Propozimi i Presidentes për një draft-statut të ri të asociacionit të shkruar nga ekspertët amerikan dhe kosovar, alternativa e vetme

Propozimi i Presidentes për një draft-statut të ri të asociacionit të shkruar nga ekspertët amerikan dhe kosovar, alternativa e vetme
Propozimi i Presidentes për një draft-statut të ri të asociacionit të shkruar nga ekspertët amerikan dhe kosovar, alternativa e vetme

Hajrullah Ternava

  • 30 December 2023 - 16:48

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kërkesat e faktorit ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit me komuna shumicë serbe i cili duhet të jetësohet në Kosovë, e që ai Asociacion i tillë është propozua nga ndërkombëtarët, nga BE , por sipas eksperteve ky draft status i propozuar do të shkaktoj probleme me shumë kundërthënie, qoftë edhe nëse dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe si i tillë po rezulton i pa zbatueshëm, dhe për këtë çështje është kyçur në proces Presidentja Vjosa Osmani e cila propozon që ekspertët e Kosovës edhe ata të SHBA-ve të ulen së bashku dhe ta hartojnë një draft-statut krejtësisht të ri për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pasi që sipas Presidentes, propozimi i BE-së, pas të gjitha analizave që i janë bërë, qoftë nga vetë partitë politike por edhe nga ekspertët, është i pa realizueshëm.

Është konstatim i përgjithshëm sipas të cilit draft-statuti aktual i sponsorizuar nga BE ka shumë kundërthënie me Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë po rezulton edhe i pa zbatueshëm. Për ta tejkaluar këtë situatë Presidentja Osmani ka thënë se mënyra më e mirë është që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bëjë draftin e ri nga pika zero, dhe ta prezanton e propozon atë si dokument zyrtar i Republikës së Kosovës. Ajo madje ka pohuar se në propozim të tillë e ka aktualizuar dhe theksuar edhe në takimet që ka pasur me diplomatët ndërkombëtar, por nuk e ka bërë publike, dhe tani është në pritje të reagimit dhe përgjigjes së tyre. “Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar që të ulemi ne ta bëjë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën, sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Ndryshe ajo e ka deklaruar së fundi që drafti i BE-së ka shumë kundërshtime me kushtetutën që në momentin e dërgimit, as Gjykata Kushtetuese nuk do të mundë ta korrigjonte, prandaj është në interes të procesit që të fillohet nga zero ndërtimi i një dokumenti të ri. “Dhe ka shqetësime sa i përket asaj në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015”, tha Osmani.

Ideja e Presidentes Osmani që ekspertët e Kosovës edhe të SHBA-ve së bashku ta hartojnë një draft-status të ri për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, do të ishte një veprim i qëlluar, sepse gabimet e Asociacionit të viteve 2015, i ka mangësitë e saja që edhe Gjykata Kushtetues, vështirë se mundë ta spastroj nga ato gabime të hartuara në atë kohë, dhe nëse statuti i ri që do të hartohej nga ekspertët e Kosovës dhe të SHBA-ve, gabimet e mëparshme nuk do të ripërsëritshin më, dhe statuti i ri i Asociacioni do të ri jetësohej shpejtë duke pasur madje mundësi bashkimi secila komunë nga brendia e territorit të Kosovës. Me këtë edhe pengesat e deri tashme shumë vjeçare të asociacioneve do të evitoheshin, dhe mosmarrëveshjet e deritashme nuk do të ekzistonin më, kështu që edhe pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës sipas marrëveshjes së Ohrit do ti’a arrinte qëllimin e pritur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".