Kosova edhe një hap afër rrezikut, Vuçiq i fitojë zgjedhjet në Serbi me logjikën luftënxitëse

Kosova edhe një hap afër rrezikut, Vuçiq i fitojë zgjedhjet në Serbi me logjikën luftënxitëse
Kosova edhe një hap afër rrezikut, Vuçiq i fitojë zgjedhjet në Serbi me logjikën luftënxitëse

Skender Mulliqi

  • 20 December 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Ardhja komplet e radikalëve në pushtet, do të paraqet rrezik për paqen në rajon, kur dihet se këta terroristë janë të preferuarit e Vladimir Putinit. Zor që do të pranohet marrëveshja e Ohrit, siç po kërkon BE, edhe sipas shumë deklarimeve të tyre të deritashme . Dhe, zor që do të pranohet edhe pavarësia e Kosovës nga ky lidership më i urryeri që mundë të gjendet.

Edhe për një mandat tjetër në krye të Serbisë, pas zgjedhjeve të mbajtura kësaj të diele ,do të jenë radikalët. Mbeten në pushtet sipas rezultateve të proklamuara SNS me partnerët e koalicionit, Seshelin dhe Nikoliqin. Agresiviteti i partisë në pushtet të Aleksandër Vuçiqit, ndaj Kosovës nuk do të ndalet as në vitin 2024. Zaten kjo ishte logjika e këtyre zgjedhjeve , edhe pse thuhet se ka pasur manipulime të mëdha, pse kështu mendojnë sot shumica e serbëve. Vuçiqi fitojë në Serbi me logjikën luftënxitëse dhe terroriste të cilën edhe e përdorën gjatë gjithë fushatës elektorale. Fitoj një autokrat pro politikës ruse dhe asaj kineze.

Thuhet se blloku opozitare në Serbi ishte pak sa i orientuar nga BE, por këtë gjë nuk e vërtetuan gjatë mbajtjes së fushatës, dhe nuk u diferencuan me asgjë nga politika shoviniste serbomadhe në rajon. Vuçiqi ishte një decenie në pushtet , dhe kushedi sa edhe do të jetë gjatë në krye të Serbisë, të pa reformuar dhe nxitëse e luftës. Kompletimi i klikës së vjetër në pushtetin e Serbisë, do të jetë mendoje unë problematike me rajonin, edhe pse shumë kush në Evropë , mendon se me Vuçiqin ka mundësi të arrihet paqja e rrezikuar në rajon dhe në botë nga Putini, me njerëzit e tij të politikes radikale ekstremiste në pushtetin e Serbisë .

Më duket se Vuçiqi triumfoj në Serbi, për shkak se serbët mendojnë se vetëm ky është në gjendje ta ndajë apo ta pushtojë Kosovën siq është edhe deklaruar shumë herë deri më sot. Këto zgjedhje të fundit në Serbi treguan se ky shtet assesi të lirohet nga paragjykimet vjetra ndaj vende të rajonit e veçmas ndaj tokave shqiptare. Unë në disa shkrime kam paralajmëruar rrezikun e e ardhjes apo të kompletimit të gardës së vjetër shoviniste në krye me Vuqiqin , Sheshelin dhe Nikoliqin, që të tre kriminelë të luftës, të dënuar dhe të pa dënuar. Presidenti Vuçiqi e ka përforcuar pozitën ndaj bllokut opozitare që thuhet se ka fituar vetëm 25 përqind të votave. Vuqiqi mire ju kripsoj kokën apo edhe e kanë pasur të kriposur me Kosovën shumica e elektoratit në Serbi, për të dalë fitues absolut. Vuçiqi fitoj se ky është ndihmuar nga Rusia e Putinit , por edhe nga Kina.

BE-së dhe Amerikës ju mbetet të sprovojnë , që me grupin e radikaleve të cilët do të ndajnë pushtetin, të bisedojnë , edhe kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi. Shumë kush ka paralajmëruar një vit shumë të zorshëm, me zhvillime të reja politike , dhe mundësinë e shfaqjes së luftës edhe në Ballkan. Duket se me këtë garniturë të re dhe të vjetër pushtetare zor, që do të kemi avancim të proceseve, veç stagnim apo edhe kthim mbrapa , në vitet e 90 të shekullit të kaluar kur edhe plasi lufta në ish Jugosllavi. Ardhja komplet e radikalëve në pushtet, do të paraqet rrezik për paqen në rajon, kur dihet se këta terroristë janë të preferuarit e Vladimir Putinit. Zor, që do të pranohet marrëveshja e Ohrit, siç po kërkon BE, edhe sipas shumë deklarimeve të deritashme të tyre. Dhe, zor që do të pranohet pavarësia e Kosovës nga ky lidership më i urryeri që mundë të gjendet.

Vuçiqi, dihet se si i mbajti marrëdhëniet e forta me Putinin, duke mos marrë pjesë Serbia në embargo ekonomike. Në anën tjetër ky shumë ftyrësh po e shfrytëzon Evropën për përfitime materiale , dhe asgjë më shumë deri më sot. Se si do të kemi rrjedhën e proceseve në vitin vijues zor është të parashikohet. Ardhja në pushtet apo më mirë me thënë kompletimi i ultra nacionalistëve në Serbi , mbetet të shihet, apo mundë ta fus rajonin në spiralen e luftës, duke filluar me incidente edhe më të rënda se rasti i Banjskës në veri të Kosovës, për të sprovuar ndarjen e Kosovës mbi baza etnike , apo edhe më shumë , kur dihet se kjo klikë pushtetare fashiste do të ketë pretendime edhe në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë , në realizimin e idesë fashiste të botës serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".