Koha për zgjedhje të reja në veri

Koha për zgjedhje të reja në veri
Koha për zgjedhje të reja në veri

Hajrullah Ternava

  • 20 December 2023 - 08:29

 Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

 Situata e tanishme kërkon që megjithatë në ato komuna të jetësohen ligjet e Kosovës dhe të mbretëron ligjshmëria e përditshme, dhe nëse elektorati në shumicë dëshiron  për të  shkuar  në zgjedhje të mëhershme në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, atëherë besohet se edhe ato zgjedhje mund të ndodhin, gjë që edhe kryeministri Kurti sikur që është deklarua është i atij mendimi, por në përputhshmëri me ligjet e Kosovës.

 -Katër komunat me shumicë të banorëve serb në veri të Kosovës, që i bojkotuan zgjedhjet e fundit sipas dirigjimeve të Serbisë, i fitoi pjesa tjetër e popullatës , edhe pse janë në pakicë në ato komuna,  dhe tani kryetarët e atyre komunave janë shqiptar. Në praktikat e këtyre komunave tani mundë të thuhet se për herë të parë u jetësuan ligjet dhe kushtetuta e Kosovës. S’paku në ato komuna tani valëviten flamuj të Kosovës, dhe me të madhe tani u regjistruan veturat, të gjitha automjetet, me tabela të RKS-së, si dhe shumë dokumente administrative tani janë duke funksionuar në përputhshmëri me ligjet e Kosovës. Edhe popullata e tërë në këto pjesë deklarohen se në këto kohëra e ndiejnë funksionimin e shtetit ashtu si duhet.  Sikur që dihet,  në ato pjesë popullata serbe është shumicë, e  tani po vërehet se edhe atje po funksionojnë ligjet dhe sovraniteti i Kosovës që  është i shtrirë deri në kufi me Serbinë. 

 Tani është e kuptueshme  që komunat e veriut të Kosovës  po  afrohen edhe një hap më afër zhvillimit të procesit të ri zgjedhor, pas komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve në raport me iniciuesve të peticionit për shkarkimin e kryetarëve aktual, dhe udhëzimeve dhe shpjegimeve procedurale të dhëna nga KQZ-ja, mbi bazën e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal. Dorëheqja, respektivisht largimi i kryetarëve të tashëm të komunave të veriut të Kosovës të cilët e filluan mandatin e tyre nga një proces zgjedhor i bojkotuar nga shumica serbe, është kërkesë që po theksohet vazhdimisht si hap i parë drejtë shtensionimit të plotë të situatës në veri të vendit, një situatë e dëshmuar për trend pozitiv të normalizimit dhe integrimit edhe me heqjen dorë nga qytetarët serb prej targave ilegale të automjeteve, të imponuara nga struktural ilegale kriminale serbe për plotë dy dekada.

Gjithsesi se do të jetë procesi i ri zgjedhor në veri të vendit për pushtetin lokal, edhe një test tjetër kalues për rolin e qeverisë në shtensionim integrim dhe stabilizim funksional të veriut të vendit në të cilin rendi dhe ligji po funksionojnë për të gjithë qytetarët pa dallim, kurse është dëshmuar sukses i madh edhe në shkatërrimin e bandave kriminale që kanë funksionuar me kontrabandë ilegale dhe trafikim. Me përgjigjet e dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, pasi i ka kthyer përgjigje zyrtare kërkesës së tre kryesuesve të kuvendeve komunale për komunat përkatëse. KQZ-ja i ka njoftuar kryesuesit e tri kuvende komunale, tri grupeve nismëtare dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komunave “mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind.

KQZ-ja, përmes këtyre tri përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare janë votues të komunave përkatëse. KQZ-ja ka dhënë detaje edhe për numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në tri komunat Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, si dhe numrin e saktë të votuesve që përbëjnë 20 për qind të trupit votues në secilën komunë, që është i nevojshëm për shkarkimin e një kryetari komune përmes peticionit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Më 7 dhjetor, katër grupe nismëtare, veç e veç, secili i përbërë nga tre qytetarë, u kanë dorëzuar kryesuesve të kuvendeve komunale të katër komunave në veri kërkesat për inicimin dhe organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të komunave. Ky është ndër hapat e parë që parashihet me Udhëzimin Administrativ, të cilin MAPL e nxori në shtator, për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, por u hodh poshtë.

Situata e tanishme kërkon që megjithatë në ato komuna të jetësohen ligjet e Kosovës dhe të mbretëron ligjshmëria e përditshme, dhe nëse elektorati në shumicë dëshiron  për të  shkuar  në zgjedhje të mëhershme në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, atëherë besohet se edhe ato zgjedhje mund të ndodhin, gjë që edhe kryeministri Kurti sikur që është deklarua është i atij mendimi, por në përputhshmëri me ligjet e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".