Lista Serbe të përjashtohet nga zgjedhjet në Kosovë përderisa nuk e pranon shtetin i cili e ka legjitimuar për të vepruar

Lista Serbe të përjashtohet nga zgjedhjet në Kosovë përderisa nuk e pranon shtetin i cili e ka legjitimuar për të vepruar
Lista Serbe të përjashtohet nga zgjedhjet në Kosovë përderisa nuk e pranon shtetin i cili e ka legjitimuar për të vepruar

Dardan Grapci

  • 20 January 2024 - 08:15

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Për ta larguar Listën Serbë nga Kuvendi i Kosovës dhe për të jua mbyllur atë parti politike duhet të ndërmarrin masat ligjore të koordinuara edhe me institucionet e drejtësisë Kuvendit dhe KQZ-ja .
I vetmi person që mundet me e largu Listën serbe nga Kuvendi dhe mbylljen totale të saj pa ndonjë vonesë dhe pa ndonjë pengesë është Presidentja duke e shkruar një dekret në bashkëpunim urgjent pas një procesi të hetimit dhe verifikimit të veprimeve kriminale nga ana e AKI-së për subjektin përkatës politik.

-Çështja e pjesëmarrjes së Listës serbe në zgjedhjet lokale të katër komunave në veri të Kosovës, me shumicë serbe , të cilat do të përsëriten ditët në vijim, duhet të trajtohet seriozisht. Ky subjekt politik duhet ndryshuar rrënjësisht nga mënyra se si ka vepruar deri më tani , duke qenë tërësisht kundër shtetit dhe në shërbim të një shteti tjetër që është Serbia. Sido qoftë, për futjen e këtij subjekti politik në garë zgjedhore edhe në Kosovë, në shtetin që e lufton dhe nuk e pranon, përgjegjës janë ata që e kanë regjistruar dhe e kanë certifikuar. Prandaj edhe këtë shkrim timin kësaj herë po e vazhdoj duke thënë se kur virusi hyn në trup, i duhet shumë kohë për ta larguar ose të intervenohet me rrezatim.

Arsyeja pse e përmenda këtë thënie është fakti se edhe ne vetë jemi fajtor që i kemi lejuar disa subjekte politike serbe, që nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, që të kenë ulëse në Kuvend!!! Pra institucionet e shtetit të Kosovës janë fajtore që i kanë lejuar partitë politika ekstremiste e nacionaliste, të telekomanduara nga jashtë Kosovës për të vepruar në Kosovë kundër ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit, duke ju dhënë mundësi që të jenë edhe faktor destruktiv pas marrjes së pushtetit. Prandaj tash ata që e kanë bërë këtë gabim, duhet ta marrin edhe përgjegjësinë për ta riparuar. Për ta larguar Listën serbe nga Kuvendi i Kosovës dhe për të jua mbyllur atë parti politike duhet të ndërmarrin masat ligjore të koordinuara edhe me institucionet e drejtësisë Kuvendit dhe KQZ-ja .

I vetmi person që mundet me e largu Listën serbe nga Kuvendi dhe mbylljen totale të saj pa ndonjë vonesë dhe pa ndonjë pengesë është Presidentja duke e shkruar një dekret në bashkëpunim urgjent pas një procesi të hetimit dhe verifikimit të veprimeve kriminale nga ana e AKI-së për subjektin përkatës politik. Është e vërtetë që Lista Serbe financohet edhe nga Beogradi, jo për të operuar në Kosove si parti, por për të bërë skena dhe skandale, për ta luftuar shtetin dhe abuzuar me pushtetin, për të bërë kritika dhe polemika e fushatë kundër qeverisë dhe shtetit të Kosovës, madje edhe duke i kërcënuar e shantazhuar qytetarët serb lojal të integruar që jetojnë në Kosovë.



Të gjithë ne e dimë mirë së prapa sulmeve të 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës vitin e kaluar (2023) është planifikuar dhe udhëhequr nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Milan Radojçiqit. Prandaj duhet urgjentisht të jepet urdhër për arrestimin e Rakiqit si dhe siç e kam cekur më lartë të merret vendim nga Presidentja Vjosa Osmani me dekret për mbylljen e përhershme të partisë - Lista serbe. Në Kosovë ka mundësi dhe ka kapacitete të mjaftueshme akademike e politike nga komuniteti serb që të formohen subjekte politike të cilat e pranojnë shtetin dhe të drejtën në Kosovë, por jo të sabotojnë dhe punojnë kundër shtetit që i financon dhe legjitimon për të funksionuar mbi bazën e ligjeve e të kushtetutës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".