Aleksandër Vuçiqi duhet të izolohet dhe ndëshkohet nga ndërkombëtarët, edhe zgjedhjet në Serbi i vodhi me ndihmën e bandës së Milan Radojçiqit

Hajrullah Ternava

  • 27 December 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Protestuesit në Serbi po kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit pasi që janë zgjedhjet më të manipuluara deri më tani, për çka kanë dëshmuar edhe vëzhguesit e shumë ndërkombëtar, e që kanë kërkuar korrigjim të atyre parregullsive, pa e përjashtuar edhe përsëritjen e zgjedhjeve. Ishte konstatim edhe i misioni vëzhgues të OSBE-së sipas të cilit zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës.

-Sulmi i organizuar terrorist në Banjska më 24 shtator 2023, e që po dëshmohet se ai grup terrorist ishin nën komandën e Viçiqit, tani është lehtë të nënkuptohet se po ky grup është edhe më tutje nën komandën e Vuçiqit, e sidomos që tani është i kyqur në këto zgjedhjet e fundit ku Vuçiqi ka bërë çmos dhe i ka mobilizuar serbët si të Kosovës po ashtu edhe të „Srpska Republikës“ për të ja dhënë votën Vuçiqit, sepse po mos ti fitonte votat Vuçiqi, dihet çfarë përfundimi do ta kishte, prandaj ka qenë i nevojshëm angazhimi i grupit kriminal të sulmit terrorist në Banjska të Kosovës, edhe në protestat pas zgjedhore në serbi, dëshmia më e fuqishme që tregon lidhjen e regjimit të Vuçiqit me Krimin dhe përgatitjen direket nga shteti serb të grupeve kriminale që po provojnë ta rrezikojnë stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Gjithsesi se ky është edhe një fakt të cilin duhet ta ketë parasysh faktori ndërkombëtar që monitoroj një peces zgjedhor në serbi të tej manipuluar nga Vuçiq me krimin e organizuar atje, për ta detyruar regjimin për ta pranuar një hetim ndërkombëtar të abuzimit të zgjedhjeve, dhe eventualisht edhe përsëritjen e tyre në masën më të madhe të qendrave të votimit ku është zbuluar dhe dokumentuar afera e vjedhjes, blerje dhe formave të tjera të manipulimit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka angazhuar edhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës, për të shkaktuar trazira në protestat e opozitës në Serbi, në mënyrë që ti përdorë ata për kundërvënie protestave të opozitës dhe të akuzohet edhe perëndimi për involvim në nxitjen e protestave kundër regjimit, mediet serbe kanë raportuar se nga Grupi Banjskës në mbështetje të Vuçiqit në Serbi, janë aktivizuar Gjorgje Balloviq, Nikolla Niqiforoviq, Millan Ivanoviq dhe Zhivko Jakshiq, të cilët për disa ditë kanë qëndruar në Beograd për të marrë pjesë në protesta, për t’u infiltruar në turmë, pasi që konsiderohet se janë të panjohur në Beograd.

Protestuesit në Serbi po kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit pasi që janë zgjedhjet më të manipuluara deri më tani, për çka kanë dëshmuar edhe vëzhguesit e shumë ndërkombëtar, e që kanë kërkuar korrigjim të atyre parregullsive, pa e përjashtuar edhe përsëritjen e zgjedhjeve. Ishte konstatim edhe i misioni vëzhgues të OSBE-së sipas të cilit zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës.

Nga ana tjetër Eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi. Edhe ky fakt i zgjedhjeve të lira që u manipuluan tmerrësisht në Serbi, duhet të ju shërbej ndërkombëtarëve që ti njohin politikat serbe më afër, dhe ti kuptojnë politikat serbe se çfarë janë në gjendje të bëjnë për ti arritur qëllimet e tyre, qoftë edhe për zgjedhje që bota po i vlerëson si të dhunshme dhe jo demokratike, prandaj edhe këto zgjedhje e dëshmuan se Serbia edhe zgjedhjet të parapara që duheshin të jenë demokratike i keqpërdorën mu nga qeveria në pushtet, e cila edhe vite të tëra që po e qeverisë Serbinë, medoemos prapë donë me qëndrua në pushtet me veprime kriminale sikur që po dëshmohet nga situata e tanishme, që po mbretëron skajshmërisht e ç’rregulluar me demonstrata të përditshme në Serbi, nga opozita kundër zgjedhjeve të kundërligjshme që po vlerësohen nga opozita dhe ndërkombëtarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".