Dokumentet e lëshuara nga Institucionet paralele serbe të ndalohen

Dokumentet e lëshuara nga Institucionet paralele serbe të ndalohen
Dokumentet e lëshuara nga Institucionet paralele serbe të ndalohen

Dr. Hysni Aliu

  • 16 January 2024 - 08:07

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Unë besoj shumë që Qeveria e Kosovës, duhet të dal me një vendim për ti bërë ta pavlefshëm çdo dokument të lëshuar nga këto institucione paralele në Serbi, gjë që do ta bënte të pamundshëm procedimin e mëtejmë të kësaj çështje në BE. Kosova duhet ta ndaloj tërësisht edhe përdorimin e dinarit dhe funksionimin e organizatava serbe paralele në tërë territorin e Kosovës.

-Insistimi i Komisionit Evropian për ti pranuar dokumentet e institucioneve paralele serbe edhe në procesin e liberalizimit të vizave, pra pasaportat e lëshuara nga zyrat paralele të Serbisë në emër të Kosovës si pjesë e shtetit serb, për aq sa është idiotizëm, është edhe thirrje për thellimin e gjendjes konfiktuoze dhe për luftë në Ballkan. Ky insistim lidhet drejtpërdrejtë me tendencën për ndarjen e Kosovës, tendencë që përveç administratës Trump Grenell ju përshtatej edhe disa idiotëve dhe luftënxitësve në BE.

E kemi fatin që aty e kemi Gjermaninë dhe disa vende të tjera demokratike që me këmbëngulje insistojnë që ta mbrojnë ligjin dhe rendin e jo luftën e anarkinë sikur që po veprojnë disa të tjerë. Unë besoj shumë që Qeveria e Kosovës, duhet të dal me një vendim për ti bërë ta pavlefshëm çdo dokument të lëshuar nga këto institucione paralele në Serbi, gjë që do ta bënte të pamundshëm procedimin e mëtejmë të kësaj çështje në BE. Kosova duhet ta ndaloj tërësisht edhe përdorimin e dinarit dhe funksionimin e organizatave serbe paralele në tërë territorin e Kosovës.

Është provuar që gjë që lidhet me Serbinë duhet të shtyhet përpara me detyrim, përndryshe as për një qime të flokut nuk mundë të ketë marrëveshje me këtë shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".