Serbia i pranon tabelat, por nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës

Serbia i pranon tabelat, por nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës
Serbia i pranon tabelat, por nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 27 December 2023 - 18:57

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Duhet thënë se Republika e Kosovës ekziston faktikisht. A u pranua nga Serbia apo jo Republika e Kosovës de-fakto nuk e përjashton ekzistimin e Kosovës si shtet të lirë dhe sovran. Aq më pak nuk kemi veprime për njohje de-jure të Kosovës. Asnjë fakt nuk fletë për këtë. Serbia nuk e pranon as de-fakto dhe as de-jure shtetin e pa varur dhe sovran të Kosovës.

 

Nga 1 janari i vitit 2024 mundësohet lëvizja e mjeteve qarkulluese në territorin e Serbisë me targat e Republikës së Kosovës RKS. Një veprim i till nuk mbanë në vetvete ndonjë element të ndërrimeve pozitive në politikën serbe dhe nuk tregon se Serbia ka bërë ndryshime në qëndrimet ndaj Republikës se Kosovës. Qarkullimi me targat RKS në Serbi vjen si rezultat i gjendjes aktuale tek serbët në Kosovë. Minoritarët serb kanë filluar të pranojnë targat e Republikës së Kosovës me regjistrim RKS. Ky veprim i ka detyruar organet në Serbi që ti lejon edhe mjetet qarkulluese me regjistrime RKS që të udhëtojmë në Serbi. Kjo është një masë lehtësuese për qytetarët serb. Mirëpo, me këtë nuk tregohet se de-fakto po shkohet nga njohja de-fakto e Kosovës. Duhet thënë se Republika e Kosovës ekziston faktikisht. A u pranua nga Serbia apo jo Republika e Kosovës de-fakto nuk e përjashton ekzistimin e Kosovës si shtet të lirë dhe sovran. Aq më pak nuk kemi veprime për njohje de-jure të Kosovës. Asnjë fakt nuk fletë për këtë. Serbia nuk e pranon as de-fakto dhe as de-jure shtetin e pa varur dhe sovran të Kosovës. Mund ta pranon shteti serb ekzistencën e Kosovës, por jo të shtetin sovran, në territorin e Kosovës. Por, shteti i Kosovës nuk është organizuar dhe ndërtuar për të na njohur Serbia. U shpall dhe u ndërtua si rrjedhojë e përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Këtu nuk bënë lëshime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".