherë trego PSE?

Gjykata le ta kryej punën e saj, është puna e tyre, mirëpo dëshira ime është që ky Behgjeti të del njëherë, ama vetëm njëherë publikisht në polemikë edhe pse është gjysmë analfabet, po nuk ka gajle, le ta merr edhe atë kalemxhiun që e ka rrotull dhe gjykatësi më i mirë është lexuesi. Behgjeti nuk e bëri dhe nuk do ta bëjë kurrë. Por, Bexha kështu po i thoshin disa, e disa të tjerë edhe bac, ndërkaq, kur ju thuhet president i bëhet qejfi dhe nuk ju thotë: Mos me thoni president se jam zgjedhur me pazare dhe vetëm 35 ditë kam qëndruar në ato fotele që i ka pru vetë dhe më vonë nusja e parë e shtetit, Atifetja, nuk ja vari fare dhe as që e la me u ulë aty, dhe në shenjë inati iku kah ka ardhur, thonë se e paska harruar edhe derën, po dikush e ka kapur për dore dhe ja ka treguar rrugën. Kur isha fëmijë, isha nxënës shembullor dhe dua ta pranoj publikisht se kam qenë edhe problem, nuk ja kam kthyer kurrë kurrizin askujt as policisë, më kanë rrahur, më kanë burgosur,por, thonin të tjerët:"kokën me ja pre i del tjetër", dua të them se kur i rrihja disa moshatar, iknin gjuanin me gur dhe më thonin"Ajt se vish ka dera jem...". desha të them edhe Begja, apo Bexha, nuk di tjetër dhe thotë :"Ajt se do përballesh me drejtësinë, i nxit disa avokat me yrysh dhe hyxhym e në prokurori...! Bexho, dil këtu, po nuk dalësh. Nuk e ka, ky se është dikushi dhe nuk merret me mua. Po të ishte kështu, përse u muarr me mua dhe kërkonte 100.000 (njëqindmijë euro)!? Ky për mua nuk është askush, është xhenaze e gjallë dhe i pa shpresë politikisht. Nuk ja vari fare. Kam thënë se ky nuk ka faj, kur u bë President dhe Ministër i Jashtëm. Jam shprehur publikisht se ata që e kanë bërë , ja kam sharë në degë e në rrënjë dhe tani po ja shaj tej e përtej se do mban

përgjegjësi penale,morale dhe juridike dhe këtë do ta tregoj koha, mbajeni mend mirë sidomos ata faqezinj që për interesa të tyre personale e afruan dhe i dhanë bakshish postet. Tashti, po i kthehem temës. Krimineli që dyshohet se vrau gruan e tij më keq se në mesjetë, ishte krahu i djathë i Behgjet Pacollit, këshilltar, i afërt, hynte e dilte në shtëpinë e tij sallamadi, si i thonë fjalës andej nga anët e mia:"Në qoftë se është ngrënë pitja, tepsia është në vend", pra janë shumë fotografi se nga kanë shkuar bashkë dhe kanë bërë edhe dyzen ahengu, bile kanë foto edhe cullakhane e për faqe të zezë. Pra minarja nuk futet në thes për të fshehur diçka.

Behgjeti i Pacollëve i nënës Nazmije dhe i babait Isa, ndjesë paçin; bëhet edhe kumbar i Naim Murselit, që dyshohet për vrasjen e gruas së tij Liridonës që as në filma nuk e gjeni dot, në ditën e varrimit të Liridona Ademajt që tronditi botën e qytetëruar nuk erdhi në vorrim fare, nuk shkoi në ngushëllime fare, mirëpo, ay Behgjeti thotë se është në rrugë zyrtare, luan me Facebbok dhe jep ca fotografi nga Kina, apo Shangai nuk ka rëndësi dhe lavdërohet me ca projekte, ehu e faqja e zezë!

Behgjet me sa hulumtuam ne, por edhe vetë e pranon se njiheni moti, njiheni familjarisht, je bërë edhe kumbar i kësaj familje, është dashur të lihen të gjitha në mes të rrugës dhe do të duhej të merrni pjesë në varrimin e Liridonës, t´i përkëdhelni fëmijët që ia keni pre flokët, t´i ngushëlloni prindërit dhe familjet e tyre dhe nuk e thotë burrnia se i kam ngushëlluar me facebook, i kanë ngushëlluar familja ime. Ngushëllime mikut të shtëpisë nuk i thuhet as në rrugë, bile as në oborrin e tij, por i thuhet brenda në konak, nejse ti nuk i di këto gjëra ose rregulla shqiptarësh, prandaj nuk ta zë për të madhe dhe as nuk të pres dëm, po ti dije do fluturonte nga Shangai e në Kosovë dhe jo të dalësh në syret e të slikatesh bile thua për projekte të mëdha. Po , çka na intereson neve shqiptarëve kjo punë pazaresh që e ke për interesa tua personale. Leri këto sulltanate o Behgjet, kush e di, unë nuk ju kam parë por, më thotë mendja në atë pleme, projektin që thoni ju, atje në Kine, Shangaj apo në dreq të mallkuar, ndoshta ke ngritur edhe dolli!?

Por, "ngo ko çka po të thamë. KUR KA KUMBARA MORTE,MOS BËJ DASËM", se nuk është fare burrëri, nuk të lëvdon askush dhe bëhesh horë. Zotin dorëzën!

Në vazhdim do të lexoni se Behgjet Pacolli është njeri i aferave dhe skandaleve që nga Amerika latine, Rusia e deri sot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".