Dy dekada të humbura për një padi kundër krimeve serbe të luftës

Dy dekada të humbura për një padi kundër krimeve serbe të luftës
Dy dekada të humbura për një padi kundër krimeve serbe të luftës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 19 January 2024 - 07:51

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Mungesa e një padie shtetërore kundër pushtetit gjakatar serb nga Republika e Kosovës për krimet e luftës është jo vetëm e vonuar por është edhe një turp i madh që brezat e ardhshëm nuk do t´ia falin politikës që e qeverisi këtë vend për dy dekadat e kaluar. Akoma njerëzit nuk do e kuptojnë për një gjë kaq të rëndësishme, pse u desh që të heshtin dhe të paktën që nuk e kanë bërë deri më tani, por vetëm kohë pas kohe kanë bërë fjalë dhe e kanë përmendur nëpër kafene që nuk e meriton vendi, për viktimat dhe sa gjakun që ka derdhur ky popull.

-Krimet serbë të luftës përfshijnë një fushë shumë të gjere të veprimeve që janë bërë me plan për shfarosjen e plotë të popullit shqiptar nga këto troje. Dhe këtu përfshihen përveç vrasjeve, edhe dhunimet , vjedhjet, djegiet e njerëzve për së gjalli dhe shumëçka tjetër që nuk e bëjnë as bishat e maleve të uritura, ndaj është e pakuptueshme për njeriun e gjallë që nuk e kërkuan deri tash askush me ngulm dhe vendosmëri kushtin për ta paditur shtetit kriminel serb për krimet që ka bërë në Kosovë, e që nuk i ka pa të gjitha bota e civilizuar. Kjo do të thotë se ka mjaftë dëshmi për këto krime dhe që nuk janë shpifje por janë fakte të gjalla.

Por, unë e di se sebep ka qenë vetëm pushteti dhe fotelja. Krye mafiozët dhe krye hajdutët që tashmë jo që i njeh edhe një qytetar i thjeshtë, por u bind edhe faktori ndërkombëtar që po këta kryesorët u bënë hajnat më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve të saj në Evropë.

Kjo racë e poshtër nuk çante trapin për padi penale, por vetëm për pushtet dhe për pasuri haram që të uzurpojnë vendin. Por këta krye hajna që e vodhën aq shumë vendin e varfër dhe u bënë super milionerë e kanë bërë një gabim të madh. Gabimi i tyre që i zbuloi populli dhe i vunë emrin HAJNA ishte se nuk kanë ditur si të vidhet, por këta i kapi inati secili po vjedh më shumë. Vodhën me inat dhe me të shpejt dhe natyrisht populli nuk e kishte zor të zbuloj se deri dje i njihte edhe mëhalla se nuk kishin as bukë për të ngrënë dhe për të mbushur barkun bosh. Po aq shumë vodhën qe nuk ka vjedhur më shumë as krimineli Sheshel dhe as çetniku Dragutin Mihajloviqi, që në Kosovë njihet çetnik Drazha.

Dua të them se këta nuk kishin kohë të merreshin me padi kundër kriminelëve serb. Përkundrazi këta bënin dyzen ahengu me ata kriminel, hanin ,pinin dhe shkërdheheshin si homoseksual me kriminelët serbian. Po ta bënin me kohë padinë penale kundër gjakësorëve serb, më thotë mendja se do kishin edhe përkrahjen e Amerikës, Gjermanisë, me një fjalë do e kishin përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Ku ka dëshmi më të fortë prej qindra dëshmive, kur për fat të madh ka edhe dëshmitar të gjallë, ndonëse kriminelët serb dhe politika e tyre terroriste nuk e pranojnë akoma dhe harrojnë se këta para popullit të Kosovës dhe para botës së qytetëruar nuk mundin ta fusin minaren në thes, prandaj nuk duhet heshtur për këtë, por duhet vepruar sa më parë dhe të kërkohet edhe nga bota e qytetëruar përkrahjen, që besoj se nuk na mungon. Kur jemi te faktet, këto krime makabër e ka parë me sytë e tij edhe Uiliam Voker dhe shumë të tjerë, dhe nuk ka forcë Serbia fashiste që të mos pranoj. Amerikanët akoma e thonë se këto krime popullata shqiptare nuk guxon t´i harroj.

Kur jemi te kjo masakër unë personalisht do thosha se në hyrje të Reçakut duhet ngritur përmendore të madhe për njeriun që i tregoi botës së qytetëruar krimin që ka ndodhur nga kriminelët dhe banditët e terroristët serb, pra fjalën e kam që e meriton një gjë të tillë sa është gjallë, z. Villiam Valker.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".