NATO e ka seriozisht me Serbinë, nuk lejohet për asnjë çmim rrezikimi i integritetit të Kosovës

NATO e ka seriozisht me Serbinë, nuk lejohet për asnjë çmim rrezikimi i integritetit të Kosovës
NATO e ka seriozisht me Serbinë, nuk lejohet për asnjë çmim rrezikimi i integritetit të Kosovës

Gani Qarri

  • 05 January 2024 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Një mesazh i tillë për fundvitin 2023 dhe fillimin e vitit 2024, i është drejtuar qeverisë serbe, nga vet Shefi i Zyrës ushtarake të NATO-s për lidhje me Serbinë, Giampiero Romano, i cili ka deklaruar qartë se paqja dhe stabiliteti në Kosovë, vijojnë të mbeten prioritet i NATO-s! Duke folur për imediat në serbi, gjenerali Giampiero Romano, ka potencuar veçanërisht situatën konkrete në Kosovë, sidomos pas sulmit terrorist serb në Banjskë, duke sqaruar publikisht se Aleanca vazhdon të mbështesë me vendosmëri dialogun nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e tjera me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si “mënyra e vetme për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme politike dhe stabilitetit në rajon”. Madje ai ka rikujtuar edhe njëherë, se edhe gjatë vizitës së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në Serbi, Stoltenberg u bëri thirrje palëve që të marrin pjesë aktive në dialog, t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga masat që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

-Shefi i Zyrës ushtarake të NATO-s për lidhje me qeverinë serbe, Giampiero Romano, duke folur për portalin serb “Demostat”, mbi situatën e sigurisë, në rajon, ka deklaruar se NATO, ka tentuar mbi 30 vite, që të vendosë partneritet me Rusinë, por ajo vijon ti shkel normat dhe parimet të cilat i kontribuojnë stabilitetit dhe paqes e sigurisë në Evropë, prandaj ka kërkuar nga Serbia që të jetë e vëmendshme dhe të mos ndikohet nga fryma e politikës ruse për destabilizimin e rajonit. Kjo është vetëm një nga mënyrat me të cilat NATO është duke ja tërhequr seriozisht vërejtjen Serbisë hegjemoniste, lidhur me provokimet e mundshme në raport me Kosovën që ajo, të mos provojë edhe njëherë destabilizimin, qoftë përmes grupeve të organizuara kriminalo-terroriste të parapolitikës serbe dhe ato para ushtarake, apo edhe nga forcat e rregullta ushtarake të cilat Serbia tash e sa kohë, i mban të pozicionuara përreth kufirit me Kosovën.

Një mesazh i tillë për fundvitin 2023 dhe fillimin e vitit 2024, i është drejtuar qeverisë serbe, nga vet Shefi i Zyrës ushtarake të NATO-s për lidhje me Serbinë, Giampiero Romano, i cili ka deklaruar qartë se paqja dhe stabiliteti në Kosovë, vijojnë të mbeten prioritet i NATO-s! Duke folur për mediat në serbi, gjenerali Giampiero Romano, ka potencuar veçanërisht situatën konkrete në Kosovë, sidomos pas sulmit terrorist serb në Banjskë, duke sqaruar publikisht se Aleanca vazhdon të mbështesë me vendosmëri dialogun nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e tjera me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si “mënyra e vetme për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme politike dhe stabilitetit në rajon”.

Madje ai ka rikujtuar edhe njëherë, se edhe gjatë vizitës së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në Serbi, Stoltenberg u bëri thirrje palëve që të marrin pjesë aktive në dialog, t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga masat që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës. Stoltenberg ka vërtetuar se Misioni i NATO-s, KFOR, është plotësisht i fokusuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, prandaj KFOR, ka rritur dukshëm edhe praninë në terren.

Siç dihet në muajin maj, të vitit 2023 pati dhunë të pakontrolluar të huliganëve serb, kundër forcave paqeruajtëse të KFOR-it, duke u lënduar nga ata, mese 93 ushtarë të NATO-s, disa prej të cilëve pësuan lëndime aq të rënda, sa u detyruan ti amputojnë edhe gjymtyrët. Kurse në shtator pati akte tjera edhe më të dhunshme, si sulmi terrorist serb në Banjë të Zveçanit, të cilat janë të papranueshme, andaj dhe kërkohet që të vërtetohen sa më parë faktet, në mënyrë që autorët, patjetër të vendosen para drejtësisë. Kështu që në përgjigje të dhunës serbe, NATO ka dislokuar në Kosovë rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe njësi të nevojshme autoblindash, që në dhjetë vitet e fundit, është rritja më e madhe e kontingjentit të NATO-s në Kosovë.

Ky vendim i Aleancës Euroatlantike dëshmon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, në Kosovë dhe rajon ka deklaruar gjenerali Romano duke shtuar se për këtë qëllim KFOR-i është në kontakt me të gjitha palët, EULEX-in, OSBE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare, akt i cili vjen si vërejtja më serioze që diplomatikisht i jepet në fund të 2023 dhe fillim të 2024, Serbisë hegjemoniste nga NATO!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".