Të gjithë në mbrojtjen e interesit nacional, kundër Asociacionit model i Republikës serbe që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Të gjithë në mbrojtjen e interesit nacional, kundër Asociacionit model i Republikës serbe që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit
Të gjithë në mbrojtjen e interesit nacional, kundër Asociacionit model i Republikës serbe që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Arsim Aziri

  • 09 January 2024 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Kosova nuk guxon të bëjë kompromis për asnjë çmim, pavarësisht se mundë të ketë presion nga llojet më të ndryshme ,madje edhe kushtëzime serioze, që të ndërtohet ai tip i asociacionit sipas kërkesës së Beogradit, Model i Republikës Srpska, por në këtë rrafsh politike kosovare duhet të unifikohet dhe projekti i tillë duhet të kundërshtohet të mos pranohet.

-Pushteti aktual në Serbi, edhe pse i ndarë nga masa dhe i kundërshtuar shpeshherë, assesi nuk po mund të jetë i suksesshëm sa ju përket politikave destruktive që vazhdimisht i ndërmerr. I tillë ishte edhe rasti i Bajnskës, i cili dështoi në masë falë veprimeve të dinjitetshme të pushtetit në Prishtinë, i cili brenda kohës reale arriti t'i deshifroj lëvizjet imperiale ndaj shtetit tonë. Pra, edhe njëherë dua të potencoj se pushteti aktual është më kushtetues, ligjor e normativ, dhe kjo është gjë e mirë dhe e pa parë deri më tash, dhe natyrisht në favor të zhvillimit dhe rritjes së imazhit tonë sa i përket funksionimit të republikës. Ndërsa, çështja e asociacionit, duhet parë në kontekstin edhe historik, mbase fillesat e saj siç dihet vijnë kryekëput prej pushteteve të kaluara që minimalisht kanë qenë në funksion të republikës, prandaj edhe Beogradi destruktiv, sikur e kishte më të lehtë të hartonte strategji pasi ato ishin më të mundshme në implementim.

Sot, republika jonë, në krye të saj ka figura më të përgatitura në çdo aspekt, dhe kjo i ka shërbyer më së miri momentumit të krijuar, i cili momentum lehtë ka mundur të devijoj akoma më shumë, siç është rasti me Zajednicën, i cili projekt ani pse është financuar fuqishëm nga Serbia po assesi ajo s'po pranohet nga po e njëjta. Ky është një absurditeti i llojit te vet, dhe për këtë meritë është qeveria e sotme, që brenda mundësive edhe përkundër masave tashmë të zbatuara nga BE-ja, ajo-qeveria po vazhdon ta zbehë në mënyrë operimi atë prefekturë-Zajednicën. Kosova nuk guxon të bëjë kompromis për asnjë çmim pavarësisht se mundë të ketë presion nga llojet më të ndryshme ,madje edhe kushtëzime serioze që të ndërtohet ai tip i asociacionit sipas kërkesës së Beogradit, Model i Republikës Srpska, por në këtë rrafsh politike kosovare duhet të unifikohet dhe projekti i tillë duhet të kundërshtohet të mos pranohet.

Meqenëse serbët që jetojnë në Kosovë duan ta kenë një organizim të veçantë në kuadër të një asociacioni që do të kishte në përbërje shumicën e komunave të banuara me qytetar të komunitetit serb, për ti avancuar dhe zhvilluar specifikat e tyre kulturore, gjuhësore por edhe të tjerat, duke përfshirë një organizim të të fokusuar të komunitetit, atëherë zgjidhja e vetme do të ishte ofrimi i formulës së Asociacionit ekzistues në të cilin participojnë të gjitha komunat e Kosovës, përjashto ato të drejtuara nga lista serbe, që kanë të banuara me shumicë serbe. Ky model mjaftueshëm i ndihmon edhe komunitetit pakicë serbe që ti realizojnë në masë të mjaftueshme të drejtat e tyre, por asnjëherë të mos kërkohet dhe provohet që të fitohet diçka ekskluzive, bërthamë e shtetit të ardhshëm brenda shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".