Ndalimi i dinarit serb në Kosovë veprim i vonuar por i duhur kaherë dhe i qëlluar

Ndalimi i dinarit serb në Kosovë veprim i vonuar por i duhur kaherë dhe i qëlluar
Ndalimi i dinarit serb në Kosovë veprim i vonuar por i duhur kaherë dhe i qëlluar

Blerim Burjani

  • 21 January 2024 - 08:55

 Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Pra deri në qershor duhet të pranohet një realitet plotësisht tjetër sepse  qe sa kohë është VV-ja  në pushtet e prishi një lloj  status-quo që ka mbretëruar deri tani dhe  po e ndërton një proces tjetër. Se a do të arrij përfundimisht deri te  një zgjidhje e plotë finale apo jo, pritet të shihet. Tash për tash përshtypja  ime është se do të ketë një lloj normalizimi.

 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve bankare, për ndalimin e valutave të huaja në Kosovë në mënyrë ilegale, sikur që ka qenë deri më tani dinari serb, është  një veprim dhe vendim që shkon në funksion të forcimit të institucioneve të shtetit, rendit dhe ligjit, sistemit jo vetëm politik por edhe atij financiar dhe ekonomik. Pra këtij vendimi duhet thënë po. Po kjo është  e domosdoshme të ndodhë,   është e domosdoshme apo edhe ishte gjithmonë e domosdoshme kaherë që të ndalohet valuta ilegale e pa aprovuar nga Kosova, apo autoriteti bankar. Në krejt procesin e  dialogut me Serbinë, definimit të qartë të politikave dhe interesave të dyanshme shtetërore, tash më do të shkohet drejtë një normalizimi.  Ky normalizim është në formim  e sipër dhe  nuk duhet nxituar për të nxjerr shumë  konkluza përfundimtare,  por dalëngadalë po vjen duke u formuar apo krijuar një realitet i ri që nuk ka ekzistuar deri më tani në mes të dy shteteve. Dhe  ai do të jetë realiteti i pranueshëm i ri nga të dy palët dhe i obligueshëm për respektim dhe zbatim. Pra deri në qershor duhet të pranohet një realitet plotësisht tjetër sepse  qe sa kohë është VV-ja  në pushtet e prishi një lloj status-quo që ka mbretëruar deri tani dhe  po e ndërton një proces tjetër. Se a do të arrij përfundimisht deri te  një zgjidhje e plotë finale  apo jo, pritet të shihet. Tash për tash përshtypja  ime është se do të ketë një lloj normalizimi

. Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".