Mbyllja e rrugës 'Xhorxh Bush' dhe shndërrimi i sheshit në hapësirë tregtare, gabim i Përparim Ramës

Mbyllja e rrugës 'Xhorxh Bush' dhe shndërrimi i sheshit në hapësirë tregtare, gabim i Përparim Ramës
Mbyllja e rrugës 'Xhorxh Bush' dhe shndërrimi i sheshit në hapësirë tregtare, gabim i Përparim Ramës

Blerim Burjani

  • 09 January 2024 - 16:57

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Po zhvillohen madje plotë koncerte, plotë panaire që bëhen me leje të komunës. Pra ideja që ta ndalë këtë rrugë është bërë gabimisht dhe shumë e dëmshme. Nuk duhet bërë gjëra të kësaj natyre. Nuk është sheshi e as kjo rrugë për koncerte dhe për ta shndërruar qendrën e qytetit në treg apo shesh, me këtë lloj politikash penguese të automjeteve.

 

Mbyllja e rrugës Xhorxh Bush me të vërtetë ka krijuar probleme të mëdha në qarkullimin e qytetarëve në kryeqytet. Është vështirësuar jeta dhe puna. Problemi është vonesa e tmerrshme e daljeve nga Prishtina, sjellja rreth e rrotull e autobusëve shkakton vonesë të madhe. Nga tregu i gjelbër e deri te rrethi autobusi dhe automjetet e qytetarëve bëjnë kohë 35 min, e shpesh herë edhe më shumë se 40 minuta. Kjo po ndodhë qe një kohë të gjatë sepse rruga u shndërrua në shesh, e sheshi u shndërrua në një treg të mallrave ku shiten prej qepëve e deri te turshia. Po zhvillohen madje plotë koncerte, plotë panaire që bëhen me leje të komunës. Pra ideja që ta ndalë këtë rrugë është bërë gabimisht dhe shumë e dëmshme. Nuk duhet bërë gjëra të kësaj natyre. Nuk është sheshi e as kjo rrugë për koncerte dhe për ta shndërruar qendrën e qytetit në treg apo shesh, me këtë lloj politikash penguese të automjeteve. Pra për koncerte e turshia duhet të shfrytëzohen lokacione jashtë qendrës së qytetit ku qytetari vullnetarisht dhe sipas nevojës shkon e kryen një punë, ose shkon për tu argëtuar aty ku zhvillohen ato aktivitete, por jo obligativisht kur të del në shesh duhet të dëgjoj zhurmë të madhe. Kështu me zhurmë po krijohet atmosferë e pa durueshme edhe ndaj banorëve të qendrës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".