Ushtrimet e Aleancës Veri-Atlantike në Shqipëri, mesazh i drejtpërdrejtë Serbisë dhe Rusisë

Ushtrimet e Aleancës Veri-Atlantike në Shqipëri, mesazh i drejtpërdrejtë Serbisë dhe Rusisë
Ushtrimet e Aleancës Veri-Atlantike në Shqipëri, mesazh i drejtpërdrejtë Serbisë dhe Rusisë

Nexhat Haziri

  • 19 January 2024 - 07:42

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Ky është ushtrimi i parë ushtarak, luftarak i organizuar nga Aleanca e NATO-s në Ballkan, pas anëtarësimit të shteteve të reja të këtij rajoni, tregon po ashtu gatishmërinë dhe unitetin e NATO-s për të ndërhyrë ushtarakisht në çdo tendencë nga kush do qoftë që provon për të iniciuar konflikte në rajonin e Ballkanit.

-Ushtrimet ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s që po mbahen në territorin e Shqipërisë, janë mesazh i qartë qëdërgohet nga NATO- për Rusinë, e cila përmes Serbisë po tenton që rajonin tonë ta destabilizojë duke provokuar konflikte në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi dhe po ashtu edhe në Maqedoni. Dhe krejt ky skenar rus është paraparë që të aplikohet përmes Serbisë dhe Srpska Republikës në Bosnjë. Mirëpo duke parë mesazhet e fundit që vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni në adresë të Beogradit, nuk besoj që Serbia do të ketë guxim për të hyrë në këto aventura të cilat po ia kërkon Kremilini zyrtar.

Ky është ushtrimi i parë ushtarak, luftarak I organizuar nga Aleanca e NATO-s në Ballkan, pas anëtarësimit të shteteve të reja të këtij rajoni, tregon po ashtu gatishmërinë dhe unitetin e NATO-s për të ndërhyrë ushtarakisht nëçdotendencë nga kush do qoftë që provon për tëiniciuar konflikte në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu kjo tregon për rëndësinë që ka Ballkani për Perëndimin dhe luftën ndaj influencës ruse e cila synon që përmes destabilizimit ta mbajëlarganëtarësimin në BE të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjën, Kosovën, duke e shndërruar në zonë të influencës së saj politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".