Përparim Rama mos harro, liro rrugë për të investuar me projektet që ke premtuar, mos e mbaj Prishtinën të bllokuar

Përparim Rama mos harro, liro rrugë për të investuar me projektet që ke premtuar, mos e mbaj Prishtinën të bllokuar
Përparim Rama mos harro, liro rrugë për të investuar me projektet që ke premtuar, mos e mbaj Prishtinën të bllokuar

Xhevat Meha

  • 12 January 2024 - 11:27

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha

Tipike e bashkëpunimit në krim. Kaosi i krijuar u ka bërë jetën më të vështirë qytetarëve. Bërja e jetës më të vështirë për qytetarët është program i Serbo-Rusisë i zbatuar nga rrjeti i strukturave të fshehta që veprojnë brenda institucioneve tona. Në rastin e kësaj rruge, u dëshmua se rrjeti i fshehtë veproj brenda qeverisjes komunale në bashkëpunim me veprimin brenda opozitës.

-Mbyllja e rrugës Xhorxh Bush dëshmoj papërgjegjësinë e vendimmarrjes, u krye me arsyetime që janë të pa qëndrueshme. Diku ku vendimmarrja në emër të qytetarëve i nënshtrohet përgjegjësisë, në rastin konkret me këtë rrugë, së pari do të ishte ndërhyrë në nyejt infrastrukturore ekzistuese për përshtatje që të zhbllokoj lëvizjen e automjeteve, dhe kjo para se të mbyllej rruga. Kjo rrugë u mbyll pa bërë as edhe një orë punë në përshtatjen e infrastrukturës ekzistuese. Pa diskutim që kjo krijoj bllokim të lëvizjes së automjeteve.

Në kohën e qeverisjes së Shpend Ahmetit është kryer studimi dhe është përgatitur raporti i planit të mobilitetit. Ky projekt u financua nga BERZH dhe u zbatua nga një firmë angleze. Nuk është marrë për bazë ky studim në rastin e mbylljes së rrugës Xhorxh Bush. Heshtje bënë edhe opozita, asnjë fjalë për këtë plan, asnjë fjalë për kaosin e krijuar.

Tipike e bashkëpunimit në krim. Kaosi i krijuar u ka bërë jetën më të vështirë qytetarëve. Bërja e jetës më të vështirë për qytetarët është program i Serbo-Rusisë i zbatuar nga rrjeti i strukturave të fshehta që veprojnë brenda institucioneve tona. Në rastin e kësaj rruge, u dëshmua se rrjeti i fshehtë veproj brenda qeverisjes komunale në bashkëpunim me veprimin brenda opozitës. Duhet qe gjithsesi AKI te merret me këto veprime dhe qytetareve te Prishtinës dhe te Kosovës t'u ofroj raport konkrete te shtrirjes se veprimit te këtij rrjeti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".