Ndalesa e dinarit serb në tregun e Kosovës, akti final për mbylljen e kanaleve të ndikimit kriminal serb

Ndalesa e dinarit serb në tregun e Kosovës, akti final për mbylljen e kanaleve të ndikimit kriminal serb
Ndalesa e dinarit serb në tregun e Kosovës, akti final për mbylljen e kanaleve të ndikimit kriminal serb

Hajrullah Ternava

  • 21 January 2024 - 09:00

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Për plotë dy dekada në Kosovë janë lejuar të funksionojnë strukturat paralele të të gjitha fushave, nga ato politike, të sigurisë, ekonomike dhe madje edhe në politikën monetare, sisteme bankare dhe mikrofinanciare që e kanë mbajtur dinarin serb si monedhë paralele zyrtare për serbët lokal në përdorim publik, me çka e kanë ruajtur edhe ndikimin e vetë politik. Pas shtrirjes së suksesshme të autoritetit ligjore, kushtetues e të sigurisë në veriun e Kosovës, rajon ky që për dy dekada e gjysmë ka funksionuar si çerdhe e kontrabandës dhe krimit të organizuar, qeveria ka marr vendim që të ndalon për përdorim edhe dinarin serb, por edhe mbylljen e mekanizmave bankar që i ka kontrolluar Serbia si instrumente të shtetit serb në shtetin e Kosovës.

 

Çdo shtet sovran i pavarur e ka parën-valutën e vetë, dhe me këtë e dëshmon në shume aspekte se ai shtet është shtet i pavarur që e posedon valutën e sajë, edhe që kjo valutë në rastin e Kosovës është pranuar të jetë euroja, si valutë evropiane qe e ka miratue Qeveria e Kosovës si para zyrtar e hartës integruese të shteteve evropiane, e përcaktuar të jetë funksionale dhe në përdorim edhe për shtetin e Kosovës. Tani kur dihet që shteti i Kosovës është shtet i pavarur i njohur nga 118 shtete të botës, prandaj edhe këtu del pyetja se si mundet që tani në shtetin tonë të përdoret dinari serb, apo nëse lejohet kjo pare serbe të përdoret në Kosovë, ndoshta edhe shtetet fqinjë të tjerë do të kërkojnë që të përdoren edhe valutat e tyre, sepse sikur që dihet në çdo shtet ka pakica kombëtare që kufizohen me shtetet fqinj, e që jetojnë në ato shtete, si në këtë rast popullata serbe, por që i përdorin ato valuta zyrtare të atij shteti ku jetojnë, prandaj vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Republikën e Kosovës, është hapi i fundit final për të ja mbyllur Serbisë të gjitha kanalet e ndikimit destruktiv dhe kriminal për rrënimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës. Për plotë dy dekada në Kosovë janë lejuar të funksionojnë strukturat paralele të të gjitha fushave, nga ato politike, të sigurisë, ekonomike dhe madje edhe në politikën monetare, sisteme bankare dhe mikrofinanciare që e kanë mbajtur dinarin serb si monedhë paralele zyrtare për serbët lokal në përdorim publik, me çka e kanë ruajtur edhe ndikimin e vetë politik. Pas shtrirjes së suksesshme të autoritetit ligjore, kushtetues e të sigurisë në veriun e Kosovës, rajon ky që për dy dekada e gjysmë ka funksionuar si çerdhe e kontrabandës dhe krimit të organizuar, qeveria ka marr vendim që të ndalon për përdorim edhe dinarin serb, por edhe mbylljen e mekanizmave bankar që i ka kontrolluar Serbia si instrumente të shtetit serb në shtetin e Kosovës. Ky vendim i fundit i Qeverisë së Kosovës e ka krijuar jehonë edhe në Bashkimin Evropian, duke detyruar BE-në që në proces të dialogut ta trajton dhe jep zgjidhje edhe kësaj çështje të ngritur nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se BE ka kërkuar sqarime nga Kosova për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalesën e përdorimit të valutave të huaja në vend, përfshirë edhe dinarin serb. Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet që temat e tilla duhet ti adresojnë në tavolinën e bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja, dhe kjo duhet të trajtohet në procesin në vazhdim. “Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, arsyet, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë, por në përgjithësi Kosova dhe Serbia pritet që të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren”, ka deklaruar Stano, duke shtuar se BE iu bënë thirrje palëve që ti adresojnë këto tema vetëm në kornizën e dialogut e lehtësuar nga BE”, shtoi ai. Ky alarm është ngritur pasi që më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se nga 1 shkurti, valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë, do të jetë euroja dhe jo paralel me Euron edhe dinari serb që është përdorur nëpër enklavat serbe deri më tani pa asnjë pengesë dhe pa asnjë kufizim, duke e pasur në funksion edhe rrjetin e rregullimit të qarkullimit paralel bankar. Çdo shtet sovran i pavarur ne shtetin e vetë e përdorë vetëm valutën zyrtare të shtetit të vetë, dhe valuta shtetërore e një shteti e dëshmon në një mënyre edhe sovranitetin e shtetit. Përdorimi i shumë llojeve të parave në një shtet e devalvon ligjshmërinë e ati shteti, dhe sovraniteti i ati shteti ku përdoren valuta të ndryshme është në luhatje të vazhdueshme, prandaj çdo shtet e ka valutën e vetë zyrtare, që qytetarët që e vizitojnë shtetin ku shkojnë për vizitë duhen ta posedojnë valutën e ati shteti gjithsesi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".