Serbia mbetet shtet racist me politikë të pa ndryshuar e të pa reformuar

 Serbia mbetet shtet racist me politikë të pa ndryshuar e të pa reformuar
 Serbia mbetet shtet racist me politikë të pa ndryshuar e të pa reformuar

Muhamet Kelmendi

  • 20 January 2024 - 08:19

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Serbia vuan nga subjektet politike, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë, që janë tipike raciste me bazë politike. Ato nuk e duan lirinë e të tjerëve dhe po shtyhen në mes veti se kush është më racist. Asnjë subjekt, me përjashtim të Partisë Republikane, nuk doli në anën e zgjidhjes së çështjes me shqiptarët në bazë paqësore. Vetëm Sanduloviç i Partisë Republikane e pranoj Republikën e Kosovës. Çdo subjekt tjetër është kundër.

-Tashmë është e qartë se zgjedhjet parlamentare, ato provinciale dhe komunale në Serbi u manipuluan dhe u vodhën në përmasa të mëdha nga partia në pushtet e Aleksandër Vuçiqit. Krahas kësaj, edhe partia në koalicion me Vuçiqin, e Daçiqin doli me një përqindje që u siguron pjesëmarrjen në koalicion Vuçiq-Daçiq. Vëshguesit e jashtëm ata nga SHBA-të, nga BE dhe nga OSBE, sikundër edhe të shumë shteteve, deklaruan se zgjedhjet ishin manipuluar dhe vjedhur në forma të ndryshme kriminale nga partitë në pushtet. Kryesisht manipulimet u bënë nga tandemi Vuçiq - Daçiq. Nga vëzhguesit u kërkua që të anulohen zgjedhjet dhe të krijohet gjendja demokratike që të zhvillohen zgjedhjet e reja. Kjo u refuzua nga pushteti në Serbi. Si rrjedhojë u bënë proteste të ndryshme ndaj shtetit serb. U deklarua nga vëzhguesit se zgjedhjet ishin kriminale. U bënë shumë kërkesa dhe u nënshkruan edhe peticione. E gjitha nuk pati sukses.

Në Serbi po mbahen edhe protesta kundër pushtetit autoritar të Vuçiqit dhe të Daçiqit. Në letrën e deputetëve të parlamenteve të disa shteteve në BE dhe jashtë, të cilët ia drejtuan Parlamentit Evropian, qëndron: " Në hijen e pretendimeve për manipulime masive zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe që u zhvilluan më 17 dhjetor 2023, i bëjmë thirrje BE-së të kryej një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë zgjedhore të raportuara dhe pretendimeve për mashtrim (...). Qëllimi është të shohim Serbinë si anëtare të BE-së brenda kësaj dekade.

Për këtë është e domosdoshme një demokraci funksionale dhe shteti ligjor". Këtej u kërkua që zgjedhjet të përsëriten, të mbahen në mënyrë demokratike dhe të ndërtohet një demokraci funksionale në Serbi. Mos zhvillimi i zgjedhjeve të lira po e dërgon Serbinë në thellimin e autokracisë ruse edhe në Serbi. Kjo u refuzua nga Serbia. Pushteti serb deklaroje se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike. Nuk po lejohet ripërsëritja e zgjedhjeve. Kështu iu dha përgjigje BE-së dhe u tregua natyra e qartë e shtetit serb. Natyrisht se Serbia vuan nga subjektet politike, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë, që janë tipike raciste me bazë politike. Ato nuk e duan lirinë e të tjerëve dhe po shtyhen në mes veti se kush është më racist. Asnjë subjekt, me përjashtim të Partisë Republikane, nuk doli në anën e zgjidhjes së çështjes me shqiptarët në bazë paqësore.

Vetëm Sandulovic i Partisë Republikane e pranoj Republikën e Kosovës. Çdo subjekt tjetër është kundër. Natyrisht se zgjedhjet po kërkohet të shqyrtohen nga Parlamenti Evropian. Mirë është të përsëriten.. Por edhe nëse del ndonjë subjekt tjetër në pushtet, do të kemi zhvillim të njëjtë. Serbia është larg demokratizimit. E tërë struktura politike dhe shoqërore është radikalizuar dhe ka marrë bazë të urrejtjes raciste. Është vështirë dhe kërkon kohë ndryshimi i kësaj gjendje në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".