Qytetarët me kërkesa drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama: Nuk të votuam për rrugët që i bënë sheshe duke na bllokuar

Qytetarët me kërkesa drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama: Nuk të votuam për rrugët që i bënë sheshe duke na bllokuar
Qytetarët me kërkesa drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama: Nuk të votuam për rrugët që i bënë sheshe duke na bllokuar

Gani Qarri

  • 09 January 2024 - 16:53

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Kryetari Rama duhet ta ketë parasysh që edhe viti 2030, viti i Lojërave Olimpike Mesdhetare, vjen shumë shpejt, për të cilat duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme të pritjes e përcjelljes dhe mirë organizimit, me rrugë të reja e moderne, por edhe sheshe të reja e ndërtime super-cilësore veçanërisht në qendër të kryeqytetit të cilën e përbëjnë hapësirat në Lakërishtë, aty ku edhe ka vend e hapësira për tu ndërtuar hotele, spitale qendra rekreative, pishina shtigje etj.

 

Kërkesat dhe vërejtjet e drejta e legjitime, të qytetarëve të Prishtinës, si dhe kërkesat e para publike për hapjen dhe lirimin për qarkullim të rrugës Xhorxh Bush, medoemos duhet ti marrë shumë seriozisht edhe kryetari Përparim Rama, rrugë kjo e cila në fakt është mbyllur gabim dhe shumë padrejtësisht, për interesa meskine e të pavlera, duke e shndërruar në shesh dhe privuar shumicën e qytetarëve të Prishtinës nga e drejta elementare e lëvizjes së lirë nëpër kryeqytet. Prandaj qytetarët e revoltuar dhe tepër të indinjuar për këtë vendim kaq të padrejtë dhe të gabuar të kryetarit të Komunës Përparim Rama pas 11 muajve të bllokimit të pashembullt dhe disa reagimeve, tani përfundimisht, janë organizuar dhe kanë marrë vendim, që ditën e 14 janarit 2024, të protestojnë dhe shprehin mllefin e tyre publikisht, kundër mbylljes së pakuptueshme të kësaj rruge jetike për ta. Madje qytetarët mendojnë se mbyllja e kësaj rruge në emër të krijimit të një "sheshi", është gabimi më i rëndë i qeverisjes dyvjeçare të kryetarit Përparim Rama, andaj ai duhet të jetë i vetëdijshëm dhe shumë i vëmendshëm sepse vërtetë ka prekur keq në interesat jetësore të qindra mijëra kryeqytetasve dhe qytetarëve të tjerë që gravitojnë në Kryeqytet! Kryetari Rama, nuk ka pas asnjë nevojë, që në këtë mandat qeverisës, ta mbylli një rrugë aq vitale si rruga Xhorxh Bush, për qytetarët dhe ta kthej pikërisht atë rrugë jetike, në “shesh” për interesa të dikujt, që janë tejet minore, dhe ende nuk po dihet, se pse ai në fushatën zgjedhore, çdo ditë premtonte dhe potenconte me pompozitet, se pas marrjes së mandatit të kryetarit, menjëherë do ta zgjeronte sheshin ekzistues, duke organizuar zgjerimin e Sheshit 2 dhe lidhjen e tij me një platformë të bukur për t’iu dhënë qasje qytetarëve të Lagjes Arbëria përmes një pamje ekstravagante si mbikalimin e Rrugës Tirana. Andaj sot vetvetiu shtrohet pyetja publike që medoemos duhet ti bëhet Kryetarit Rama se kush ia prishi atij, planet e fushatës për rregullimin e sheshit në lagjen Lakërishte ku pa asnjë problem mundë të krijohet Sheshi 2 i Kryeqytetit, propozim i tij, që të gjithë qytetarët e përqafuan dhe mbështetën edhe me votë të madhe qytetare në zgjedhjet e fundit. Ai duke marrë pozitën e të parit të kryeqytetit, me më së shumti vota, vetvetiu, do duhej të fillonte ndërtimin e hapësirave të planifikuara me programin me të cilin edhe i kishte fituar votat për sheshin e ri në lagjen Lakërishtë, ngjitur me sheshin e vjetër ekzistues, pikërisht ashtu sikur që e ka paraqitur në programin e tij me të cilin edhe i ka fituar votat. Ndaj, tani nuk ka asnjë kuptim që ai kokë më vete, ta mbyllë rrugën jetike, që ka ekzistuar gjithmonë dhe duhet tu kthehet banorëve ,e tu kërkojë falje publike të gjithëve, për këtë pengesë e cila u ka sjellë kaq shumë dëme qytetarëve dhe bizneseve në kryeqytet. Ky vërtet është një veprim shumë i dëmshëm dhe kthimi i kësaj rruge në shërbimin e qytetarëve, duhet të bëhet sa më parë e fare pa kushte dhe pa humbur asnjë minutë kohë, më tepër, sepse kështu kryetari do të humbë edhe besimin dhe dëmtojë reputacionin e vetë të fituar me vota. Gjithashtu ndërtimi i një sheshi, duhet të mundësohet, qoftë në pronë private, apo atë shtetërore ngase ai vet ka premtuar se sheshi do të rregullohet, me shtrirje nga lagja Arbëri e deri tek pallati i Rinisë, mega-projekt ky që është votuar edhe në asamblenë komunale, të cilin e ai vetë e ka premtuar dhe i ka marr votat e qytetarëve, po me këtë premtim. Rama duhet të ju kthehet premtimeve të veta, për realizimin e tyre dhe jo të mashtrohet mbas gjithfarë interesash të dyshimta prej njerëzish të politikës dhe interesave të mafio-oligarkisë, madje për të qenë kryetar i vërtetë i prishtinasve, ai urgjentisht, duhet të shkëputet nga mafio oligarkia e cila e ka shkelur dhe e ka mbyllur Prishtinën në një geto, që nuk mundë të merr frymë lirisht.

kaq keq ka qenë, vetëm në qeverisjet e ish garniturave të kaluara, qoftë të LDK-së, PDK-s apo të VV-së, e sidomos me Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun, apo me Isa Mustafën, e Sami Hamitin etj... që do të mbahen mend edhe shumë kohë për bllokimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës, sidomos në Qendër të Kryeqytetit.

Kryetari Rama duhet ta ketë parasysh që edhe viti 2030, viti i Lojërave Olimpike Mesdhetare, vjen shumë shpejt, për të cilat duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme të pritjes e përcjelljes dhe mirë organizimit, me rrugë të reja e moderne, por edhe sheshe të reja e ndërtime super-cilësore veçanërisht në qendër të kryeqytetit të cilën e përbëjnë hapësirat në Lakërishtë, aty ku edhe ka vend e hapësira për tu ndërtuar hotele, spitale qendra rekreative, pishina shtigje etj. Koha nuk pret dhe projektet e propozuara, për ndërtim në qendër të kryeqytetit, nuk duhet të mbeten të bllokuara, por të mundësohen ndërtimet e objekteve, ndërtesave të nevojshme, super-cilësore e jo sikur që ka ndodhur me ndërtime gjatë 10 vjetëve të fundit, si në pronat private edhe në ato shtetërore. Vetëm kështu, Prishtina përgatitet e zhvillohet për Lojërat olimpike mesdhetare të vitit 2030, ndaj është koha e fundit që kryetari Rama të zgjohet nga gjumi ose nga ato injeksionet dehëse, që ka mundur rastësisht t`ia jap dikush nga oligarkët e nëntokës dhe politikanët mafioz, apo edhe partitë që ai ka marrë në koalicion sepse kryetar është zgjedhur Rama dhe jo ata që kanë humbur zgjedhjet. Jo ata të cilët e kanë ngulfatur kryeqytetin e Prishtinës që nga viti 1999 e deri më sot, por ti që more votat e qytetarëve me premtimet për ndryshime dhe për ta bërë dallimin nga ato qeverisje të kaluara deri edhe kriminale, për çka qytetarët Prishtinas edhe ta kanë dhënë votën ty z. Rama. Votën ta kanë dhënë edhe ata nga të cilët nuk e ke pritur, me besimin nga njerëzit e pa anshëm sepse ju z. Rama erdhët si kandidat i pavarur e arkitekt për Prishtinën duke u deklaruar njeri pa parti dhe pa anime politike, për interes të të gjithë qytetarëve, për zhvillim e transformim kualitativ në ndërtimin e kryeqytetit. Pra kryetari Rama e ka për obligim që pa vonesë, ta konsolidojë grupin e ekspertëve profesionistë dhe të fillojë shndërrimin e Prishtinës në një metropol të vërtetë në Ballkan ashtu sikur që është zotuar, duke ju mundësuar investitorëve aktuale në kryeqytet të kërkojnë bashkëpunëtor dhe miratojnë projekte të cilat janë duke pritur, mbi 20 vite për një leje ndërtimi. Projekte të gatshme në toka private e të cilave as ju nuk po u jepni zgjidhje me leje ndërtimi, për shkak të interferimit nga ishat e kriminalizuar e të lidhur ngushtë me nëntoka e ndërtimit. Ju z. Rama me mbylljen e rrugës Xhorxh Bush e keni prekur qytetarin aty ku nuk është dashur, dhe ky është gabim i madh, qytetarët duhet të lihen të funksionojnë normalisht kurse qendra e Prishtinës duhet të rregullohet ashtu sikur që i ka hije projektit metropolitan.

Është koha e fundit, që Rama të marr urgjentisht vendim, për realizimin e investimeve përreth Pallatit të Rinisë duke mundësuar lidhjen e Arbërisë me sheshin kryesor të Prishtinës,në bashkëpunim me pronarët privat të tokave që edhe ata të investojnë në projektet kapitale super kualitative e shume cilësore, sepse edhe ashtu i plotëson të gjitha kushtet hapësinore, për shesh dhe objekte, kushte që edhe ju e dini, se kurrsesi nuk i ka rruga Xhorxh Bush.

Z. Rama tanimë po kalojnë dy vite dhe ju ende nuk keni filluar të rregulloni asgjë, nga ato që vet keni premtuar, kurse qytetarët përfundimisht po e vërejnë se mos lejimi i fillimit të ndërtimeve tek Pallati i Rinisë, nuk i bënë nderë as kujt e më së paku Prishtinës, derisa rrugën dhe hapësirën në Xhorxh Bush, ju z. Rama e keni gjetur të gatshme dhe me veprimin tuaj, për mbylljen e saj, janë dënuar vetëm qytetarët të cilët tanimë po detyrohen edhe të protestojnë kundër jush, akte këto të lejuara, që mbrohen edhe nga ligji dhe kushtetuta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".