Zvarritja e raportit hetimor për sulmin terrorist në Banjskë, edhe një argument tjetër pse Isufaj e ka vendin në burg e jo në Prokurori

Zvarritja e raportit hetimor për sulmin terrorist në Banjskë, edhe një argument tjetër pse Isufaj e ka vendin në burg e jo në Prokurori
Zvarritja e raportit hetimor për sulmin terrorist në Banjskë, edhe një argument tjetër pse Isufaj e ka vendin në burg e jo në Prokurori

Gani Qarri

  • 09 January 2024 - 07:52

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Mos ngritja e aktakuzës kundër kryebanditit Millan Radojçiq edhe pas kalimit të më tepër se tre muajve, nga sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit, shtron pyetjen e patejkalueshme, se mos vallë, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, i cili, një herë i hoqi në mënyrë krejtësisht misterioze fletarrestin krye terroristit serb Milllan Radojçiq, as sot nuk ka forcë, ta shkel marrëveshjen konspirative, dhe nuk guxon që kundër Millan Radojçiqit, të ngritë aktakuzë as padi penale!

-Nëse bllokimin e ngritjes së aktakuzës kundër krye terroristit Millan Radojçiq serish e bënë Blerim Isufaj, Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, pas kalimit të mbi tre muajve, pa aktakuzë të ngritur, nga sulmi terrorist serb në Banjë të Zveçanit, duhet urgjentisht ta autorizojë një prokuror tjetër për hetimin e këtij rasti, dhe Blerim Isufajn, urgjentisht ta qojë në burg! Përndryshe shqetësimi për heshtje dhe mos veprim, veçanërisht të Prokurorisë Speciale, ka marr përmasa aq alarmante, sa ka detyruar edhe zyrtarët më të lartë të shtetit, deri te vet kryeministri i Qeverisë së Kosovës, të reagojë me pezmatim, kundër mosveprimit të pakuptimtë të Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Speciale.

Madje prokuroria e korruptuar dhe e kapur nga grupet kriminale të nëntokës së krimit të organizuar, duket publikisht se me qëllim është duke e penguar fillimin e procedurës për ngritje të aktakuzave lidhur me sulmin terrorist serb të 24 shtatorit të vitit të kaluar, pikërisht për faktin se sulmi udhëhiqej nga krye terroristi Milan Radojçiq në fshatin Banjë në veri të Kosovës, të cilit edhe më parë, nga vet kryeprokurori i kësaj të ashtuquajture "Prokurori Speciale", Blerim Isufaj, çuditërisht në mënyrë shumë misterioze dhe pa asnjë shpjegim, i ishte hequr fletarresti! Kështu që përveç kritikave të fundit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministrit Kurti, lidhur më tërheqjen e aktakuzës dhe fletarrestit kundër Milan Radojqiqit, krye kapos së bandave në veri të Kosovës, nga ana e vet Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufajt, serish janë detyruar të reagojnë Ministri i Punëve të brendshme Xhelal Sfeçla dhe Kryeministri Kurti, madje Ministri i brendshëm Sfeçla ka kritikuar ashpër Prokurorinë edhe për mos raportim të rezultatit të deritashëm të hetimeve, lidhur me sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit. Dhe duke qenë se, kanë kaluar mbi tre muaj, por sot e asaj dite, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, Ministri i Brendshëm i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të paktën, të publikojë rezultatet e hetimeve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, dhe të mos i mbaj peng edhe ato, derisa ka sqaruar publikisht, për opinionin, se sa i takon komunikimit me policinë e Kosovës gjithçka që kanë pasur në disponim edhe e kanë dërguar në prokurori, si material faktik dhe prova të argumentuara, për aktin terrorist kriminal në veri të vendit.

Ministri Sfeçla ka deklaruar po ashtu, se tanimë, ka dëshmi mese të mjaftueshme që hetimi të përmbyllet dhe përfundimisht të procedohet me ngritjen e aktakuzave. “Policia e Kosovës në rastin e sulmit terrorist në fshatin Banjë, ka ndërmarrë hetimet më të mëdha në historikun e saj dhe përderisa kemi dëshmi të mjaftueshme, nuk shoh asnjë arsye që kjo të zgjasë edhe më tej, ndaj pres që hetimi të përmbyllet dhe Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës të dalin me rezultatet e këtyre hetimeve”, ka deklaruar Sveçla. Ndryshe Kryeministri Kurti ka qenë shumë më i ashpër e madje edhe shumë më konkret, duke sqaruar edhe për qytetarët dhe mbarë opinionin, se: “Nuk ka informacion të Qeverisë së Kosovës, dhe institucioneve të shtetit, lidhur me sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit, që nuk i është përcjellë edhe Prokurorisë së Shtetit. Por megjithëse kanë kaluar mbi 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorist që e vrau heroin Afrim Bunjaku, informacion ky që tashmë, ndodhet edhe te prokuroria si dhe fakte e dëshmi të panumërta materiale të cilat për çdo prokurori janë më së të mjaftueshme për të ngritur aktakuzat, megjithatë për sulmin në Banjë, tash e mbi tre muaj, nuk kemi asnjë aktakuzë nga Prokuroria.

Viti paraprak ishte vit i barrikadave dhe llogoreve paraushtarake serbe, vit i sulmeve terroriste dhe paraushtarake”, por duke mos pasur asnjë aktakuzë të ngritur, Kryeministri Kurti, me të drejtë, ka shprehur publikisht dyshime për mospunën nga Prokuroria, e cila ka bërë që sot të kemi sh 'përputhje kaq të madhe mes informacionit, fakteve, dëshmive e argumenteve në njërën anë dhe mungesës së aktakuzave e proceseve gjyqësore në anën tjetër. Ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria e Kosovës, i takon Prokurorisë së Shtetit të kryej punët e saj, dhe përderisa unë jam këtu për të ndihmuar, prokuroria janë aty për të punuar, e ne nuk mund të ndihmojmë dikë që nuk punon, por vetëm atë që punon”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Prandaj është tepër shqetësues fakti, që megjithëse Policia e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, është sulmuar nga një grup terrorist në krye me kryebanditin Millan Radojçiq në fshatin Banjë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, pse po hesht Prokuroria dhe vazhdon të mbetet aq sekret i madh, puna që është zhvilluar në hetim dhe dokumentim të këtij akti terrorist nga ana e Prokurorisë, apo me paqartësitë e shkaktuara, ka të bëjë serish kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".