Tabelat e Republikës së Kosovës vërshojnë në Serbi, radhën e ka Kosova me përgjigje për Asociacionin

Tabelat e Republikës së Kosovës vërshojnë në Serbi, radhën e ka Kosova me përgjigje për Asociacionin
Tabelat e Republikës së Kosovës vërshojnë në Serbi, radhën e ka Kosova me përgjigje për Asociacionin

Nexhat Haziri

  • 07 January 2024 - 08:45

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Tani “topi” do të jetë në anën e Kosovës, përveç që Kosova iu përgjigj reciprokisht Serbisë duke i lejuar automjetet me targa serbe që të qarkullojnë në territorin e saj, Qeveria e Kosovës do t’i nënshtrohet një presioni të madh ndërkombëtar sa i përket formimit të AKS-se dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në katër komunat veriore të vendit.

 

Fillimi i përmbushjes së marrëveshjes për targat e automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë pas një dekade, është si rezultat edhe i presionit ndërkombëtar, por edhe një hap taktik nga ana e Serbisë sa i përket procesit të dialogut me Kosovën. Me këtë hap Beogradi zyrtar ka për qëllim që ta zbus sado pak presionet dhe reagimet ndërkombëtare sa i përket manipulimit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi dhe qëllimi apo synimi i dyte i Beogradit është që përpos që ta shes ketë si konstruktivitet përballë Brukselit dhe Uashingtonit sa i përket procesit të dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve, e ka vënë Kosovën para një akti ku kjo e fundit duhet të lëvizë në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumice Serbe. Tani “topi” do të jetë në anën e Kosovës, përveç që Kosova iu përgjigj reciprokisht Serbisë duke i lejuar automjetet me targa serbe që të qarkullojnë në territorin e saj, Qeveria e Kosovës do t’i nënshtrohet një presioni të madh ndërkombëtar sa i përket formimit të AKS-se dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në katër komunat veriore të vendit. Këto do ti kërkohen Kosovës dhe për faktin se ky vit është vit zgjedhor në SHBA dhe Evropë dhe administratat apo qeveritë e involvuara në procesin e dialogut për normalizim të raporteve KosovëSerbi, duan të paraqesin sukseset e këtij procesi sa do të brishta që mund të jenë. Mbi të gjitha fillimi i implementimit të marrëveshjes për targat në mes Kosovës dhe Serbisë kontribuon në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në mes dy vendeve për të shpresuar se palët kanë arritur “ të vetëdijesohen” mbi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve edhe pse pa një presion të fortë ndërkombëtar do të ishte utopike që Serbia do të pranonte që në territorin e saj të lëvizin automjetet me targa ku shkruan Republika e Kosovës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".