Zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi në funksion të forcimit të ndikimit të Rusisë dhe regjimit totalitar e vrastar i demokracisë

Nexhat Haziri

  • 20 December 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, mënyra se si u zhvilluan dhe çfarë prodhuan ato, është alarm për perëndimin për një Serbi e cila po nuk u kontrollua dhe po nuk u kushtëzua dhe po nuk iu mbajt vazhdimisht nën vëzhgim dhe kërcim, do të mundë lehtë që të iniciojë konflikte në Ballkan , i cili është i dëshiruar dhe i shkon përshtati Rusisë, që përmes këtij konflikti ta minojë funksionimin e BE si një trupë e përbashkët jo vetëm aktualisht por edhe në perspektivë.

-Sa i përket procesit të zgjedhjeve në Serbi dhe rezultatin që prodhuan ato duke e rikonfirmuar fuqishëm pozicionin e Aleksandër Vuçiqit , po e determinon një Serbi autoritare ku gjithçka do të varet nga një lider autoritar siç është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Po ashtu ky proces zgjedhor në të cilën monitoruesit ndërkombëtar evidencuan shkelje të të gjitha normave demokratike dhe mundësive për zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat po ashtu e bëjnë Serbinë një shtet që nuk dallon nga aleatët e saj tradicional siç është Rusia e Vlladimir Putinit dhe Bjellorusia e Llukashenkos. Dhe në këtë realitet, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, do të shtojnë presionin ndaj Beogradit zyrtar dhe perspektivës së Serbisë për anëtarësim në BE, duke kërkuar nga pala serbe përparim konkret në marrëveshjen me Kosovën, siç është ajo e Brukselit dhe sekuencimi i saj në Ohër që prodhojnë një normalitet të raporteve në mes dy shteteve, si dhe heqje dorë nga minimi i stabilitetit politik dhe të sigurisë në Mal të Zi dhe BH.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, mënyra se si u zhvilluan dhe çfarë prodhuan ato, është alarm për perëndimin për një Serbi e cila po nuk u kontrollua dhe po nuk u kushtëzua dhe po nuk iu mbajt vazhdimisht nën vëzhgim dhe kërcim, do të mundë lehtë që të iniciojë konflikte në Ballkan , i cili është i dëshiruar dhe i shkon përshtati Rusisë, që përmes këtij konflikti ta minojë funksionimin e BE si një trupë e përbashkët jo vetëm aktualisht por edhe në perspektivë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".