Pas dënimit me burg të McGonigal, ish-shefit të kundërzbulimit amerikan FBI, radha edhe për ortakun narkodilerin Rama

Pas dënimit me burg të McGonigal, ish-shefit të kundërzbulimit amerikan FBI, radha edhe për ortakun narkodilerin Rama
Pas dënimit me burg të McGonigal, ish-shefit të kundërzbulimit amerikan FBI, radha edhe për ortakun narkodilerin Rama

Gani Qarri

  • 19 December 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Verditki i drejtësisë amerikane kundër McGonigal, dëshmoi në mënyrë autentike, se dita e ballafaqimit të madh me këtë drejtësi, për shkak të krimit të organizuar ndërkombëtar, po i afrohet ngadalë, por sigurt edhe kryenarkodilerit aktualisht kryeministër i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama, pasi që ditë më parë një gjykatë në SHBA e dënoi përfundimisht Ortakun e Edi Ramës me mbi 4 vite burg, për marrjen e vetëm 17.500 dollarëve, nga agjenti rus Deripaska, derisa nga agjentët e Ramës, hiq më pak se 225 mijë dollar.

McGonigal, ish agjenti i cili nga viti 2016 deri në 2018, drejtoi divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, me 14 nëntor u shpall fajtor për akuzën, e ngritur kundër tij, në gusht të këtij viti dhe u dënua me 50 muaj (4 vite e 1 muaj) burg federal për krijimin e favoreve dhe shmangien e sanksioneve të SHBA-ve, për oligarkun rus Oleg Deripaska, kur më 14 dhjetor, atij ju vendosën prangat në Nju York (SHBA). McGonigal pranoi se kishte marrë rreth 17,500 dollarë për ta ndihmuar Deripaskën dhe luftuar një oligark rival të Deripaskës, para të cilat atij, iu transferuan nga një bankë ruse me seli në Qipro në një firmë në Nju Jersey në pronësi të një prej shokëve të McGonigal përpara se, ato të përfundonin në llogarinë e tij bankare.

Sipas aktakuzave të ngritura kundër tij, McGonigal si i motivuar nga lakmia, përveçse punoi për oligarkun rus Deripaska, ai u padit nga prokurorët e DC-së se kishte fshehur edhe marrjen e 225,000 dollarëve nga një bashkëpunëtor i Edvin Kristaq Ramës dhe ish-anëtar i shërbimit sekret të Shqipërisë. Kështu që, verditki i drejtësisë amerikane kundër McGonigal, dëshmoi në mënyrë autentike, se dita e ballafaqimit të madh me këtë drejtësi, për shkak të krimit të organizuar ndërkombëtar, po i afrohet ngadalë, por sigurt edhe kryenarkodilerit aktualisht kryeministër i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama, pasi që ditë më parë një gjykatë në SHBA e dënoi përfundimisht Ortakun e Edi Ramës me mbi 4 vite burg, për marrjen e vetëm 17.500 dollarëve, nga agjenti rus Deripaska, derisa nga agjentët e Ramës, hiq më pak se 225 mijë dollar. Megjithëse ish-agjenti i FBI-së, fillimisht u përball me akuzën për pastrimin e parave dhe shkeljen e Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave, i cili parashikonte një maksimum prej pesë viteve burg, siç u pa publikisht edhe në mediat pamore e ato të shkruara, McGonigalit, iu vendosën prangat që në sallën e gjyqit, kurse për aferat e tij me kryeministrin shqiptar, u sqarua se do të ketë edhe një proces tjetër gjyqësor, i cili pritet të fillojë në muajin shkurt të vitit 2024 në gjykatën e Uashingtonit, ku medoemos do të ftohet edhe Edi Rama.

Kështu që ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, shpërtheu në lot, sapo iu shqiptua dënimi me 50 muaj (4 vite e 1 muaj) burg federal dhe iu vendosën prangat, për bashkëpunim me oligarkun rus, për t'iu shmangur sanksioneve amerikane, kurse telashet tjera edhe më të mëdha, për ortakun e Edvin Kristaq Ramës, Charles McGonigal, pritet të nisin në shkurt të vitit të ardhshëm, me gjyqësinë e Uashingtonit, ku do të gjykohet për përfshirjen e tij, në afera edhe me shefin e qeverisë shqiptare dhe jo vetëm. Përveç mbi 4 viteve burg, 55-vjeçari McGonigal, u dënua edhe me tre vjet-me kusht, pas përfundimit të burgut, si dhe u gjobit me 40,000 dollarë, pasi që ai e dinte, më mirë se kushdo tjetër, se veprimet e tij shkelnin sanksionet e SHBA-ve”, por edhe përballë asaj njohurie, zoti McGonigal vazhdoi përpara”, tha gjykatësja federale e Manhatanit,Jennifer Rearden duke e quajtur atë një “rrezik të madh për sigurinë kombëtare”, derisa shqiptonte dënimin meritor kundër tij. Ironikisht, përpara se McGonigal, të lidhej vet me Rusinë, thuhet se gjoja ai ndihmoi byronë e FBI-së, të hetonte lidhjet e supozuara të ish-presidentit Donald, Trump me Moskën. Kurse pas largimit të tij nga FBI më 2019, McGonigal u punësua nga një firmë ligjore që luftonte sanksionet ndaj oligarkut Deripaska, por sikur mos të mjaftonte kjo, përveç marrjes së rreth 17,500 dollarëve nga Deripaska, një rast tjetër, McGonigal u padit nga prokurorët e DC-së për dyshimin se kishte fshehur marrjen edhe të 225,000 dollarëve nga një ish-anëtar i shërbimit sekret të Shqipërisë dhe se kishte marrë pjesë në një takim sekret me kryeministrin shqiptar Edi Rama, përderisa ishte në FBI.

Për aq më tepër, prokurorët amerikan pretenduan se ai mashtroi FBI-në duke mos zbuluar siç duhet udhëtimet e tij jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, ndonëse ai ishte ende i punësuar në byro, e në shtator të këtij viti, McGonigal pranoi vet, se kishte fshehur kontaktet e tij edhe me zyrtarë tjerë të huaj, si dhe kishte mbajtur sekret qindra mijëra dollarë që ai mori nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare. Sa i takon vet çështjes shqiptare, në dosje figuron dhe kryeministri Edi Rama dhe pas pranimit të fajit nga McGonigal, ai pritet të dërgohet edhe njëherë për gjykim vitin e ardhshëm. Gjyqi i tij për rastin shqiptar është caktuar për t’u shqyrtuar në shkurt të vitit 2024 dhe pak kohë pas fillimit të gjykimit “McGonigal, pritet të përballet edhe me dënimin e dytë, i cili mund të jetë edhe më i rëndë se i pari dhe të merret që në fillim të vitit të ardhshëm, thuhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga media amerikane “AbcNeës”.

Ndërkohë përderisa oligarku rus Oleg Deripaska, i cili kishte lidhje të ngushta me Edi Ramën, është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit për lidhjet e tij me Vladimir Putinin, në Shqipëri kryeministri Edi Rama, oligarkun rus Oleg Deripaska e shpallte investitor strategjik. Dhe në Prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep Oleg Deripaskës statusin e “investitorit strategjik” dhe një sipërfaqe prej 800 hektarësh të kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group”,në vlerë mbi 6.6 milionë euro, për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike në Karavasta. Kurse në vendimin e nënshkruar nga Rama, kompania shqiptare “Agro Iliria Group” detyrohet që të nënshkruajë kontratë edhe me shoqërinë tjetër, “Trema Engieenering 2”, ku përcaktohet se kjo e fundit do të kryejë investimin,, kurse pronari fundor i kompanisë shqiptare “Trema Engineering 2” është miliarderi rus, Oleg Depiraska, që vepron nëpërmjet shoqërisë së regjistruar në Austri, “Strabag AG”. Por çuditërisht pak muaj më parë, Rama deklarojë se nuk e ka takuar kurrë Deripaskën dhe asnjë delegacion tjetër rus, as për politikë apo për biznes, duke hedhur akuza ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, se kinse ai paska pritur delegacione ruse dhe se Deripaska na del në Shqipëri sikur lidhja qenka treshe dhe pjesë e konglomeratëve austriakë.

Më herët edhe revista e njohur botërore, “Forbes”, ka publikuar një investigim të thelluar mbi raportet ndërmjet miliarderit rus, Oleg Deripaska, dhe ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ku përmenden dyshime për shantazhe dhe luftë të egër mes oligarkësh rus. Por ish-agjenti i FBI-së, është konsideruar nga Rama si “mik i tij” dhe rezulton se mes tyre janë kryer disa takime informale, të cilat përkojnë me “kryerje pagesash” dhe nisje hetimesh për një lobues të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç dëshmohet Oleg Deripaska, rezulton pronari fundor i një “investitor strategjik” dhe “koncesioni” në Shqipëri, të siguruara nga qeveria e Edi Ramës, si edhe përfitues i të paktën 20 milionë eurove, dhe çuditërisht, të gjitha këto, kanë ndodhur, pasi oligarku rus, ishte sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prill të vitit 2018, rast që më në detaje pritet të dihet, sapo të fillojë gjykimi i dytë i McGonigal lidhur me parat e agjentëve të Ramës, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".