Zgjimi i vonuar i shteteve të Perëndimit për zbulimin e fytyrës së vërtetë të Vuçiqit në shërbim të agjendës ruse dhe përkrahjes së hapur të politikës së krimit

Zgjimi i vonuar i shteteve të Perëndimit për zbulimin e fytyrës së vërtetë të Vuçiqit në shërbim të agjendës ruse dhe përkrahjes së hapur të politikës së krimit
Zgjimi i vonuar i shteteve të Perëndimit për zbulimin e fytyrës së vërtetë të Vuçiqit në shërbim të agjendës ruse dhe përkrahjes së hapur të politikës së krimit

Nexhat Haziri

  • 10 January 2024 - 18:22

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Çështja e raporteve me Kosovën, Bosnja dhe raportet me Rusinë janë tri kartat me të cilat Vuçiq e ka një pozicion të fortë e që po ashtu atë e bëjnë faktor kyç në raport me bashkësinë ndërkombëtare, dhe kjo tregon se faktori ndërkombëtar do të jetë i kujdesshëm me masa apo sanksione ndaj tij dhe Serbisë. Nuk ka faktor tjetër në Serbi me të cilin perëndimi mund t'i përfundoj çështjet e hapura në rajon. Raportet në mes të Serbisë dhe Perëndimit duket të jenë komplekse më shumë se që ato shfaqën në publik.

 

Reagimet e fundit nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me procesin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi dhe manipulimi i tyre nga presidenti Vuçiq dhe partia e tij kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare të filloj ta shohë më ndryshe regjimin e Vuçiqit në Serbi, regjim ky që e ka fundosur demokracinë duke e zëvendësuar atë me një pushtet autoritativ dhe me reprezalje siç u tregua edhe me rastin e maltretimit dhe burgosjen e njërit nga liderët opozitar Nikola Sanduloviç nga BIA me urdhër të Vuçiqit. Pra të gjitha këto veprime nga ana e Vuçiqit kanë bërë që Serbia të jetë më larg perëndimit dhe më afër modelit të Rusisë së Putinit dhe Bjellorusisë së Llukashenkos, e që përtej autoritetit në Serbi, paraqet edhe rrezik për destabilitet rajonale dhe përkeqësim të raporteve me shtete fqinjë, si me Kosovën dhe Bosnjën. Por në këtë kontekst duhet parë edhe një betejë në mes Vuçiqit dhe perëndimit, sa i përket presionit, edhe Vuçiq përmes veprimeve të fundit po dëshiron ti tregoj Brukselit dhe Uashingtonit sa ai është i vetmi në Serbi më të cilin duhet të komunikoj Perëndimi. Dhe këtë avantazh sigurisht se ia mundëson edhe një opozitë e dobët në Serbi e cila siç shihet nuk është tregues dhe bindës se Perëndimi do të mund të llogarisë në të, sidomos në drejtim të procesit të përfundimit të dialogut me Kosovën dhe arritjen e marrëveshjes finale që duhet të jetë më njohje reciproke, as lidhur me çështjen e Bosnjës dhe respektimit të integritetit territorial të saj, raporteve me Rusinë dhe çështje të tjera. Por edhe perëndimi apo bashkësia ndërkombëtare, edhe përkundër deklaratave dhe kerkesave për sanksionim të Serbisë për shkak që Vuçiqi dhe partia në pushtet është duke shkuar drejtë një sundimi diktatorial, do të jetë shumë e kujdesshme dhe nuk pres që të shkojnë deri në fund me kërcënimet e tyre për faktin se në Serbi nuk shohin akoma një partner me atë të cilit do ti kundërvihen Vuçiqit. Çështja e raporteve me Kosovën, Bosnja dhe raportet me Rusinë janë tri kartat me të cilat Vuçiq e ka një pozicion të fortë e që po ashtu atë e bëjnë faktor kyç në raport me bashkësinë ndërkombëtare, dhe kjo tregon se faktori ndërkombëtar do të jetë i kujdesshëm me masa apo sanksione ndaj tij dhe Serbisë. Nuk ka faktor tjetër në Serbi me të cilin perëndimi mund t'i përfundoj çështjet e hapura në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".