Kundërshtimi i Fondit Sovran nga opozita është vetëvrasje e madhe politike nga verbësia e pushtetit dhe qëllimi i kapjes së sërishme kriminale të shtetit

Kundërshtimi i Fondit Sovran nga opozita është vetëvrasje e madhe politike nga verbësia e pushtetit dhe qëllimi i kapjes së sërishme  kriminale të shtetit
Kundërshtimi i Fondit Sovran nga opozita është vetëvrasje e madhe politike nga verbësia e pushtetit dhe qëllimi i kapjes së sërishme  kriminale të shtetit

Arsim Aziri

  • 19 December 2023 - 07:58

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Dihet se përbërjes së vjetër-apo ndryshe regjimit destruktiv nuk i kanë pëlqyer asnjëherë veprimet shtetërore, siç tashmë që veç se kanë filluar së zbatuari, që decedivisht lidhen me fëmijët, gratë dhe moshën e shtyrë, pa anashkaluar edhe kategoritë tjera që bien në kuadër të shtetit zhvillimor. Ndërhyrja e shtetit në ekonomi për të krijuar balanca në shoqëri ka qenë përparimi më i madh që ka ditë me ndodhë vitet e fundit, me reformat që po ndodhin në qeverisjen e VETËVENDOSJE-s me partnerët e koalicionit.

-Mbase gjendja e cila ishte krijuar dhe gjithnjë dihet se ka qenë në funksion të pakicës- ndërmarrësve, ka ditë për të dërmuar shoqërinë tonë dhe ka e lënë në pasivitet të përhershëm gjithë situatën zhvillimore ekonomike e sociale, sa i përket mirëqenies së tyre. Tani po vijnë momente të kthesave serioze në shtetin e Kosovës për sigurimin e një bazamenti të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik. Fondi Sovran dhe përplot elemente të shtetit zhvillimor, dihet se tashmë paskan qenë zgjidhja më adekuate për të kaluar në një stad tjetër të funksionimit e që është balancimi, ku norma që është menduar të funksionoj ka qenë barabarësia, e ku deri më tash të gjithë të kenë ka pak e askush asgjë. Dhe kjo është e bukur, dhe po dëshmohet se po i ndihmon shumicës e cila vazhdimisht kishte pak edhe përkundrazi ishte shumë në numër.

Fondi Sovran, ashtu siç veçse po kuptohet do të shërben ekskluzivisht për fuqizimin e ndërmarrjeve të mëdha, duke ndërhyrë direkt me investime të thella kapitale, duke e nxjerrë njëherit e përgjithmonë prej kolapsit që ishin futur prej dekadash, me rrezikun potencial të falimentimit, përmbytjes në në humnerë. Prandaj duan ta potencoj se shteti zhvillimore del të jetë i praktikueshëm vetëm në këtë në këtë mënyrë të politikës ekonomike të menaxhimit, dhe duke qenë i këtillë arrin të jetë në interes dhe më afër qytetarit dhe punëtorit. Me balancat që është duke vendosur politika shtetërore e aspektit ekonomik në këtë shoqëri do t’i shërbejnë shtetit për stabilitet zhvillimor dhe për mirëqenie të përgjithshme.

Kundërshtarët që janë paraqitur tani duke mos votuar në Kuvend, dhe duke paralajmëruar edhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, nuk janë asgjë tjetër por grupe të interesit që nuk shikojnë larg, janë shkurt pamës dhe veprojnë kundër shtetit. Lakmia e egër për pushtet po i bënë opozitarët të kundërshtojnë secilin vendim pozitiv dhe progresiv për zhvillimin më dinamik ekonomik të vendit, sepse më këtë reformë qeverisëse arsyetohet edhe premtimi i dhënë elektoral që tani me miratimin e ligjeve përkatëse po bëhet realitet. Opozita në këto raste vendimtare duhet të jetë e matur dhe nuk është aspak veprim i qëlluar kundërshtimi i vazhdueshëm i të gjitha vendimeve të cilat i merr kuvendi në interes të shtetit, sepse me këtë vetëm po humbet besimi qytetar dhe lakuriq po zbulohet që opozitarët nuk kanë strategji tjetër, alternativë programore, përpos veprimeve të “dhunshme” për ta provuar grabitjen e pushtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".