Politika duhet ta mbështet ndjekjen e të gjithë zhvatësve të buxhetit, të cilët u pasuruan duke ushtruar pozita të ndryshme deri në kupolën më të lartë të shtetit

Politika duhet ta mbështet ndjekjen e të gjithë zhvatësve të buxhetit, të cilët u pasuruan duke ushtruar pozita të ndryshme deri në kupolën më të lartë të shtetit
Politika duhet ta mbështet ndjekjen e të gjithë zhvatësve të buxhetit, të cilët u pasuruan duke ushtruar pozita të ndryshme deri në kupolën më të lartë të shtetit

Blerim Burjani

  • 12 January 2024 - 08:01

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Krimi ekonomik duhet të luftohet deri në fund. Duhet madje të hetohen pa asnjë kompromis dhe pa dallime, të gjithë ata për të cilët ka dyshime, duke përfshi edhe politikanët në pozitat e larta, të qeverive të kaluara. Pra, hetimet nuk duhet të fokusohen vetëm tek shërbyesit civil , e të tjerët të ashtuquajturit politikan të falen për dështimet dhe dëmet e mëdha që ja kanë bërë buxhetit të shtetit, qoftë me qëllim të përvetësimit të pasurisë shtetërore apo të mosdijes profesionale, apo edhe të ndikimit dhe favorizimit të grupeve kriminale. Institucionet e drejtësisë duhet ta hetojnë secilin ndaj të cilit ka dyshime dhe të kërkojnë përgjegjësi, sepse ka raste të panumërta, me vite të tëra që ka pasur abuzime marramendëse dhe kaos në shfrytëzimin abuzin të buxhetit të shtetit.

-Është për tu çmuar dhe vlerësuar qasja dhe përkushtimi i kësaj qeverie që për këto dy vite mandat ka dëshmuar se ka vullnet për të vepruar në luftimin e dukurive negative, atyre kriminale, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë më së miri deri më tash e kanë dëshmuar një numër i madh i aksioneve të kryera kundër kryesve të veprave penale, sidomos atyre që ndërlidhen me krimin e rëndë ekonomik e që institucionet e rendit dhe sigurisë, por edhe ato të drejtësisë, e kanë pasur vazhdimisht mbështetjen e plotë nga ana e pushtetit aktual politik. Kjo është parë, provuar dhe vërtetuar sidomos me luftën antikrim dhe kundër kontrabandës në veri të Kosovës e cila për shumë vite ka qenë pothuajse e kontrolluar fare dhe është zhvilluar si të ishte një xhungël, fare pa u penguar. Në këtë vazhdë është edhe rasti i fundit i arrestimit të grupit prej 13 vetash, e ku 12 prej tyre u raportuan se janë zyrtar- inspektorat e ATK-së.

Gjithsesi se në fushën e luftimit të krimit dhe korrupsionit, të abuzimit me ligjin, kërkohet të bëhet shumë punë, të mos improvizohet por krimi dhe korrupsioni, shkelja e ligjit kudo që ndodhë dhe nga kushdo që zhvillohet duhet të ndiqet e të ndëshkohet. Krimi ekonomik duhet të luftohet deri në fund. Duhet madje të hetohen pa asnjë kompromis dhe pa dallime, të gjithë ata për të cilët ka dyshime, duke përfshi edhe politikanët në pozitat e larta, të qeverive të kaluara. Pra, hetimet nuk duhet të fokusohen vetëm tek shërbyesit civil , e të tjerët të ashtuquajturit politikan të falen për dështimet dhe dëmet e mëdha që ja kanë bërë buxhetit të shtetit, qoftë me qëllim të përvetësimit të pasurisë shtetërore apo të mosdijes profesionale, apo edhe të ndikimit dhe favorizimit të grupeve kriminale. Institucionet e drejtësisë duhet ta hetojnë secilin ndaj të cilit ka dyshime dhe të kërkojnë përgjegjësi, sepse ka raste të panumërta, me vite të tëra që ka pasur abuzime marramendëse dhe kaos në shfrytëzimin abuzin të buxhetit të shtetit.

Andaj duhet të hetohen dhe kapen të gjithë që të dalin para drejtësisë, askush nuk duhet ti shpëtoj ligjit dhe nxjerrjes para gjyqësorit. Pasurimi enorm brenda natës dhe mos hetimi i mënyrës se si po pasurohen politikanët është një papërgjegjësi e madhe e institucioneve të ndjekjes, sepse kemi pasurim të pa bazuar dhe të pa arsyetuar në mënyrë të ligjshme nga ana e politikanëve të cilët akoma mbeten të paprekshëm. Ky lëshim dhe anashkalim është i pa pranueshëm. Organet e drejtësisë duhet të zhvillojnë një hetim dhe ndjekje penale me përmasa të gjëra për të zbuluar dhe arrestuar të gjithë ata që i kanë bërë dëme buxhetit të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".