Kjo është alarmante dhe tragjike, korrupsioni në provimin e patentë shoferëve në Kosovë po merr jeta njerëzish

Kjo është alarmante dhe tragjike, korrupsioni në provimin e patentë shoferëve në Kosovë po merr jeta njerëzish
Kjo është alarmante dhe tragjike, korrupsioni në provimin e patentë shoferëve në Kosovë po merr jeta njerëzish

Dr. Hysni Aliu

  • 27 December 2023 - 11:44

Kjo është alarmante dhe tragjike, korrupsioni në provimin e patentë shoferëve në Kosovë po merr jeta njerëzish

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Aksidentet vdekjeprurëse në komunikacion janë shumë shqetësuese. E përcolla me shumë vëmendje konferencën për shtyp të ministrit Sfeçla dhe Komandantit të Përgjithshëm të Policisë javën e kaluar ku u fol pikërisht për këtë temë, dhe shpresova që aty të flitej edhe për korrupsionin në institucionin që lëshon patentë shoferi por fatkeqësisht nuk e dëgjova asnjë fjalë rreth kësaj teme. Gjersa për prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës edhe z. Kurti edhe z. Sfeçla me të drejtë flasin për atë se si po neglizhohen detyrat dhe po lirohen kriminelët e nuk po hapen rastet e dërguara atje, çuditërisht për këtë institucion që është po aq i rëndësishëm dhe i cili po funksionon mbrapsht, nuk u tha asnjë fjalë.

I përcolla me vëmendje statistikat, dhe posaçërisht u fokusova në arsyet e aksidenteve, ku ishin 5 arsye kryesore: tejkalim shpejtësie, vozitje mbrapa, tejkalim i gabuar, tejkalim në vi të plotë, gara me vetura e të tjera ( me sa mbaj mend) dhe çuditërisht të gjitha këto u ndërlidhën me një video timen që e bëra dy ditë para konferencës për shtyp ku unë flas pikërisht për fenomenin e shitblerjes së patentë shoferit, fenomen që siç duket po vazhdon edhe me tutje. Është publikisht e njohur që në Kosovë mundesh ta blejsh patentë shoferin me një shumë të caktuar parash, kështu kam dëgjuar nëpër vende të ndryshme gjatë bisedave të lira, pastaj njerëzit tregojnë që edhe po ta mësojnë vozitjen siç duhet, prapë se prapë instruktorët nuk të lejojnë të kalosh testin e vozitjes pa ua dhënë ryshfet se paku 50 euro. Si bëhen këto gjera dhe kush i bënë shteti e din, dhe e din besoj unë edhe kush është bosi i këtij korrupsioni që po merr jetën e njerëzve të pafajshëm.Për mua personalisht, të ja shitesh lejen e vozitjes dikujt, është e barabartë me shitjen e drogës, ndërsa për ata që blejnë lejen e vozitjes, të jenë ata prindërit që ua blejnë fëmijëve që mbushi 18 vjet apo të rritur, është njëjtë sikur të blesh një armë për ta vrarë fëmijën tënd, veten apo tjetrin që është plotësisht i pafajshëm.Unë i bëj thirrje shtetit të gjej mënyrat për ti mbikëqyrë instruktorët, inspektoret dhe zyrtarët që e vlerësojnë kandidatin se a është për të kaluar testin teorik dhe të vozitjes apo jo. Besoj që nevojitet një përcjellje me kamera e tërë procesit të testimit praktik nga dy nivele, pra nga distanca dhe zyrtari kompetent, dhe përveç kësaj çdo gjë nga video incizimi të arkivohet për së paku 3 vite në mënyrë që kandidatët të kenë të drejtë të ankohen, dhe e dyta, që një komision i tretë me short ta bëj një vlerësim të sërishëm të video incizimit duke vlerësuar se a ka qenë vozitja adekuate dhe me rregulla por edhe a ka qenë vlerësimi i kandidatit nga zyrtari kompetent adekuat. Unë besoj shumë që me metoda hulumtuese të fshehta, ashtu siç u bënë për ato dy pikat kufitare me Shqipërinë ku u burgosen pothuajse ter policët kufitarë, do të ishte e mundshme që e njëjta gjë të bëhet edhe në këtë rast. Minister Sfeqla, për ju kam një respekt të veçantë, po ashtu komandant i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, gjithashtu respekt të veçantë, ju lus në mënyrën më njerëzore të mundshme, ndaleni këtë fenomen vdekjeprurës, sepse e di që mundeni edhe pse është sfidues. Komunikacioni i rrezikon të gjithë, dhe familjet e të gjithëve, andaj sfidone secilin që është pengesë për rend dhe ligj, pa marr parasysh se cilës parti i takon, mbase kjo mundë të jetë edhe arsyeja se përse u mbulua kjo pjesë në konferencë, sepse ata njerëz munden të jenë nga VV ja.. Shteti e din dhe din qdo gjë, pore a donë të din unë se di! E ju prindër, ju lus së paku, mos blini vdekjen e fëmijëve tuaj dhe të tjerëve me para, sepse është mëkati më i madh që bëni në këtë botë. Ndërsa qeverinë e Kosovës, e lus që të bënë një ligj të ri ku vdekjet në komunikacion si pasoj e pakujdesisë, siç ishte ajo në autostradën Ibrahim Rugove, të konsiderohen si vrasje dhe dënimi të jetë sikurse për vrasjet me paramendim. Gjithashtu për këto raste kur humbet jeta, në ligjin e ri nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë si rrethanë lehtësuese pajtimi apo falja e gjakut nga familja që humb ma të dashurin. Nuk mundet askush të falë në emër të të vdekurit, kjo është aq e thjeshtë, ashtu siç nuk duhet të merr hak askush për të vdekurin, sepse është shteti që ndanë drejtësi edhe për atë që ka humbur jetën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".