Vetting-u, zgjidhja e vetme për të mirën e drejtësisë kosovare, pastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Vetting-u, zgjidhja e vetme  për të mirën e drejtësisë kosovare, pastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial
Vetting-u, zgjidhja e vetme  për të mirën e drejtësisë kosovare, pastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Muhamet Kelmendi

  • 16 January 2024 - 07:53

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Sistemi gjyqësor është i pavarur dhe dëshiroj që të mbetet i pavarur. Kjo nuk do të thotë se nuk ka çka të rregullohet në sistemin e drejtësisë. Ka shumë. Vettingu është armën e qëlluar që duhet të bëhet në Kosovë. Ministria e Drejtësisë e Kosovës kërkohet ta përgatitë projektligjin dhe në fund ta vendos Kuvendi me vota të deputetëve. Vetëm me Vetting i bëhet mirë sistemit gjyqësor e prokuroria të Kosovës

-Sistemi gjyqësor në Kosovë është i pavarur. Gjykata Kushtetuese e Kosovës është sipas Kushtetutës së vetë e pavarur dhe niveli gjyqësor më i lartë në Republikë. Kuptohet se mendime e sugjerime mund të bëhen. Ato mund të vijnë nga anët e ndryshme. Megjithatë, nëse kalohet në sulme dhe ato bëhen nga niveli i pushtetit ekzekutiv më të lartë, nga ministrat e Qeverisë, kuptohet atëherë si veprim i tillë, si akt i kontrollimit të gjykatës. Qeveria kërkohet ta shikojë punën ekzekutive për ku e ka marrë votën. Sistemi gjyqësor është i pavarur dhe dëshiroj që të mbetet i pavarur. Kjo nuk do të thotë se nuk ka çka të rregullohet në sistemin e drejtësisë. Ka shumë. Vettingu është armën e qëlluar që duhet të bëhet në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës kërkohet ta përgatitë projektligjin dhe në fund ta vendos Kuvendi me vota të deputetëve. Vetëm me Vetting i bëhet mirë sistemit gjyqësor e prokuroria të Kosovës. Veprimet tjera, duke kritikuar e akuzuar, janë të dëmshme, nëse bëhen nga Qeveria. Kërkohet një veprim i matur dhe i drejtë. Gjykata Kushtetuese i përgjigjet vetëm ligjit në fuqi, përkatësisht vepron dhe vendos në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Gjykimet kërkohet të jenë të lira, transparente dhe kushtetuese. Nëse del e kundërta kërkohet nga Kuvendi që të angazhohet me ligj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".