Gjykata dhe Prokuroria të mos e amnistojnë krimin, hajnat e meritojnë ndëshkimin

Gjykata dhe Prokuroria të mos e amnistojnë krimin, hajnat e meritojnë ndëshkimin
Gjykata dhe Prokuroria të mos e amnistojnë krimin, hajnat e meritojnë ndëshkimin

Dardan Grapci

  • 16 January 2024 - 17:42

Shkruan: ANALISTI-Dradan Grapci

Nuk është hera e parë që nga ATK-ja vijnë lajme për hajni e për skandale. Zyrtarët e këtij institucioni arrijnë edhe ti korruptojnë gjyqtarët duke e ditur që nëse ju dalin skandalet në publik dhe media, mund të gjobiten dhe arrestohen, ku në fund edhe mbesin të gjithë pa punë prandaj nuk kursejnë për të intervenuar me shuma të majme për ti blerë gjyqtarët apo prokurorët që mundë të jenë të korruptuar.

 

Është sjellje shumë e pa përgjegjshme, nga ana e Gjykatave të Kosovës, në ato raste, kur pas një periudhe të gjatë hetimore, arrestohet me dyshime të bazuara nga grup kriminal, dhe pastaj i gjithë ai mundë dhe faktet e mbledhura nga ana e Prokurorisë, nënçmohen deri të atë masë sa që të dyshuarit për veprën penale lirohen pas arrestimit të tyre nga organet e ndjekjes, me vendim të pa matur apo të ndikuar nga grupet e interesit që kanë lidhje me grupet kriminale. Një rast të tillë e kemi përcjellë së fundi edhe me grupit e të arrestuarve për abuzimet skandaloze të buxhetit të shtetit në ATK. Vendimet e tilla të gjyqësorit nuk e luftojnë, krimin, nuk e ndihmojnë dhe stimulojnë as angazhimin e prokurorëve në mundin e tyre por ndodhë e kundërta. Prandaj i nxitur nga ku lajm skandal, e kam një pyetje për Gjykatën Themelore të Prishtinës: Pse ankoheni kur qytetarët marrin masa vetanake për tu mbrojtur nga mos veprimi i juj në bazë të ligjit dhe kushtetutës? E kur e bëjë këtë pyetje dua të sqaroni edhe këtë rast pse po e lejoni që 12 të akuzuarit të mbrohen në liri duke e ditur që këta persona jo vetëm se do të ndikojnë lehtësisht tek dëshmitarët, por edhe mundë të ikin nga Kosova dhe ti shpëtojnë dënimit e burgimit t2 merituar për dëmin që ja kanë sakatuar buxhetit të shtetit? Skandali i dytë i Gjykatës themelore në Prishtinë është edhe lejimi i të akuzuarve që të ankohen akoma pa u gjykuar, pa filluar dhe pa përfunduar procesi ndaj tyre. Këtu shtrohet pyetja- pse ata duhet të lejohen të ankohen?!, Aa mos paskan qenë viktimë? Prandaj duke parë të gjitha këto marifete skandaloze të veprimit dhe përpjekjes për ta minimizuar deri në zero rastin e zbuluar të krimit nga ana e prokurorisë, do të ishte me interes të madh publik, ligjore kushtetues që pa asnjë vonesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu , kabineti qeveritar me ekspertët, ta procedojnë Ligjin e Vettingut në Kuvend dhe ta sfidojnë parlamentin dhe spektrin politik pozitë e opozitë që e kanë gojën plot zotime për drejtësi e luftë kundër krimit. Le të shkon pra pa vonesë Vettingu në Kuvend, le të miratohet e të hynë ne fuqi që të zbatohet, për të pasur bazë të mjaftueshme ligjore, për të filluar dhe hetuar nje nga një gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës, për të zbuluar se cilët nga ta janë aq të afërt në lidhje me krimin e organizuar. Vetëm në këtë mënyrë ata mundë të identifikohen, të nxirren jashtë sistemit dhe varësisht nga pesha e përgjegjësisë edhe të dënohen ata gjyqtar dhe prokuror të cilët zbulohet se kane qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e grupeve të krimit e korrupsionit, se kanë lidhje të ngushta të bashkëpunimit me kriminelët politik dhe zyrtarët e korruptuar në instanca të ndryshme të shtetit. Nuk është hera e parë që nga ATK-ja vijnë lajme për hajni e për skandale. Zyrtarët e këtij institucioni arrijnë edhe ti korruptojnë gjyqtarët duke e ditur që nëse ju dalin skandalet në publik dhe media, mund të gjobiten dhe arrestohen, ku në fund edhe mbesin të gjithë pa punë prandaj nuk kursejnë për të intervenuar me shuma të majme për ti blerë gjyqtarët apo prokurorët që mundë të jenë të korruptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".