Për shtetin e Kosovës garantojnë aleatët, mbrojtja nga Mbretëria e Bashkuar është e rëndësisë jetike

Për shtetin e Kosovës garantojnë aleatët, mbrojtja nga Mbretëria e Bashkuar është e rëndësisë jetike
Për shtetin e Kosovës garantojnë aleatët, mbrojtja nga Mbretëria e Bashkuar është e rëndësisë jetike

Muhamet Kelmendi

  • 10 January 2024 - 16:32

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Britania e Madhe është shtet shumë i rëndësishëm në Evropë dhe në botë. Edhe gjatë historisë ka pasur rëndësi të madhe. Tash, pas vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Prishtinë, doli se më shumë po interesohet Mbretëria e Bashkuar për Ballkanin dhe kryesisht për Kosovën kundruall shtetit racist serbomadh.

 

Mbretëria e Bashkuar e ka vendosur Kosovën në qendër të paqes. Këtu po del se është rreziku i luftës terratiste serbe. Pa paqe dhe siguri në Kosovë nuk ka paqe në Ballkan dhe më gjerë. Z.Cameron tha: "Britania e Madhe po i mbështetë miqtë dhe po punon ngushtë me aleatët për të ruajtur gjendjen në Kosovë (...). Kosova është shtet i pavarur dhe këtu nuk ka çka të diskutohet(...)". Ky qëndrim është shumë i rëndësishëm për Republikën e re, për Kosovën. Si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht, është ndihmë dhe siguri e madhe për Kosovën. Britania e Madhe i ka 600 ushtarë në Kosovë. Të gjithë janë në kufi me shtetin serb. Edhe në NATO ka rol vendimtar. Ndikim ka në SHBA, sikundër edhe në shtetet e Comonveltit, të cilat kanë peshë të madhe në botë. Këtu mundë të ketë ndikim Mbretëria e Bashkuar në njohje të reja të shtetit të Kosovës. Janë tërësisht mbi 49 shtete. Nga këto shtete pritet që Kosovës t' i sillen njohje të reja. Këtë e premtoj Sekretari i shtetit z.Cameron. Por, shumë e rëndësishme është mbrojtja e Republikës së Kosovës. Sigurisht edhe ndihma të ndryshme ushtarake për FSK-në do të ndahen nga Mbretëria e Bashkuar. Sa kohë që Mbretëria e Bashkuar është e vendosur për të ruajtur shtetin e Kosovës edhe siguria është shumë e madhe. Aty ku është Londra prezent me ushtri është shumë vështirë të futet ndokush në luftë me vendin e tillë. Nëse futet, futet në konflikt me vetë Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ka rëndësi jetike për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".