Të ndëgjohet dhe respektohet, të mos injorohet zëri i Amerikës

Të ndëgjohet dhe respektohet, të mos injorohet zëri i Amerikës
Të ndëgjohet dhe respektohet, të mos injorohet zëri i Amerikës

Hajrullah Ternava

  • 02 January 2024 - 16:17

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Shteti mik si Amerika, që është aleati kryesor që ndihmoi në krijimin e Kosovës, dhe falë Amerikës ne jemi këtu ku gjendemi tani, edhe porosit që vijnë nga ky shtet duhet të merren seriozisht dhe në koordinim të përbashkët të zbatohen. Prandaj mesazhi i ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier është mjaft serioz, për fundvitin 2023 dhe fillimin e vitit të ri 2024 për institucionet e shtetit të Kosovës, drejtuesit e tyre, lidhur me dinamikën e zhvillimit të dialogut në vitin e ri dhe arritjen më të shpejtë të marrëveshjes mes dy vendeve.

 

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në adresimin e fundvitit ka thënë se ky vit ishte plot me batica dhe zbatica, por viti 2024 duhet të jetë vit i angazhimit të shpejtë e serioz për marrëveshje dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, duke zbatuar obligimet që kanë para vetes të dyja palët. Hovenier theksoi se së bashku me qeverinë dhe popullin e Kosovës i kanë shtyrë përpara tri qëllimet kryesore të Shteteve të bashkuara për Kosovën. “Të shohim Kosovën duke e marrë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, sundim të ligjit më të mirë dhe qeverisje të përgjegjshme dhe efektive dhe zhvillim gjithëpërfshirës të kapitalit njerëzor dhe rritje të qëndrueshme ekonomike “. Hovenier, mes tjerash theksoi se pret nga Kosova dhe Serbia në vitin e ardhshëm që të kenë përparim të njëmendtë. “Në shkurt dhe mars të këtij viti (vitit 2023) Kosova dhe Serbia ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me përmbylljen e marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit. Edhe pse ka pasur disa pengesa ne jemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e saj. Ne besojmë se populli i Kosovës do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga zbatimi i plotë si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia, të zotimeve të tyre sipas kësaj marrëveshje”, ka thënë ambasadori amerikan në adresimin e tij. “Në 2024 shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshje si dhe Kosovën, që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”. Diplomati amerikan tha në fund se përfundimisht, ky proces i normalizimit të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa të dy vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimet e tyre drejt BE-së. Fjalët e ambasadorit Amerikan janë mjaft bindëse që një pajtim mes Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë, prandaj këto fjalë janë mjaft premtuese dhe bindëse që pajtimi i mundshëm do të ndodhë në këtë viëe të 2024-es, dhe këtyre dy shteteve do t’iu hapen dyert drejtë shteteve të BE, dhe institucioneve tjera ndërkombëtare, dhe më e rëndësishmja është se në këto shtete, e sidomos në Kosovë, priten të ndodhin investime të mëdha dhe hapje e vendeve të reja të punës, kështu që rininë e Kosovës e pret një prespektivë e mirë, gjë që edhe të tjerë të rinjë që kanë shkuar më parë në shtete të perëndimit për të punuar, do të vendosin që të kthehen në vendlindjen e tyre të dashur, në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".