Reforma në sistemin e drejtësisë vazhdon të jetë e bllokuar nga sjellja arrogante e opozitës, ish pushtetarëve të korruptuar

Reforma në sistemin e drejtësisë vazhdon të jetë e bllokuar nga sjellja arrogante e opozitës, ish pushtetarëve të korruptuar
Reforma në sistemin e drejtësisë vazhdon të jetë e bllokuar nga sjellja arrogante e opozitës, ish pushtetarëve të korruptuar

Gani Qarri

  • 21 December 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Fatkeqësisht, opozita tash e sa vite, vazhdon ti bllokojë reformat në drejtësi edhe përkundër faktit se për ndryshim, nga politikat ditore e partive politike, reforma në drejtësi, nuk është e rëndësishme vetëm për Qeverinë, por është e domosdoshme dhe më e nevojshme se kurrë më parë, për të gjithë qytetarët dhe rendin e ligjin në mbarë Republikën e Kosovës. Madje në vend se ata të ishin të bashkuar”, të paktën në këtë pikë jetike për qytetarët e Kosovës, reforma në sistemin e drejtësisë, vazhdon të mbetet proces i bllokuar nga politikanët e korruptuar dhe nëntoka e krimit të organizuar në vend!

-Për aq më tepër, është vështirë të kuptohet, se me çfarë ftohtësie të pështirë injorohet edhe mbështetja ndërkombëtare dhënë Ministrisë së Drejtësisë, nga Komisioni i Venedikut, për reformën në drejtësi, për të cilën, në fakt do duhej të bindej edhe opozita për bashkëpunim dhe mos-bllokimin e mëtejmë të ligjeve të pakos për reformim dhe ristrukturim të plotë të sistemit të drejtësisë, ku përfshihet edhe Ligji Vetting së bashku me strukturën e riorganizuar të KPK-s. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Komisioni i Venecias nuk e ka përkrahur rritjen e përkohshme të anëtarëve të KPK-së, dhe se është rekomanduar që numri i anëtarëve të jetë shtatë, por është pajtuar për ndryshimet ligjore, që ka prezantuar Qeveria për reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Megjithatë edhe kjo vazhdon të has në vesh të shurdhër të opozitës, ani pse, ndryshimet në Ligjin e KPK-së duhet të bëhen me qëllim të sigurimit të balancës brenda institucionit dhe reforma duhet të ndodh ngase është e domosdoshme. Këshilli Prokurorial duhet të funksionojë me standardet ndërkombëtare dhe të jetë institucion i pavarur e të ketë debat demokratike në kuadër të anëtarëve prokurorë dhe joprokurorë”. “Dy ndryshime të parapara në Ligjin për KPK-në, janë: Përbërja permanente nga 7 anëtarë; 3 prokurorë, 3 anëtarë jo-prokurorë dhe kryeprokurori i shtetit. Dhe, nga 13 anëtarë të KPK-së në 19 deri në janar të 2026-s, që të sigurohet balancim i përbërjes deri atëherë kur anëtarëve të KPK-së t’iu përfundojnë mandatet. Haxhiu tha se nga ndryshimet kemi propozuar kritere shtesë për anëtarët e Këshillit”, sepse është e rëndësishme që Këshilli Prokurorial i Kosovës të jetë institucion i pavarur kushtetues, të ketë debat e diskutim demokratik në kuadër të anëtarëve prokuror dhe anëtarëve jo prokuror, sepse siç e dini për momentin kemi probleme shumë të mëdha, me Këshillin Prokuorial të Kosovës. Vetëm vendimet e fundit të Këshillit Prokurorial të Kosovën na kanë dëshmuar që reforma në këtë institucion është jashtëzakonisht e nevojshme”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.

Ndaj ajo ka akuzuar serish opozitën, se në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi! Komisioni i Venecias nuk kërkon me ngulm që ta braktisim idenë e rritjes së numrit të anëtarëve të Këshillit Prokuorial, por megjithatë parasheh rreziqe dhe nuk e mbështet më tepër sesa versionin e përbërjes së përhershme, prej shtatë anëtarëve. “Duke pasur parasysh këtë, unë konsiderojë që është e rëndësishme që të bëjë diskutim edhe me komision për legjislacion edhe me deputetët e mazhorancës edhe me deputet e opozitës. Kjo formë mund të kalojë vetëm në rrethanat kur kemi një unifikim ta zëmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo duke thënë se këtu kërkohet edhe vota e opozitës. Por opozita në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi edhe përkundër faktit se shumë herë e kam theksuar se mund të kemi dallime në çështje të ndryshme, por për reformën në drejtësi, duke qenë se është e rëndësishme për qytetarët e Republikës, do të duhej që partitë politike të ishin të bashkuara”, për të mirën e vendit dhe qytetarëve të Kosovës, ka deklaruar  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".