Koha nuk pret, krimet serbe të luftës të dokumentohen dhe denoncohen

Koha nuk pret, krimet serbe të luftës të dokumentohen dhe denoncohen
Koha nuk pret, krimet serbe të luftës të dokumentohen dhe denoncohen

Muhamet Kelmendi

  • 21 January 2024 - 09:07

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Vepra të tilla penale kundër shqiptarëve kemi në Kosovë shumë. Janë mbi 400 masakra me 13 mijë e 500 persona të vrarë nga Serbia. Mbi 1500 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa rreth 20 mijë persona femra dhe burra të dhunuara. Kur kësaj i shtojmë shkatërrimet e bëra në Kosovë, sikundër janë shtëpitë, dyqanet, shkollat, çerdhet e fëmijëve, lagjet e tëra shqiptare, kishat dhe xhamitë, e që janë rreth 150 mije objekte, sikundër edhe dëbimet me dhunë e me plaçkitje, me rrahje e me masakrime të 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit, del se kemi të bëjmë jo vetëm me krime kundër njerëzimit, por me gjenocid ndaj popullit shqiptar nga Serbia.

 

Çështja e përgjegjësisë penale për krimet e luftës, ato të natyrës nga krimet ndaj njerëzimit dhe për gjenocidin, janë veprat më të rënda dhe është shumë vështirë që të realizohet përgjegjësia. Deri më tash kemi vetëm disa raste që kemi përgjegjësi shtetërore për gjenocidin dhe për veprat penale kundër njerëzimit, përkatësisht për krimet gjenocidiale të luftës. Në fund të Luftës së Dytë Botërore kemi përgjegjësinë e raihit gjerman si shtet për veprat penale të gjenocidit kundër popullit jahudi, izraelit dhe shumë popujve në Evropë, sidomos në fushën e krimit dhe të dëmshpërblimit. Është menduar dhe fakte ka pasur për përgjegjësinë e shtetit serb për krimet në Kroaci, për gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë dhe për gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Kështu nuk u veprua. Nuk u akuzua shteti dhe nuk u shpall Serbia përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë. As për gjenocidin me Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kroaci nuk u bë gjë. Të gjitha palët u shpallën fajtore dhe të gjitha u morën në përgjegjësi. Ndërsa,në Kosovë kryesisht me përgjegjësi u ngarkuan shqiptarët. U ndërtua edhe një gjykatë e veçantë kundër krimeve gjoja të bëra nga njerëzit nga ana e UCK-së. Veprat penale kundër njerëzimit deri në gjenocid janë kryer nga Serbia fashiste në Kosovë. Viliam Volker thotë: " Kur i pash trupat e masakruar në Reëak menjëherë e cilësova veprën penale në krime të luftës kundër njerëzimit". Vepra të tilla penale kundër shqiptarëve kemi në Kosovë shumë. Janë mbi 400 masakra me 13 mijë e 500 persona të vrarë nga Serbia. Mbi 1500 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa rreth 20 mijë persona femra dhe burra të dhunuara. Kur kësaj i shtojmë shkatërrimet e bëra në Kosovë, sikundër janë shtëpitë, dyqanet, shkollat, çerdhet e fëmijëve, lagjet e tëra shqiptare, kishat dhe xhamitë, e që janë rreth 150 mije objekte, sikundër edhe dëbimet me dhunë e me plaçkitje, me rrahje e me masakrime të 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit, del se kemi të bëjmë jo vetëm me krime kundër njerëzimit, por me gjenocid ndaj popullit shqiptar nga Serbia. Këtej është normale përgjegjësi e shtetit serb dhe të gjithë përfaqësuesve t shtetit serb të kohës së kriminelit Milloshevic. Kjo përgjegjësi e shtetit serb u refuzua. Në KS të OKB-se u bllokua nga Rusia dhe Kina përgjegjësia e shtetit serb. U ndërtua një Gjykatë për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Të gjithë u kapen në përgjegjësi. Ndërsa, për Kosovën u ndërtua edhe një Gjykatë Speciale. Ajo po vepron në Den Hag. Ndaj shtetit serb nuk u bë asnjë gjykatë. U rehabilitua krimi dhe gjenocidi serbomadh. Këtë gjendje nuk e kuptoi Kosova. Me idenë e përgjegjësisë të Serbisë në Den Hag, nuk veproi në krijimin e mekanizmave të ndjekjes së krimit dhe të gjenocidit në Kosovë. Nuk krijoje as mekanizma të mbledhjes së provave dhe të dëshmive për krimet ndaj njerëzimit dhe për gjenocidin serbomadh mbi shqiptarët. Dëshmitarët po vdesin. Provat po humbin dhe kriminelët po rehabilitohen. U rehabilitua Ministri i Propagandës së qeverisë së Milloshevicit, krimineli Vuçic. Edhe Daçiç si përfaqësues i partisë së Millisheviçit u rehabilitua. U rehabilituan ushtarake, çetnike e vullnetare serbe. Shumë kriminel vendas serbe dhe vullnetarë të tjerë nuk po ndiqen për krime. Këtu Kosova dështoj. Organet e Kosovës me vonesë e krijuan Prokurorinë Speciale. Edhe pse e krijuan nuk punësuan prokurorë profesional dhe të mjaftueshëm. Me 4 prokurorë nuk zhvillohen hetimet. Tash po i shtohen edhe 4 prokurorë tjerë. Kjo nuk është e mjaftueshme që 450 masakra dhe mbi 14 mijë të vrarë të hetohen. E si do të hetohen përdhunimet e 20 mijë personave të dhunuar e mbi 1 milionë veta nga Kosova të dëbuar me dhunë e terror në vitin 1998/99. Vepra penale ka shumë të bëra në Kosovë. 8 prokurore nuk mund të hetojnë tëra rastet. Shteti duhet të veproj. Prokuroria duhet të forcohet edhe me dhjetëra prokuror dhe bashkëpunëtorë tjerë. Veç kësaj, kërkohet të ngritën subjekte të veçanta që merren me këto krime dhe me këtë gjenocide serbomadh në Kosovë. Koha nuk pret.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".