Çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon integrimi pa vonesë dhe me prioritet i Kosovës dhe Serbisë në BE

Çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon integrimi pa vonesë dhe me prioritet i Kosovës dhe Serbisë në BE
Çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon integrimi pa vonesë dhe me prioritet i Kosovës dhe Serbisë në BE

Hajrullah Ternava

  • 20 January 2024 - 08:03

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Në këto rrethana politike të tanishme kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që po zgjatë qe dy vite, e kur ka mundësi të zgjerohet edhe në shtete tjera të Ballkanit, veprimi më i qëlluar do të ndodhte sikur marrja e vendimit, sipas propozimit që e bëri ish-Sekretarit NATO-s, Rasmussen që Kosova dhe Serbia të integrohen në Bashkimin Evropian dhe me këtë veprim serioz do të arrije paqja e qëndrueshme afatgjatë në rajon.

-Nëse Aleanca Perëndimore është e vendosur që të mos lejon konflikt të ri në rajonin e Ballkanit, atëherë një vendim i tillë i propozimit për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian do të duhej të merre, ad-hoc me procedurë të përshpejtuar, pa u vonuar, duke thjeshtësuar kriteret në mënyrë që vendimi të merret si prioritet politik dhe strategjik, kundër infiltrimit të mëtejshëm të ndikimit rus. Derisa është krijuar një vatër e madhe luftë në mesin e Evropës, Rusi - Ukrainë, me rrezik zgjerimi, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se BE e ka obligim t’i integrojë Kosovën dhe Serbinë në Bashkimin Evropian, si bazë për stabilitet të qëndrueshëm. Rasmussen ka thënë se ai nuk dëshiron të komentojë fushatat e armatosjes së vendeve të rajonit, dhe në këtë rrafsh as marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës për shitjen e 246 raketave të tipit “Javelin” dhe nëse ky është një sinjal për Beogradin, sepse sipas tij stabiliteti dhe siguria e rajonit është e qëndrueshme vetëm me joshjen e shteteve të barabarta me integrim pa vonesë në BE.

“Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thosha se mendoj që duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të integruar të gjitha vendet e Ballkanit në strukturat euroatlantike… Në veçanti, Bashkimi Evropian e ka obligim që të përpiqet të integrojë Serbinë, si dhe Kosovën, në Bashkimin Evropian. Ne kemi parë në të kaluarën se kjo është baza për paqe dhe stabilitet më të qëndrueshëm në kontinentin evropian”, ka deklaruar ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Kjo mënyrë e imponimit të këtyre dy shteteve që ta arrijnë marrëveshjen për integrim në Bashkimin Evropian, do të ishte e dobishme për të gjithë rejonin dhe do të arrihej një sukses që regjioni si Ballkan do të integrohej në Bashkimin Evropian dhe me këtë do të arrihej një pajtim dhe rehati në tërë Evropën duke pasur një politikë stabile kompakte evropiane edhe në fushën e sigurisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".