Pikësynimi serbomadh është i pa ndryshueshëm, qëllimi final është ripushtimi i Kosovës

Pikësynimi serbomadh është i pa ndryshueshëm, qëllimi final është ripushtimi i Kosovës
Pikësynimi serbomadh është i pa ndryshueshëm, qëllimi final është ripushtimi i Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 12 January 2024 - 08:04

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Serbia e ka në Kushtetutë të sanksionuar se Kosova është pjesë përbërëse e këtij shteti. Statusi i Kosovës është caktuar në Krahinë Autonome të Serbisë. Sanksionimi i tillë dërgon edhe te ndërmarrja e masave përgatitore në fushën politike, ndërkombëtare dhe ushtarake, në mënyrë që të realizohet përcaktimi kushtetues i ripushtimit të Kosovës.

-Nga ky aspekt dhe qëllim që ka Serbia për ripushtimin e Kosovës po ndërmerren këto masa. Fusha politike, ku e gjithë struktura politike e Serbisë është e drejtuar në sqarime politike se shteti serb mbron Kartën e OKB-së dhe se nuk heqë dorë nga Kosova si "territor" serb. Këtë përcaktim e kanë ndërlidhur gjoja edhe me fakte. Këtu po paraqiten manastiret dhe kishat si prova se në të kaluarën ka qenë Kosova e banuar nga serbët. Mirëpo, politika raciste serbe, megjithatë, po dështon kudo. Manastiret janë ndërtuar para se Sllavët e Jugut në shekullin VI dhe VII të shpërngulen nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia. Manastiret janë të kohës së Bizantit. Këtu kanë jetuar shqiptarët që pas ndarjes së Perandorisë Romake, në vitin 453 të epokës së re,bien nën sundimin bizantin. Në këtë periudhë kohore janë ndërtuar manastiret dhe kishat e vjetra në Kosovë. Dhe, në këtë kohë ishte populli i dy besimeve, atij katolik dhe atij ortodoks.

Natyrisht se kjo propagandë ka për qëllim ngritjen e urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve te sllavët, sidomos te serbët, me qëllim që të përkrahet shteti serb në politikën raciste. Shumë pak ose fare hiq ka element në Serbi internacional. Ata që dalin kundër maltretohen dhe rrahën brutalisht. Kështu u bë edhe me kryetarin e Partisë Republika Nikolla Sandulloviç. Fusha kundër Kosovës po bëhet ndërkombëtare. Krejt kjo politike po propagandohet jashtë vendit, tek shtet dhe mekanizmat ndërkombëtar, që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Me këtë po kërkohet përkrahja ndërkombëtare në politikën nacional-shoviniste. Bazë e kësaj politike diplomatike po paraqiten burimet materiale, si kishat e manastiret, sikundër edhe burimet formale, Karta e OKB-së, subjekte që nuk e kanë njohur Kosovën. Në OKB figuron vetëm shteti serb. Fusha kundër Kosovës është edhe ushtarake. Realizimi i kësaj politike kërkon forca të mëdha ushtarake dhe paramilitare. Për këtë shkak po e fusin shërbimin ushtarak obligativ dhe janë armatosur me armë moderne nga Kina dhe Rusia.

Afër kufirit me Kosovën kanë vendosur 47 baza ushtarake dhe paramilitare. Kanë dërguar mjete të blinduara dhe ka rritur buxhetin për ushtri në 1 miliardë e 350 milionë Euro. Shkon kështu për frymë të banorit deri në 500 Euro investime në vit në ushtri. Mbështetur në këto fakte po ndërmerren provokime politike, aktivitet ndërkombëtar dhe ushtarak. Dërguan në Banjskë rreth 60 paramilitar dhe po përgatiten njësi tjera ilegale militare për të vepruar në Kosovë, në mënyrë që të paraqitet gjendja luftarake si rezultat i kryengritjes serbe, prej nga vjen kështu deri te agresioni serb në Kosovë. Tërë puna nacionaliste e ka këtu qëllimin. Ëndërrojnë për kohë të përshtatshme që të bëjnë agresion ushtarak mbi Kosovën. Ky është pikësynimi serbomadh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".