Bashkësia Ndërkombëtare urgjentisht duhet të vepron, është koha e fundit të sanksionohet politika luftënxitëse e Serbisë në Ballkan

Bashkësia Ndërkombëtare urgjentisht duhet të vepron, është koha e fundit të sanksionohet  politika luftënxitëse e Serbisë në Ballkan
Bashkësia Ndërkombëtare urgjentisht duhet të vepron, është koha e fundit të sanksionohet  politika luftënxitëse e Serbisë në Ballkan

Skender Mulliqi

  • 19 December 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Të ndëshkohen nga BE politikat ultra nacionalisite të Vuçiqit, Dodikut, Daçiqit, Sheshelit , Nikoliqit etj, të cilët po e destabilizojnë rajonin. Se rasti i Banjskës mund të përsëritet po mendohet nga shumë kush. Këta janë pasardhësit e çetnikut Drazha Mihajlloviq, nga të cilët nuk pritet asgjë pozitive të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës. Në Serbi kanë të drejtë të sillen dhe të bëjnë çka të duan, por nuk kanë të drejtë të ju imponojnë shteteve të rajonit politikat e tyre fashiste.

-Virusi i nacionalizmit serbomadh që në disa vazhdime jam duke shkruar, ndaj shqiptarëve kurrsesi të pushoj. Ky virus po jeton edhe sot në Serbi, e që rrënjët i ka në elaboratet shfarosëse të hartuara nga elita serbe. Ky ultra nacionalizëm po përcillet edhe te gjeneratat e reja , duke kërkuar viktima të reja në mesin e shqiptarëve. E ka bërë popullin serb më të urryerin sot në Evropë. Edhe kjo Serbi e Vuçiqit, është pa moral, urryese, e jo funksionale dhe rrenacake. Serbia është lëshuar në gjah të shtrigave, duke kërcënuar përditë me luftë rajonin dhe Kosovën. Ky virus i nacionalizmit, ka prodhuar në shekullin e kaluar luftën, ka prodhuar mijëra viktima të pafajshme, spastrime etnike , dhe dëme të mëdha materiale.

Serbët thirren vetëm formalisht në fe dhe në Zot, e në fakt kanë treguar se nuk e posedojnë as njërën as tjetrën. Ju kanë errësuar sytë dhe mendja për pushtime të reja , për vrasje të reja të shqiptarëve që nuk do ti shijojnë më kurrë. Mjaftë më na është bërë me Millosheviqa dhe Vuçiqa, që të luajnë me territoret dhe ndjenjat tona .Serbët janë një popull i pavlere, janë popull i pa civilizuar, janë popull që me tokat e huaja janë zgjeruar disa herë deri më sot. Iluzionet e ultra nacionalizmit serbomadh ju kanë shuar në vitin 1999, kur e humbën luftën me shqiptarët, dhe do të humbin prapë , siç edhe po e kërkojnë.

Bashkësia ndërkombëtare është koha e fundit ta sanksionon një politikë luftënxitëse të Serbisë në Ballkan. Nëse vazhdon kjo frymë në Serbi, radikalizmi nuk do të largohet derisa Vuçiqi sërish po bëhet bashkë me kriminelët e luftës. Dialogu edhe mund të dështojë pas letrës të kryeministres Bërnabiq drejtuar BE-së, ku thuhet se Serbia nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB apo në organizatat dhe agjencitë që ekzistojnë në kuadër të OKB-së. Të ndëshkohen nga BE politikat ultra nacionalisite të Vuçiqit, Dodikut, Daçiqit, Sheshelit , Nikoliqit etj, të cilët po e destabilizojnë rajonin.

Se rasti i Banjskës mund të përsëritet po mendohet nga shumë kush. Këta janë pasardhësit e çetnikut Drazha Mihajlloviq, nga të cilët nuk pritet asgjë pozitive të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës. Në Serbi kanë të drejtë të sillen dhe të bëjnë çka të duan, por nuk kanë të drejtë të ju imponojnë shteteve të rajonit politikat e tyre fashiste. Ultra nacionalistët dhe diktatorët e vegjël e ka treguar koha se nuk njohin tjetër gjuhë, veç gjuhën e forcës si Millosheviqi dikur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".