Mbështetja e Aleancës Perëndimore për sigurinë e Kosovës dhe lobimi për njohje të reja po e tmerron shtetin agresor serb

Mbështetja e Aleancës Perëndimore për sigurinë e Kosovës dhe lobimi për njohje të reja po e tmerron shtetin agresor serb
Mbështetja e Aleancës Perëndimore për sigurinë e Kosovës dhe lobimi për njohje të reja po e tmerron shtetin agresor serb

Hajrullah Ternava

  • 09 January 2024 - 16:45

 Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Zhvillimet politike sikur që po zhvillohen ditëve të fundit me aktivitetet ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, e sidomos pas reagimit të Sekretarit të Jashtëm britanik David Cameron ndaj kërcënimeve destabilizuese të Serbisë dhe sulmit të sovranitetit të Kosovës, është një mbështetje e deklaruar britanike, nga Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron për shtetin e Kosovës, edhe një goditje e fortë synimeve destabilizuese e provokuese të Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

 

 

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë të enjten në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja por edhe në fushën e sigurisë, me prioritet të veçantë, sepse siguria e shtetit të Kosovës është qenësore edhe për stabilitetin e rajonit. “Ne jetojmë në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha dhe është një kohë kur vendet, si Britania, duhet t'i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë në aleancat tona të rëndësishme dhe të investojnë në zona që kanë qenë të paqëndrueshme, por që tani po tregojnë shenja të mëdha të stabilitetit dhe progresit. Dhe, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu dhe kjo është arsyeja pse ne duam të vazhdojmë të punojmë me ju”, ka thënë Cameron. Prandaj, këto deklarata të forta nga sekretari britanik kanë ngjallur edhe reagime dhe komentime të ashpra në Beograd. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se deklarata e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë një vizite në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja, është “jashtëzakonisht hipokrite” dhe “meriton dënimin më të ashpër”. Madje Daçiq ka thënë se David Cameron është dashur ta kritikon dhe jo ta mbështes politikën dhe qeverinë që e drejton kryeministri Kurti! “Ai nuk e tha asnjë fjalë për Albin Kurtin [kryeministrin e Kosovës] dhe të ashtuquajturën Kosovë që refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit për 11 vjet, e cila, ndër të tjera, u nënshkrua dhe u garantua në emër të Bashkimit Evropian nga britanikja Catherine Ashton”, ka deklaruar Daçiq Cameron duke u fokusuar në mbështetjen që Britania ofron për sigurinë e shtetit të Kosovës tha se, vitin që shkoi, ishin 600 trupa britanike në kuadër të misionit të KFOR-it. Gjithashtu ai ka rikujtuar se Britania e Madhe po jep kontributin e vet shumë të madhe me trajnimin Professional për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është e kuptueshme se këto pika janë tepër shqetësuese për Beogradin sepse janë paralajmërim i fuqishëm për partneritetin që Britania e madhe me aleatët po e ndërtojnë Kosovën duke qenë edhe garantues të mbrojtjes ushtarake përveç zotimit të ri për zhbllokimin e procesit tani më ta pushuar dhe munguar për njohjet e reja të cilat po i mungojnë Kosovës në këto vitet e fundit, e që janë dhe pasojë e fushatës agresive diplomatike nga Serbia. Gjithsesi se janë pikërisht këto reagime armiqësore nga Beogradi kundër aleatëve të Kosovës, edhe një arsye tjetër pse koordinimi dhe bashkëpunimi i kësaj qeverie duhet të jetë në linjë të plotë me politikën e tyre sepse çdo devijim shkon në favorin e Serbisë, interesi i së cilës është prishje raporteve të Kosovës me aleatë për të arritur qëllimet e pengimit të zhvillimit e funksionimit të shtetit të Kosovës. Megjithatë shtetet mike sikur në këtë rast Britania e Madhe që me aleatët tjerë, me Amerikën dhe shtetet tjera të NATOse, na ndihmuan me u çlirua dhe me bombardimet e tyre e detyruan Serbinë ta nënshkruaj kapitullimin e sajë në Kumanovë, dhe falë tyre ne tani jemi shtet i Pavarur, por vlera e këtyre shteteve është edhe shumë më e madhe, sepse edhe në këto rrethana po na qëndrojnë pranë. Falë këtyre shteteve po na garantohet sovraniteti dhe integriteti me forcat e tyre, e sidomos kur po garantojnë edhe për shtetet tjera të BE-së, që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, se edhe ato shpejtë do të na njohin. Kjo është një vlerë e madhe nga shtetet mike, prandaj ne si popull duhet ti vlerësojmë këto vlera të shteteve mike. Si shtet serioz dhe i krijuar me ndihmën e aleatëve, ne çdo herë duhet të jemi të gatshëm dhe në shërbimin e tyre, aty ku kanë nevojë që ti dëshmojmë vlerat tona si popull mik që t’iu qëndrojmë gjithnjë pranë, gjithnjë në shërbimin e tyre, por edhe zbatimin e këshillave që na japin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".