Izolimi dhe arrestimi i Sali Berishës vjen nga dora e zgjatur e shërbimit sekret rus të Vladimir Putinit

Izolimi dhe arrestimi i Sali Berishës vjen nga dora e zgjatur e shërbimit sekret rus të Vladimir Putinit
Izolimi dhe arrestimi i Sali Berishës vjen nga dora e zgjatur e shërbimit sekret rus të Vladimir Putinit

Xhevat Meha

  • 06 January 2024 - 09:08

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Berisha ka meritat e veta në instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri, në krijimin e Partisë Demokratike, në drejtimet zhvillimore të Shqipërisë kah perëndimi e kështu me radhë. Mirëpo edhe Berisha, edhe PD, edhe krerët tjerë politik dhe partitë tjera politike në Shqipëri në dekadat e fundit u janë nënshtruar veprimit të strukturave të fshehta me qendër në Moskë që kanë instaluar modelin e Putinit të ndërtimit dhe funksionimit të partive politike, të institucioneve të shtetit dhe të organizimit shoqëror.

Ky model ka në themel sundimin përmes rrjeteve të krimit ku roli i politikes është përqendruar në sigurimin e pandëshkueshmërisë. Është ndërtuar shtresa e të pushtetshmëve si shtresë e të paprekshmëve. Model i njëjtë i Putinit është zbatuar edhe në Kosovë dhe shtetet tjera përreth. Berisha e ka pjesën e vetë të kontributit edhe në ndërtimin dhe mbajtjen në veprim të këtij modeli.

Do të duhej që pa përpëlitje tjera të përballet me institucionet e drejtësisë në zyrat e prokurorive dhe sallate e gjykatave. Po të ishte në dorë të Edi Ramës, kurrë nuk do të ndodhte as arrestimi shtëpiak dhe as përballja me institucionet e drejtësisë nga Sali Berisha. Jo për diçka tjetër, por edhe Edi Ramën e pret fat i njëjtë i përballjes me institucionet e drejtësisë. Edi Rama do të kishte dëshiruar që askush nga shtresa e të pushtetshmëve si shtresë e të paprekshmëve të mos cenohet, duke përfshi edhe Sali Berishën dhe kundërshtarët tjerë politik. Nuk e shoh si hakmarrje politike, as si veprim me ndonjë prapavijë politike. Është thjeshtë përballje me institucionet e drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".