Jemi vonuar shumë, Serbia duhet të paditet pa vonesë për krimet e luftës në Kosovë

Jemi vonuar shumë, Serbia duhet të paditet pa vonesë për krimet e luftës në Kosovë
Jemi vonuar shumë, Serbia duhet të paditet pa vonesë për krimet e luftës në Kosovë

Hajrullah Ternava

  • 18 January 2024 - 07:41

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Kur vijnë përvjetorët e masakrave serbe të gjithë ngritën në këmbë dhe denoncojnë me fjalë, por tash e 25 vite nga mbarimi i luftës, Kosova nuk e ka bërë asnjë veprim në këtë drejtim në mënyrë që të gjej një rrugë ligjore dhe të padisë Serbinë për krimet dhe dëmet e luftës, sepse edhe figura eminente ndërkombëtare janë të tmerruar me krimin të cilin e ka bërë Serbia në Kosovë dhe për të cilin ekzistojnë dëshmi të bollshme, por ai në nivele shtetesh mbetet akoma i pa denoncuar dhe i pa ndëshkuar.

-Tani mbas 25 viteve nga masakra e Reçakut, 15 janar 1999, e cila masakër e tmerroj botën e asaj kohe, duke u vrarë 45 civilët që u vorrosën me katër javë vonesë, me tëcilët u bë një luftë e tërë për ti marr kufomat, ku në atë betejë u vran edhe 11 ushtar të UÇK-së për ti mbrojt trupat e masakruar që Serbija tentonte ta deformoj të vërtetën e justifikimit të krimit tyre, prandaj është per tu habitur se si deri më tani në një kohë kaq të gjatë kemi heshte të gritjes së padisë për krime luftë kundër Serbisë.

Aq mq tepër hezitimi për të ushtruar padi për krime lufte kundër shtetit serb, behet hezitim i pa kuptueshëm, pasi që tani Kosova është shtet i pavarur, me institucionet e saja që i perkasin një shteti, prandaj tani habija e tanishme është mungesa e një padie shtetërore kundër Serbisë nga Kosova për krimet e luftës, dhe kjo gjithësesi është ana më e errët e dy dekada e gjysmë të mbetura mbrapa nga qeverisjet e kaluara. Kur vijnë përvjetorët e masakrave serbe të gjithë ngritën në këmbë dhe denoncojnë me fjalë, por tash e 25 vite nga mbarimi i luftës, Kosova nuk e ka bërë asnjë veprim në këtë drejtim në mënyrë që të gjej një rrugë ligjore dhe të padisë Serbinë për krimet dhe dëmet e luftës, sepse edhe figura eminente ndërkombëtare janë të tmerruar me krimin të cilin e ka bërë Serbia në Kosovë dhe për të cilin ekzistojnë dëshmi të bollshme, por ai në nivele shtetesh mbetet akoma i pa denoncuar dhe i pa ndëshkuar.

Situata kaq e gjatë e krijuar është kjo pasojë e zvarritjes pikërisht nga fakti se në pushtet për dekada që mbeten mbrapa kishin figura politikanësh të shantazhuar, prandaj ndikimi i tyre në drejtësi ka bërë që edhe krimet e dëmet e luftës të mbeten të bllokuara dhe të pa adresuara e me këtë edhe të pa gjykuara.

Masakra e Reçakut është kryevepra e krimit serb mbi qytetarët e pa fajshëm të Kosovës, dhe në përvjetorët e dhimbshëm nga viti në vit, zyrtar vendor e ndërkombëtar flasin fjalë të mëdha, duke denoncuar këtë krim të pa ndëshkuar, por asgjë akoma në formë zyrtare e ligjore nuk është vepruar. Tani është koha e fundit që këto krime të pa ndëshkuara, të adresohen dhe të mos bëhet pazare sikur që ka ndodhur në dy dekadat e kaluara. Edhe zyrtarët e lartë ndërkombëtar drejtojnë gishtin e adresimit të përgjegjësisë nga Serbia, për këto krime makabre nga ana e Serbisë, që provonte ta pastronte Kosovën përmes ofensivës së tokës së djegur, pa e kursyer as popullsinë pa dallim dhe as ekonominë, sepse qëllimi ishte strategji gjenocidiale për ta okupuar, pastruar etnikisht dhe pastaj ri populluar e sllavizuar Kosoven. Mbështetja ndërkombëtare për denoncim të këtij krimi, dhe krimeve të tjera gjithandej Kosovës ekziston, prandaj qeveria me mekanizmat e saj nuk duhet pritur tutje, duhet të vepron. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet harruar apo të mohojë askush atë se çfarë ka ndodhur në Reçak.

“Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka deklaruar shkruar ai. Asistentja e akredituar e Parlamentit Evropian, Federica Uoelk, tha se 15 janari është një ditë e trishtuar, sepse shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. “Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak. Më 15 janar 1999, kriminelët dhe paramilitarët serbë kryen një masakër makabre ndaj popullatës civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Serbia ende mohon të ketë kryer një masakër”, ka shkruar ajo në platformën ‘ X’.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se në këtë rast të masakrës makabre, Serbia është përpjekur edhe që ta deformojë të vërtetën dhe ta justifikojë krimin, por akoma janë dëshmitarët e gjallë që flasin dhe e argumentojnë dokumentojnë atë. “Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, pat ndodhur ky krim makabër ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UCK’së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj edhe një herë rëndësinë e vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit Villiam Valker, të cilit i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha ai.

Tani ishte dasht qe ky mandat i qeverisës i fundit që duhet ta shfrytëzon edhe disponimin ndërkombëtar për ngritjen e padisë për krime lufte kundër Serbisë, aq më tepër tash kur Serbia është në mbështetje edhe të luftës së pa drejtë pushtuese kundër Ukrainës, dhe kështu nga dita në ditë po e dëshmon së është shtet i pozicionuar që e mbron dhe nuk e ndëshkon krimin. Kjo qeveri e tanishme duhet ti ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme, që ta paditë Serbinë për të gjitha krimet e luftës dhe gjenocidin që ia ka shkaktua popullit të Kosovës, në Gjykatën e Hages, sepse pa një ndëshkim të Serbisë, për shume krime gjenocidale që i ka krye ndaj popullit tonë, nuki mundë të ketë pajtim dhe paqe. Denim i ndaj serbisë nga Gjygji Ndëkombëtar, do të ndikoj edhe në a shtete të si shembull se çfarë dënimi mund ta pret ndonjë shtet në të ardhmen nëse bënë krime të tilla lufte sikur Serbija që ka bërë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".