Pas Ligjit për Konfliktet administrative pa vonesë të miratohet edhe Ligji Vetting, të çlirohet drejtësia nga banat kriminale

Pas Ligjit për Konfliktet administrative pa vonesë të miratohet edhe Ligji Vetting, të çlirohet drejtësia nga banat kriminale
Pas Ligjit për Konfliktet administrative pa vonesë të miratohet edhe Ligji Vetting, të çlirohet drejtësia nga banat kriminale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 December 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Miratimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Konfliktet administrative e shoh në të mirë dhe në rrugë ndryshe, e them këtë sepse ishte sistem i kalbur i drejtësisë në vend. Mirëpo, dua të them një gjë edhe pse nuk jam jurist me profesion, ilaçi me i mirë dhe patjetër duhet të futet VETTIN-gu.

Nuk mundë të them se Kosova nuk është dashur të ketë këtë ligj, mirëpo sa do të jetë efikas duhet pritur se a po zbatohet. Këtë e them me drojën se do të ketë pengesa të qëllimshme edhe nga brenda, e pra nga kupola e drejtësisë të zhagitet por, edhe se rrënjët i kanë të kamotshme nga ata bandat që e kishin kapur për fyte këtë dikaster. Pra, unë personalisht nuk e shoh që do ta rregullon në tërësi dhe do bëjë ndryshim rrënjësor në këtë sistem, por nuk jam pesimist sepse megjithatë e shoh pozitive, por mrekulli nuk bënë, sepse jemi dëshmitar të kohës që ndryshe shkruhet, ndryshe aprovohet dhe ndryshe zbatohet në praktik sepse kanë lënë shije shumë të hidhur deri më tani, prandaj po e them këtë.

Po e zëmë, si mund të zbatohet ligji kundër korrupsionit, kundër hajnisë, kundër veprimeve negative të kanaleve të nëntokës kriminale. Unë për këtë nuk jam i prirur për ta besuar edhe pse Ministria e Drejtësisë është deklaruar dhe e përkushtuar që me bazën e këtij ligji të themeloj edhe Gjykatën e veçantë Administrative. Pra, si e theksova më lartë patjetër duhet që Qeveria e Republikës së Kosovës me këmbëngulje dhe nuk duhet të ketë kthim prapa për të futur ligjin e VETTIN-gut. Pra ky ligj duhet të miratohet, që ky ligj të lidhë në pranga kriminelët, banditët që kanë bërë krime dhe të zezat e nëntokës kriminale, pos kësaj do të fuste në sitë e në shoshe edhe brenda kësaj kupole do i pastronte egjërin nga gruri, të paktën kështu e shohë unë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".