Reforma e filluar nga Qeveria, po i godet për vdekje grupet e nëntokës kriminale

Reforma e filluar nga Qeveria, po i godet për vdekje grupet e nëntokës kriminale
Reforma e filluar nga Qeveria, po i godet për vdekje grupet e nëntokës kriminale

Hajrullah Ternava

  • 19 December 2023 - 08:24

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Qeveria në pushtet, me jetësimin e ligjeve në territorin e Kosovës në mënyra të përpikta në shumë sfera, tani ka fillua të ja ngushton ngadalë por sigurt fushën e veprimit zhvatës ish gardës së pushtetarëve të deridjeshme të korruptuar, që bashkëjetuan dhe bashkëvepruan për dekada me krimin e organizuar, prandaj edhe po i kundërshtojnë vendimet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës duke i dërguar ato për ti kontestuar në instancën e fundit, në Gjykatën Kushtetuese, me shpresë për ti rrëzuar ato për të fituar kohë deri në kthimin e përgjigjes, në mënyrë që opozita me rrjetin e saj kriminal ti fshehë së pakut gjurmët e krimit.

-Të tmerruar nga vendimet e fundit të votuara në Kuvend, Ligjin për fondin sovran dhe shkarkimin e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, strukturat e SHIK-ut të veshura nën petkun politik kanë paralajmëruar dërgimin e të dyja çështjeve në Gjykatën Kushtetuese. Grupi parlamentar i PDK-së, që nuk është asgjë tjetër veç se një përbërje ne plotë e ish pjesëtarëve të SIK-ut të katapultuar në parti politike, ka paralajmëruar që javën tjetër të dërgon në Gjykatën Kushtetuese dy vendimet serioze të cilat u votuan në seancën e fundit të Kuvendit të Republikës me shumicë votash, votimi i Ligjit për Fondin Sovran dhe shkarkimin e anëtarit të Këshillit Prokurorial, Agron Beka.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-s Abelard Tahiri, i frikësuar nga fillimi i goditjes së Kuvendit kundër strukturave të korruptuara në KPK, me shkarkimin e parë në këtë institucion, ka deklaruar se shkarkimi i Agron Bekës ka për qëllim për ta kapur, bllokuar dhe nënshtruar këtë institucion të pavarur kushtetues, duke harruar se kapja, nënshtrimi dhe ndikimi ndaj krimit po vazhdon tash e dy dekada, dhe se është koha e fundit e fillimit të pastrimit dhe reformimit. E PRK-së dhe strukturave të SHIK-ut, ju pengon edhe Ligji për Fondin Sovran sepse me këtë ligj zhbëhen pamundësohet zhvatja kriminale e ndërmarrjeve publike kryesore që paraqesin vlera të mëdha kapitale për shtetin.

Ligji për Fondin Sovran i cili parasheh që t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës, sepse Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit dhe të PTK-së. Sikur të ishin ndërmarrur këto veprimtari shume më herët, shteti i Kosovës do të ishte më i pasur dhe do të kishte rezerva kapitale shumë më të larta, por me qenë se sikur u shpjegua, që qëllimi i individëve që ishin në pushtet ishte pasurimi i tyre, e që kjo qeveri tani që po i ndërmerr këto veprime për forcimin e shtetit të Kosovës, edhe që pak si vonë, megjithatë sikur fjala e urtë që është „ma mire vonë se kurrë“ prandaj një veprim i tillë do të mirëpritet nga qytetarët e Kosovës, dhe sukseset e ndërmarrura do të argumentohen shpejtë, për zhvillimin e shtetit tonë me rritje të vendeve të punës dhe rezervat shtetërore që do ta kenë efektin e tyre bazë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".