Serbia po e bllokon procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes me Kosovën, është futur në një zonë qorre të Rusisë duke shkelur edhe mbi vlerat dhe sistemin e demokracisë

Serbia po e bllokon procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes me Kosovën, është futur në një zonë qorre të Rusisë duke shkelur edhe mbi vlerat dhe sistemin e demokracisë
Serbia po e bllokon procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes me Kosovën, është futur në një zonë qorre të Rusisë duke shkelur edhe mbi vlerat dhe sistemin e demokracisë

Skender Mulliqi

  • 02 January 2024 - 07:27

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Serbia si një shtet i pa reformuar, që moti i ka thënë lamtumirë demokracisë liberale. Ajo e ka bërë kthesën më negative ,duke instaluar përmes Vuçiqit, diktaturën putiniste. Dhe tash do të ishte iluzion të pritet e të mendohet nga Evropa që Vuçiqi është partner serioz për bisedime në nivel ndërkombëtar dhe të normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut Kosovë Serbi. Vuçiqi ka dhënë porosi të qarta se nuk është për paqe dhe stabilitet me fqinjët, dhe as me Kosovën. Ai qe shumë kohë është personi që po e destabilizon gjendjen e sigurisë në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje. Ka formuar edhe njësi paramilitare, si në kohën e agresionit të Millosheviqit në republikat e ish Jugosllavisë.

 

 

 

Këto struktura para ushtarake po veprojnë në veri të Kosovës qe shumë kohë, madje tentuan që me akte brutale e terroriste në Banjskë, ta ndajnë veriun e Mitrovicës nga jugu. Kjo politikë agresive e cila po e destabilizon Kosovën ende mbeti e pa ndëshkuar nga BE dhe Amerika. Por, duket se nuk do të ndodhë kështu edhe në vitin 2024, ku radikalët ekstremist në pushtet, nuk do të tolerohen të nxisin luftë në rajon, me politikat totalitare të Vlladimir Putinit. Zgjedhjet e fundit të manipuluara në shkallë të lartë u zbatuan sipas urdhrave të Putinit për të nxitur luftë .Protestat e organizuara në Beograd duket se më shumë po bëhen nga popullata se sa nga opozita e cila është pak gjë më e mirë se pushteti. Nga pakënaqësitë e gjendjes gjithnjë më të keqe ekonomike dhe sociale Serbia është futur në një zonë qorre të Rusisë duke shkelur rëndë mbi sistemin demokratik evroperëndimor. Serbia ka krijuar lidhje të forta me regjimet jo liberale edhe me Kinën .Vuçiqi ka zgjedhur filozofinë rusomadhe të Putinit për ta zbatuar në rajon. Nuk u distancua nga agresioni rus në Ukrainë dhe as nuk i vuri masat ekonomike të kërkuara nga BE. Shteti i Kosovës u tregua vigjilent , duke mos lejuar aventurën e terrorizmit serbomadh në territorin e Kosovës. Ende po mungon rekcioni i duhur rreth kësaj aventure të rrezikshme të Serbisë në Banjskë. Presidenti serb me këtë akt tentoj ta rrënoj rendin demokratik dhe kushtetues jo vetëm të Kosovës , por edhe atë evropian. Duket megjithatë se ky akt dhe zgjedhjet e fundit në Serbi të manipuluara rëndë, i kanë zgjuar nga gjumi partnerët euroatlantik, për të parë më mirë dhe për tu bindur se me Vuçiqin është utopike të mbahet paqja në Ballkan. Nuk ka mundësi të bisedohet me një njeri i cili nuk ka hequr dorë nga strategjia shoviniste e Millosheviqit. Nuk po lejon integrimin e serbëve dhe të proceseve politike në shtetet fqinjë, kështu edhe në Kosovë. Evropa por edhe republikat e tjera të dala nga ish Jugosllavia do të duhej të ndërtojnë një strategji të posaçme të kundërvënies kundër hegjemonisë ruso serbomadhe në Ballkan. Kosova i ka krijuar të gjitha kushtet e integrimit të minoritetit serb, por sigurisht josipas recetës së Beogradit zyrtar. Zgjidhja nuk është një "Republika Srpska" në Kosovë, siç po e kërkon fillimisht këtë gjë Vuçiqi përmes implementimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".