Qeveria Kurti po e mbanë premtimin e dhënë para votuese për angazhimin maksimal dhe me prioritet për ta luftuar krimin

Qeveria Kurti po e mbanë premtimin  e dhënë para votuese për angazhimin maksimal dhe me prioritet për ta luftuar krimin
Qeveria Kurti po e mbanë premtimin  e dhënë para votuese për angazhimin maksimal dhe me prioritet për ta luftuar krimin

Hajrullah Ternava

  • 12 January 2024 - 07:54

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Zbulimi dhe arrestimi i grupit kriminal është edhe një dëshmi që flet se para politika e SHIK-ut para institucional dhe rrjeteve të tjera kriminale të mbuluara me petkun e politikës, për dy dekadat e kaluara kanë instaluar krimin dhe rrjetet kriminale të veta, për zhvatje të buxhetit të shtetit, në secilën shtyllë të pushtetit, prandaj vetëm tash me këtë mandat qeverisë, sado me pengesa dhe vështirësi, po zbulohen fillet e këtyre rrjeteve kriminale që duhet të nxirren në shesh, të dalin para drejtësisë dhe të pastrohet shteti, por edhe të hetohet pasuria e secilit politikën për rrugët dhe mënyrën që është përfituar, duke ju nënshtruar një analize “mikroskopike” dhe e gjithë ajo pasuri që nuk mundë të arsyetohet ligjërisht të konfiskohet dhe ti kthehet buxhetit të shtetit.

-Premtimet e dhëna elektoratit para zgjedhjeve nga kjo qeveri se do ta luftoj krimin ne përgjithësi, tani po jetësohen, dhe popullit po i kthehet respekti ndaj kësaj qeverie se më në fund Kosova po fillon të spastrohet nga ato krime të rënda të kryera nga ish qeveritarët që sikur dihet, u pasuruan brenda natës për veti, duke zhvatur të pa penguar buxhetin e shtetit. Prandaj jo rastësisht deri tani ishim shteti me i izoluar në Evropë. Kjo situatë dëshmohet edhe me arrestimin e fundit të grupit prej 13 personash për lidhje dhe veprimtari kriminale, ku nga ata 12 janë zyrtarë shteti, inspektor të ATK-s, të dyshuar për abuzim me detyrën zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit, për nivelin e lartë të rrjeteve kriminale të cilat janë instaluar nga mafio politika në institucionet më vitale të shtetit, e të cilat në këtë mandat qeverisës vetë sa kanë filluar për tu zbuluar dhe arrestuar, nevojë kjo jetësore për pastrimin, respektivisht dekriminalizimin e plotë të administratës së shtetit nga nëntoka e krimit të organizuar. Kjo qeveri tani po e dëshmon me përkushtim dhe veprim të përditshëm luftën antikrim.

Zbulimi dhe arrestimi i grupit kriminal është edhe një dëshmi që flet se para politika e SHIK-ut para institucional dhe rrjeteve të tjera kriminale të mbuluara me petkun e politikës, për dy dekadat e kaluara kanë instaluar krimin dhe rrjetet kriminale të veta, për zhvatje të buxhetit të shtetit, në secilën shtyllë të pushtetit, prandaj vetëm tash me këtë mandat qeverisë, sado me pengesa dhe vështirësi, po zbulohen fillet e këtyre rrjeteve kriminale që duhet të nxirren në shesh, të dalin para drejtësisë dhe të pastrohet shteti, por edhe të hetohet pasuria e secilit politikën për rrugët dhe mënyrën që është përfituar, duke ju nënshtruar një analize “mikroskopike” dhe e gjithë ajo pasuri që nuk mundë të arsyetohet ligjërisht të konfiskohet dhe ti kthehet buxhetit të shtetit. Arrestimi i trembëdhjetë persona që ka ndodhur të martën nga ana e institucioneve të drejtësisë, është goditje spektakulare e rrjetit të krimit në kupolën e shtetit sepse prej tyre dymbëdhjetë persona janë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, kanë rënë në prangat e Policisë, pas një aksioni të suksesshëm hetimor të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Mashtrimi në detyrë’, ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, duke i shkaktuar shtetit kështu një dëm prej rreth 18 milionë euro.

Disa nga të arrestuarit madje dyshohet se kanë pasur lidhje të ngushta me ish partitë politike që kanë qenë në pushtet, PDK e LDK. Të paktën tre inspektorë dalin të kenë pasur lidhje të forta me partitë që kanë qeverisur Kosovën përgjatë 20 viteve të kaluara e në mesin e tyre edhe me ish shefin e SHIK-ut Kadri Veselin. Nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale, shihet qartazi se të arrestuarit ishin simpatizantë e veprimtar të partive opozitare, ish pushtetare. Njëri nga ta është Murteza Zeqiri, ku në një nga shumë postime të tij lidhur me politikën, bie në sy fotografia me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin. Ndërkaq, sa i përket inspektorit tjetër, Masar Zejnullahu, nga postimet në profilin e tij në Facebook, shihet se i njëjti është simpatizant i Lidhjes Demokratike e Kosovës. Përveç këtyre, edhe një tjetër inspektor që u arrestua në mesin e 12 të tjerëve, pra Vllaznim Krasniqi, ishte mik i anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci dhe i Kadri Veselit.

Në media është raportuar se Krasniqi gjatë vitit 2019 u rendit i dhjeti në konkursin e ATK-së për inspektorë, duke dalë më i mirë se 502 kandidatë të tjerë në atë konkurs, ku kishte arritur 81.5% të pikëve në testin me shkrim!!! Pse deri më tash ish pushtetarët, tani në opozitë, po heshtin dhe po i injorojnë e nuk po i mbështesin, ose së paku ti përshëndesin aksionet e tilla antikrim që po i ndërmarrin institucionet e shtetit, kur dihet fakti se pikërisht sundimi i ligjit ishte pika më e dobët edhe e pritjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës deri në këtë vit.

Nga kjo qeveri popullata kërkon që në përpikëri ta luftoj krimin në përgjithësi ashtu sikur që ka premtua para zgjedhjeve, e që elektorati ia dha votën mbi 50%, e sikur që dihet se edhe në zgjedhje të ardhshme që duhet të ndodhin sivjet, nëse kjo qeveri në të vërtetë e lufton krimin në përpikëri, prapë do të ja japin votën po kësaj qeverie, por tani luftimi i krimit në përgjithësi duhet të jetë shumë më i ashpër dhe më i pamëshirshëm, që ky vend njëherë e përgjithmonë të ballafaqohet me një luftim serioz të krimit, dhe populli i jonë të bindet se paska qeveri që në të vërtetë po e luftuakan krimin në përgjithësi e jo sikur të tjerat qeveri të deritashme që sa ishin në pushtet përfitonin dhe zyrtarët e tyre brenda natës pasuroheshin skajshmërisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".