Masa stimulative për punësimin e të rinjve në shtetin e Kosovës pas liberalizimit të vizave kundër zbrazjes që e dëshiron vetëm Serbia

Masa stimulative për punësimin e të rinjve në shtetin e Kosovës pas liberalizimit të vizave kundër zbrazjes që e dëshiron vetëm Serbia
Masa stimulative për punësimin e të rinjve në shtetin e Kosovës pas liberalizimit të vizave kundër zbrazjes që e dëshiron vetëm Serbia

Dardan Grapci

  • 05 January 2024 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Sido që të jetë, edhe pse do të kemi një lëvizje të dukshme të qytetarëve jashtë vendit, në kërkim të një jete më të mirë pas liberalizimit të vizave, nuk besoj që do të krijohet gjendje alarmante, që Kosova do të sfidohet me mungesë të fuqisë punëtore, por përkundrazi, pronarët e firmave dhe punëdhënësit duhet të ndryshojnë qëndrimin ndaj punëtorit e jo ta shkelin siç kanë bërë në disa sektor viteve të kaluara. Është mase e qartë dhe e sigurte se askujna nuk i konvenon që Kosova të zbrazet, përveç serbëve, sepse këta mezi presin që Kosova të zbrazet në mënyrë që të mundë të dominojnë numerikisht si popullatë dhe të marrin sa më shumë territor nën kontroll.

-Para se të filloj të shkruaj se a rrezikohet apo jo Kosova nga mungesa e fuqisë punëtore le të kthehemi mbrapa në kohë deri në vitin 2000. Që nga viti 2000 e deri në vitin 2019 biznesmenët dhe pronarët e sektorit që ka punësuar më së shumti të rinjtë, pra ata të kafiterive, restoranteve dhe hoteleve, e kanë shkelë punëtorin për 300 euro duke e detyruar me punua edhe pas orarit të punës pa asnjë kompensim shtesë. Qeveritarët e atëhershëm kanë bërë marrëveshje me bizneset që ti marrin në punë militantët e tyre politik dhe familjarët e tyre duke i vënë në pozita të larta, edhe psenuk kanë pasur asnjë shkollë adekuate të kryer, apo që kanë qenë vetëm me shkolla fillore.

Pa i anashkaluar, në disa raste, fajtor janë edhe vetë punëtorët që pranuan në heshtje të pajtohen e mos denoncojnë rastet kur i shihnin duke vjedhur nga kompanitë që punonin mall dhe pare, madje edhe kamarierat duke e vjedhur fitimin ditor, etj. Sikur mos të kishin ndodhur këto gjëra në fillim jam i bindur që sot asnjë i ri dhe punëtorë nuk do ta lëshonte Kosovën për një jetë më të mirë duke shkuar në vendet e BE-s sic janë: Gjermania dhe Zvicra. Prandaj për tu rregulluar situata ekonomike duhet të bëhet me ligj që klientët të ju japin edhe bakshish kamarierave plus 10% mbi shumën aktuale të pagesës, sikur që bëjnë nëpër vendet tjera. Nëse klienti duhet të paguaj për një darkë 50 euro, ai duhet ti jep edhe 5 euro më shumë për kamerierin. Sido që të jetë, edhe pse do tokemi një lëvizje të dukshme të qytetarëve jashtë vendit, në kërkim të një jete më të mirë pas liberalizimit të vizave, nuk besoj që do të krijohet gjendje alarmante, që Kosova do të sfidohet me mungesë të fuqisë punëtore, por përkundrazi, pronarët e firmave dhe punëdhënësit duhet të ndryshojnë qëndrimin ndaj punëtorit e jo ta shkelin siç kanë bërë në disa sektor viteve të kaluara.

Është mase e qartë dhe e sigurte se askujna nuk i konvenon që Kosova të zbrazet, përveç serbëve, sepse këta mezi presin që Kosova të zbrazet në mënyrë që të mundë të dominojnë numerikisht si popullatë dhe të marrin sa më shumë territor nën kontroll. Politika e Serbisë është që Kosova të zvogëlohet numerikisht në përbërjen e popullatës dhe me kalimin e kohës të krijohen rrethanat edhe për ndryshimin e kufijve në dëm të shqiptarëve të Kosovës dhe në interes të serbëve me qëllim të bashkimit me Serbinë, qoftë duke ndryshuar kufijtë edhe me dhunë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".