
Lexoni edhe:
Koalicioni i liderëve nacionalist në pushtet në Serbi, sfidë serioze me përmasat rajonale për paqen, stabilitet dhe siguri
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Serbisë po i bëhet me dije se kanë probleme të mëdha, një shtet që donë të hyj në BE me këtë nivel të funksionimit të demokracisë elektorale është e pamundshme. Pra paramendoni se çfarë pushteti demokratik instalohet përmes blerjes së votës, manipulimit, gënjeshtrave , mashtrimeve.
-Presidenti i tashëm Aleksandër Vuçiq edhe Serbia nuk mund ta befasojnë perëndimin edhe më këto zgjedhjet e fundit me plotë akuza për parregullsi. Kuptohet se ka shumë probleme të zgjedhjeve, si blerja e shitja e votave, mos funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit, mos përputhja në mes kërkesave demokratike në raport me shtetin dhe korrupsion alarmant. Bashkimi Evropian ka vërejtje ndaj Serbisë edhe për politika autokratike , për kontrollin e një njeriu apo të një partie mbi tërë aparatit shtetëror. Kur jemi të zgjedhjet e fundit, vërejtjet janë shumë të mëdha. Duhet të ketë pa asnjë kusht përsëritje të zgjedhjeve në mbi gjysmën e qendrave të votimit.
Degradimi i demokracisë elektorale ishte shumë i lartë, prandaj duhet shumëçka të ndryshoj në Serbi. Më e keqja është instalimi i pushtetit autokratik. Edhe Kosova është duke rrezikuar të rrëshqet ka autokracia. Serbisë po i bëhet me dije se kanë probleme të mëdha, një shtet që donë të hyj në BE me këtë nivel të funksionimit të demokracisë elektorale është e pamundshme. Pra paramendoni se çfarë pushteti demokratik instalohet përmes blerjes së votës, manipulimit, gënjeshtrave , mashtrimeve. Atje detyrimisht duhet të përsëriten zgjedhjet në mbi 50 % të qendrave të votimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".