Dislokimi i forcës ushtarake të NATO-s në ujërat e Shqipërisë, vërejtje serioze për fushatën anti kosovare dhe luftënxitëse të Serbisë

Dislokimi i forcës ushtarake të NATO-s në ujërat e Shqipërisë, vërejtje serioze për fushatën anti kosovare dhe luftënxitëse të Serbisë
Dislokimi i forcës ushtarake të NATO-s në ujërat e Shqipërisë, vërejtje serioze për fushatën anti kosovare dhe luftënxitëse të Serbisë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 January 2024 - 22:55

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj Zhurjani

Ajo punë ka mbaruar dhe se i kanë parë lëvizjet e NATO-s dhe lëvizjet më të fuqishme të Amerikës, ndaj, ajo i bënë këto lëvizje për këtë punë, përndryshe po provoi, ata e dinë se pos me Kosovën ka punë edhe me NATO-n dhe me Amerikën dhe atë nga ajri dhe nga deti që veç se ka zbarkuar në ujërat shqiptare. Po ashtu, NATO po kërkon që t´i ulen bisedimeve dhe që as ta mendojnë përdorimin e forcës, se përndryshe i kanë marr porosit se po që se e përdorën forcën do të ndëshkohen, dhe po ndodhi kjo, Serbia tashmë e ka frikën edhe nga brenda, nga qytetarët e saj të pakënaqur dhe të manipuluar që më nuk po i beson askush Personalisht nuk e besoj se Serbia fashiste mund ta sulmoj Kosovën dhe ta destabilizoj Ballkanin, edhe pse i bënë disa lëvizje ushtarake dhe dislokime, sepse ajo i di fortë mirë se kë e ka mbi kokë. Mirëpo, kjo shtrige është e detyrueshme që para zgjedhjeve atje, për të ju hedhur pluhur popullit dhe për ta larguar nga mendja atë se kjo nuk është e interesuar për Kosovën ndonëse e kanë kuptuar edhe qytetarët e thjeshtë këtë mashtrim.

 

 

Serbia fashiste tani mundohet edhe për ta qetësuar kriminelin, terroristin Milan Radojçiq dhe natyrisht është edhe e ndërsyer nga Rusia për të hapur edhe një vatër lufte. Ajo punë ka mbaruar dhe se i kanë parë lëvizjet e NATO-s dhe lëvizjet më të fuqishme të Amerikës, ndaj, ajo i bënë këto lëvizje për këtë punë, përndryshe po provoi, ata e dinë se pos me Kosovën ka punë edhe me NATO-n dhe me Amerikën dhe atë nga ajri dhe nga deti që veç se ka zbarkuar në ujërat shqiptare. Po ashtu, NATO po kërkon që t´i ulen bisedimeve dhe që as ta mendojnë përdorimin e forcës, se përndryshe i kanë marr porosit se po që se e përdorën forcën do të ndëshkohen, dhe po ndodhi kjo, Serbia tashmë e ka frikën edhe nga brenda, nga qytetarët e saj të pakënaqur dhe të manipuluar që më nuk po i beson askush. Të gjitha premtimet kanë qenë mashtruese, dhe prandaj ju u frikësohet protestave që nuk ka kush i ndal më. Serbia, kësaj pune nuk i hyn, por mundë të ndodhë si ajo që ndodhi në Banjsk dhe e paguan mirë bandat kriminale të Radojçiqit, por, natyrisht të orkestruar nga Beogradi dhe Moska. Provuan pulsim tonë, mirëpo kur u hasi sharra në gozhdë ikën me bishtin ndër vegë taman si ata qentë me bishtin ndër vegë dhe duke lënë të plagosur dhe tre të vrarë, bile flitet se ka më shumë të vrarë. Edhe angazhimi i i fundit në Beograd nga Misioni i NATOs dhe KFOR-it është i fokusuar për një mjedis të lirë dhe të sigurt të lëvizjes së qytetarëve, kjo u pa edhe me lëvizjet e dukshme në terren. Dhe të gjitha këto bashkë nënkuptojnë se këto që i morri Beogradi janë vërejtje serioze që duhet ndalur vetëm në bisedime dhe që të mos mendojnë për forcën ose ndonjë lëvizje që prekë sovranitetin e Kosovës ose qoftë edhe ndonjë aksion të kanaleve të nëntokës kriminale. Me gjasë Serbia fashiste i ka marr seriozisht këto lëvizje dhe nuk do të ndodhë ndonjë gjë sepse pastaj do e paguaj shtrenjtë dhe nuk do t´i dihet fundi kësaj pune, se kush do ta merr përgjegjësinë se të gjitha veprimet që i bëri Serbia ato nuk u pranuan nga asnjë shtet i botës, as nga Amerika dhe Bashkimi Evropian dhe të mos flasim për NATO- dhe KFOR-in , por për këtë punë pos përgjegjësisë do të përgjigjen shumë penalisht dhe do të dalin para drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".