Ndërkombëtarët po i hapin rrugë Qeverisë së Kosovës, rishikojeni dhe hartojeni draft-statutin e Asociacionit mbi bazën e Kushtetutës

Ndërkombëtarët po i hapin rrugë Qeverisë së Kosovës, rishikojeni dhe hartojeni draft-statutin e Asociacionit mbi bazën e Kushtetutës
Ndërkombëtarët po i hapin rrugë Qeverisë së Kosovës, rishikojeni dhe hartojeni draft-statutin e Asociacionit mbi bazën e Kushtetutës

Xhevat Meha

  • 22 December 2023 - 17:42

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Sigurisht, korrigjimet duhet të bëhen për t'u siguruar se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën. Këto deklarata janë në kuadër të përcaktimeve që statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

 

Fillimisht, paraqitja e draft statutit nga ndërkombëtaret ne takimin e Brukselit është pasoje e mos-paraqitjes së draftit të statutit nga Qeveria. Mosparaqitja e draft-statutit nga Qeveria është e pa pranueshme, është ikje nga përgjegjësia, ikje kjo që përbënë edhe shkelje të Kushtetutës nga Qeveria. Me Kushtetutë, kjo është punë e qeverisë, nuk e ka krye punën e vet siq e përcakton Kushtetuta. Tani ndërkombëtarët deklarojnë se drafti i paraqitur nga ta mund të korrigjohet. Sigurisht, korrigjimet duhet të bëhen për t'u siguruar se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën. Këto deklarata janë në kuadër të përcaktimeve që statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Qeveria e ka edhe këtë mundësi që të kryej pjesën e vetë të punës siq e përcakton Kushtetuta. Nëse edhe tani nuk e kryen punën e vetë, është e padiskutueshme që kjo qeveri duhet të shkoj. Duhet gjetur zgjidhje politike që të krijohet qeveri e cila kryen punët e qeverisë ashtu siq e përcakton Kushtetuta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".