NATO është këtu, nuk ka mundësi për sulme të reja terroriste të Serbisë

NATO është këtu, nuk ka mundësi për sulme të reja terroriste të Serbisë
NATO është këtu, nuk ka mundësi për sulme të reja terroriste të Serbisë

Nexhat Haziri

  • 27 December 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Sa i përket faktorit ndërkombëtar, gjegjësisht NATO-s, që nga sulmi I 24 shtatorit, misioni ndërkombëtar KFOR dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s, kanë rritë prezencën e tyre përgjatë kufirit me Serbinë dhe po ashtu vizita e fundit e sekretarit gjeneral të NATO-s në Serbia, z. Stoltenberg përcolli mesazhin e qartë tek autoritetet serbe se nuk do të lejohet e as tolerohet asnjë sulm ndaj Kosovës. Pra, nuk asnjë mundësi për sulme të Serbisë ndaj Kosovës, qoftë edhe përmes grupeve siç ishte ai 24 shtatorit

-Paralajmërimet e kryeministrit Kurti dhe ministrit të brendshëm z. Sfeçla për sulme të mundshme nga grupet serbe ndaj Kosovës gjatë një konference shtypi ditë më parë, thjesht ishin vetëm në shërbim të propagandës dhe tentimi për të shpërqendruar vëmendjen nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe që e ka pranuar kryeministri Kurti, e që është në shkallë autonomie territoriale e politike për veriun e vendit, dhe përballë presionit gjithnjë në rritje nga faktori ndërkombëtar për fillimin e implementimit të AKS-së, kryeministri zgjodhi që t’I hedhë disa balon n’ajr. Nuk pamë apo nuk dëgjuam asgjë konkrete, thjesht riciklime nga ngjarja e 24 shtatorit, dhe sulme ndaj prokurorisë së shtetit. Nëse Radojçic vazhduaka të paraqes rrezik për Kosovën, atëherë një pyetje që z. Kurti dhe ministri Sfeçla duhet ti përgjigjen.

Pse u la të ik Milan Radojçiq, kreu i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një pjesëtar të Policisë së Kosovës. Kush dha urdhër që atij ti garantohej korridori për ikje në territorin e Serbisë. Pra ka një mal dyshimesh sa I përket kësaj çështje dhe se qeveria e Kosovës ia ka për borxh opinionit për t’ia sqaruar. Tani sa herë që kjo qeveri tenton t’I mbuloj dështimet e veta, do të kemi konferenca të shpeshta të këtij lloj ku do të ricikloj “dëshmi” e “fakte” të reja për planifikimin e grupeve serbe të mbështetura edhe nga Serbia që po deshkan ta sulmojnë Kosovën. Ndërsa sa i përket faktorit ndërkombëtar, gjegjësisht NATO-s, që nga sulmi I 24 shtatorit, misioni ndërkombëtar KFOR dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s, kanë rritë prezencën e tyre përgjatë kufirit me Serbinë dhe po ashtu vizita e fundit e sekretarit gjeneral të NATO-s në Serbia, z. Stoltenberg përcolli mesazhin e qartë tek autoritetet serbe se nuk do të lejohet e as tolerohet asnjë sulm ndaj Kosovës.

Pra, nuk asnjë mundësi për sulme të Serbisë ndaj Kosovës, qoftë edhe përmes grupeve siç ishte ai 24 shtatorit. Paralajmërimet e kryeministrit Kurti dhe shpurës së tij gjoja për rrezik të ndonjë konflikti a sulmi nga ana e serbëve ndaj Kosovës,, janë propagandë që I shërbejnë vetëm atij dhe partisë në pushtet për qëllime edhe elektorale pasi tashmë çdo ditë e më shumë po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme diku në marsin e vitit të ardhëm

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".