Alarmi i Presidentes Osmani për sigurinë e shtetit nga Serbia është real, Aleksandër Vuçiq po e fuqizon shtetin kriminal

Alarmi i Presidentes Osmani për sigurinë e shtetit nga Serbia është real, Aleksandër Vuçiq po e fuqizon shtetin kriminal
Alarmi i Presidentes Osmani për sigurinë e shtetit nga Serbia është real, Aleksandër Vuçiq po e fuqizon shtetin kriminal

Gani Qarri

  • 22 December 2023 - 08:51

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Pas sulmit terrorist serb, të 24 shtatorit në veri të Kosovës, është shtuar dukshëm numerikisht edhe prezenca e KFOR-it në Kosovë, si dhe janë shpeshtuar raportimet e krye shefit të AKI-s para deputetëve të Kuvendit me dyer të mbyllura, përfshi takimet me krerët e lartë të shtetit, presidenten kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij për këtë fundvit ka deklaruar se siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor!

Presidentja e vendit, Dr.Vjosa Osmani, sqaroi edhe një herë për mbarë opinionin publik, se Kosova mbetet në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe është e gatshme që të mbrohet, me të gjitha mjetet dhe mundësit nga çdo skenar i agresionit të Serbisë. Kështu u përgjigj e para e shtetit teksa u pyet për sulme të mundshme nga Serbia hegjemoniste, duke bërë të ditur se janë në koordinim të vazhdueshëm dhe kontakt të përhershëm me partnerët ndërkombëtarë, për tu mbrojtur shpejt e fuqishëm, dhe me sa më shumë sukses, nga sulmet e mundshme ushtarake dhe terroriste të Serbisë. Krejt kjo lë të kuptohet se vërtetë, kërcënimet për agresion të Serbisë hegjemoniste janë shumë serioze dhe jo vetëm paralajmërime rutinë, të cilat shpejt mund të shndërrohen në kërcënim serioz, për rrezikimin e kufijve dhe pjesëve më vitale të Republikës së Kosovës, nga tendencat e hapura okupuese të Serbisë.

Andaj thirrjet pikërisht në këto momente, të krerëve të shtetit të Kosovës për vigjilencë dhe ngritjen e gjendjes së gatishmërisë për përgjigje adekuate dhe të njëmendtë ndaj sulmeve të Serbisë, të cilat rëndom nisin me provokime të formave speciale, ngjashëm siç po veprohet edhe tani kur qeveria e atjeshme, pritet ti grumbullojë të gjithë ish kriminelët e luftës së kaluar dhe tërë bllokun radikal, janë të arsyeshme dhe duhet trajtuar seriozisht! Kjo e ka shtyrë edhe kryetaren e Shtetit të Kosovës, që ti siguroi qytetarët e gjithë vendit, se ajo është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë, si dhe në koordinim të përhershëm me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që t’i ndërmerren me kohë, të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Kështu që, përderisa të gjithë ne, edhe si popull, jemi mese të vetëdijshëm se Serbia nuk është ajo që mendon mirë, as nuk është që planifikon gjë të hairit për ne, me rendësi është që ne, në çdo moment dhe situatë, të jemi të gatshëm për tu mbrojtur nga çdo skenar, djallëzor i Serbisë,, ashtu siç deklaroi edhe presidentja e vendit dr. Vjosa Osmani.

Pas sulmit terrorist serb, të 24 shtatorit në veri të Kosovës, është shtuar dukshëm numerikisht edhe prezenca e KFOR-it në Kosovë, si dhe janë shpeshtuar raportimet e krye shefit të AKI-s para deputetëve të Kuvendit me dyer të mbyllura, përfshi takimet me krerët e lartë të shtetit, presidenten kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij për këtë fundvit ka deklaruar se siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor! Kurse përmes një video mesazhi në platformën X, Stoltenberg falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, përfshirë trupat e KFOR-it në Kosovë, i cili sqaroi se muajin e kaluar, ai pati një takim edhe me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, të cilët janë të angazhuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, i cili edhe me këtë rast, përsëriti se Kosova është çelësi për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Krejt këto fjalime, paralajmërime dhe thirrje për mbrojtje të paqes dhe ruajtje të qetësisë, dëshmojnë se Kosova vërtetë është e ekspozuar, nga sulmet dhe provokimet akoma më të rrezikshme terroriste serbe, veçanërisht pas konsolidimit të qeverisë së re, ku janë grumbulluar forcat më radikale dhe ato më kriminale të, njohura të Serbisë, të cilat edhe gjatë fushatës zgjedhore top-temë, kishin kërcënimet për Kosovën, se gjoja do të vazhdojnë ta mbajnë, në preambulë të kushtetutës si "pjesë" të Serbisë...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".