Zgjedhjet në Serbi u manipuluan e skandalizuan nga banda e Aleksandër Vuçiqit, e vërtetuan karakterin kriminalo-terrorist të shtetit serb

Zgjedhjet në Serbi u manipuluan e skandalizuan nga  banda e Aleksandër Vuçiqit, e vërtetuan karakterin kriminalo-terrorist të shtetit serb
Zgjedhjet në Serbi u manipuluan e skandalizuan nga  banda e Aleksandër Vuçiqit, e vërtetuan karakterin kriminalo-terrorist të shtetit serb

Muhamet Kelmendi

  • 22 December 2023 - 09:00

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Ka qenë e pritshme që krimineli i luftës Vuçiq do të bënte vjedhje dhe abuzime masive me votën në Serbi, kuptohet në llogari të grupit të vetë kriminalo - terrorist. Vjedhja e votës është një çështje e vërtetuar shumëfish nga ana e kongresistëve amerikanë, nga OSBE dhe nga subjektet tjera vëzhguese.

- Të gjithë në forma e në mënyra të ndryshme i kontestuan zgjedhjet dhe paralajmëruan abuzimet masive të zgjedhjeve nga Vuçiq . Kongresistët amerikanë kërkuan rishikimin e rezultatit, si dhe përsëritje të zgjedhjeve në zonat më të nxehta elektorale që prodhojnë numër të madh të votave. Senatorët amerikan, Jeanne Shaheen dhe Peter Ricketts, u bënë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse në Serbi që urgjentisht ti shqyrtojnë rastet, zgjedhjet duhet të përsëriten në rajone të caktuar. Përsëritja e votës siguron që rezultatet të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve, e jo të klikës në pushtet. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian OSBE deklaroje: " Zgjedhjet ishin teknikisht të organizuara mirë, por kishte parregullsi të shumta që tregojnë se ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta". Qëndrimin e tillë e vërtetuan edhe Senatorët Amerikan. Nga këta del se votuesit janë dërguar me autobusë në Serbi për të mbështetur partitë në pushtet. Blerjet e votave janë bërë nga partia në pushtet. Kjo parti e kriminelit të luftës Vuçiq ka futur edhe fletë të votimit në kutitë e votimit.

Po sikurse Departamenti i shtetit të SHBA-ve, ashtu edhe Bashkimi Evropian, i kanë bërë thirrje Serbisë që të hetojnë pretendimet për abuzimet dhe vjedhjet e votave, duke kërkuar përsëritje të zgjedhjeve në shumë zona. Qëndrim të njëjtë ka paraqitur edhe Misioni i I OSBE-së, ODIHR, Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës etj. Këto mekanizma ndërkombëtar kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në shumë zona zgjedhore, si formë e mundshme dhe e domosdoshme për të mënjanuar abuzimet. Zgjedhjet treguan se Serbia është shtet kriminal dhe se siguria është e rrezikuar drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar. Me vjedhje të votës së qytetarëve të vetë u vazhdua rruga e klikës Millosheviqiane. Mbi atë doli "fitimtar" krimineli Vuçiq dhe partia e tij. U vërtetua se Serbia nuk është shtet demokratik, por autoritar dhe diktator, me një ideologji kriminalo-terroriste, të cilën e udhëheq tandemi terrorist Vuçiq-Daçiq. Zgjedhjet e vërtetuan këtë qëndrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".